Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Reinkarnim 28 qershor 1389 – 28 qershor 2015

$
0
0

Nga Valon Kurtishi

 

Në këtë ditë të 526 vjetorit të betejës së Kosovës, 28 qershor 1389, historike për popullin tonë dhe popujt tjerë të Ballkanit, përkujtojmë me pietet të veçantë pjesëmarjen shqiptare përfaqësuar nga Gjergj II Balsha, Dhimitër Jonima, Teodor II Muzaka, Gjon Kastrioti dhe princër të tjerë të shumtë nga të katër anët e Shtetit mesjetar të Arbërisë. Në këtë betejë fatkeqe, pjesëmarja a fisnikërisë shqiptare ishte aq e gjerë dhe masive, saqë ajo është potencuar vazhdimisht nga gjithë autorët seriozë qofshin të huaj apo shqiptarë e madje edhe nga disa historianë më objektivë serbë. Në të njëjtën kohë, kontributi shqiptar është mohuar dhe minimizuar vazhdimisht dhe në mënyrë konstante nga historiografia sërbe që e interesuar për politikat ditore dhe intersat modernë politikë të serbomëdhenjve, ka tentuar të eliminojë shqiptarët nga beteja dhe madje nga vetë historia e Kosovës dhe rafshit të Dukagjinit. Kohëve të fundit dhe ca mbetje tona shpirtshiturish neootomanë të sojit të atyre që kërkojnë falsifikimin e historisë tonë nacionale, kanë dalë në një vijë me qëndrimin tradiconal sërb të mohimit të pjesëmarjes shqiptare në betejën ballkanike të vitit 1389. Shqiptarët e sotëm të vetëdijshëm kombëtarisht, ndjehen krenarë që në këtë ditë vendimtare të historisë së tyre dhe më gjerë, ata ishin bartësit kryesorë të mbrojtjes së vëndit të tyre por edhe kësaj pjese të Europës nga mësymjet e popujve nomadë lindorë, otomanëve në rastin konkret. Gjaku i shqiptarëve rrodhi rrëke në mbrojtje heroike të fushës së gjerë të Kosovës, nga i cili lindën bozhuret e famshme që kanë simbolizuar dhe simbolizojnë akoma sot, gjakun e derdhur për liri, jetën dorëzuar në altarin e kombit, sakrificën më sublime që mund të bëjë individi për atdheun. Nga ana tjetër. Shqiptarët nuk kanë mohuar dhe as që kanë ndërmend të mohojnë edhe pjesëmarjen e fisnikërsië sërbe dhe trupave ndihmëse tjera boshnjake, hungareze, kroate, e më gjerë në këtë betejë. Historia të shkruhet me objektivtet dhe në duke u abzuar në kritere të repta shkencore dhe vetëm shkencore. Është e rëndësishme që në këto momente krenarie të ligjshme të, përkujtojmë edhe betejën e dytë të Fushë Kosovës, 17 – 20 tetor 1448, ku aleatët hungarezë dhe europianë me në krye Princin trim hungarez, Gjon Huniadi, u përballën me agresorin otoman. Në këtë betejë, feodali sërb Brankovic, vasal i sulltanit dhe sundimtar i Kosovës nuk lejoi ushtrinë shqiptare ti bashkohet betejës që kishte aritur klimaksin e saj. Edhe kjo masakër përfundoi me fitoren e aziatikëve, duke vulosur kështu fatin e popullit tonë për 450 vitet e ardhshme në erësirë të plotë aziatike. Kombi ynë vazhdon të ketë akoma sot respektin më të madh të mundshëm për aleatët hungarezë dhe austriakë të betejës së dytë të Fushë Kosovës. Kjo si reflektim i memories historike që ka cdo popull i civilizuar e me këtë edhe kombi ynë i lashtë për perandorinë e madhe kulturdashëse të Austro Hungarisë, aleate e vetme e kombit në momentet vendimtare të historisë tonë. Paqe, vëllazërim e miqësi mes popujve e kulturave por duke respektuar të kaluarën, lirinë dhe pavarësinë e secilit.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles