Dje u zhvilluan zgjedhjet Parlamentare te shumë pritura ne Turqi, qoftë nga zgjedhësit turq qoftë nga arena ndërkombëtare e cila është e interesuar për rezultatet duke patur parasysh se Turqia është aktualisht një anëtar i NATO-s.
Partia e Erdoganit fitoi por fitorja mbetet pak e hisdhur për të sepse aktualisht vërehet një rënie e elektoratit ndaj Partisë AKP (Partia për zhvillim e Drejtësi) të drejtuar nga ai.
Rexhep Taip Erdogan ka qënë Kryeministër i Turqisë që nga viti 2003-2014, dhe si president i 12 i Turqisë është që nga 28 gushti i vitit 2014.
Shkaku i interesimit për këto zgjedhje qëndronte në tre argument të fortë, të cilat kanë shqetësuar opinionin dhe shoqërinë turke por edhe atë ndërkombatare:
Ardhmëria e një Partie Fetare (e moderuar), si AKP (Partia për zhvillim e Drejtësi) e cila drejton aktualisht Turqinë laike-pra në kontradiktë themelore me Kushtetutën turke,
Dëshira e Presidentit actual turk Rexhep Taip Erdogan ( me Kryeministër Ahmet Davutoglu), për të ndryshuar Kushtetutën turke gjë e cila kundërshtohet masivisht nga shoqëria tashmë laike turke.
Raportet e ardhshme pas zgjedhjeve me aleatët e NATO-s dhe me Ballkanin e kryesisht shqiptarët.
Duke qënë një shtet i madh, një ish perandori, e cila sot Turqia është një Republikë Demokratike, Parlamentare Unitare, me Asamble të Madhe Kombëtare, dhe laike, me sipërfaqe prej 787 mijë km2, ka një GDP prej 800 miliard dollarësh amerikanë ( të dhëna të 2014), me një popullatë prej 78 milionë banorësh, dhe me të ardhura per kapita 11000 dollarë, Turqia mbetet një nga vëndet më prestigjioze në Ballkan dhe në Lindjen e afërt e të mesme, zgjdhjet në të cilën kanë ndikim në këtë rajon duke patur parasysh që ka një minorancë kurde prej 18% të popullatës. Deklarata e Republikës është bërë nga Qemal Ataturku me 29 tetor 1923 dhe Kushtetuta aktuale është riformatuar më 7 nëntor 1982.
E drejta e votës ka qënë e barabartë për të dy sekset që nga viti 1923. Parlamenti ka 550 anëtarë. Në 85 qarqe.
Pushtetet janë të ndara, dhe egziston Pushteti Ushtarak, Pushteti Administrativ dhe Pushteti Gjyqësor.
Dy tipet e politikës kanë qënë Qemalistët dhe islamistët. Qemalistët përkrahin laicizmin, demokracinë jetën perëndimore. Pas vitit 1980 pati një rritje të pabarazisë në të ardhurat e popullatës dhe rritje të populizmit islamik.
Nga vitet 1998-2008 Gjykata Europiane e të drajtave të Njeriut ka bërë 1600 gjykime kundër shtetit turk që kishte shkelur këto të drejta., si e drejta për të jetuar, e kundër turturës,, të drejta e gruas, të drejtat e Kurdëve, mbrijtja e gazetarëve ( duke i dënuar për aktivitet anti-shtetetëror të gazetarëve), siç janë rastet Ergenekon dhe Bayloz, si dhe dënimet për aktivitet anti-islamik apo për fyerje kundër islamit.. Janë burgosur 76 gazetarë, duke zënë vëndin e parë në shkeljen e të drejtave të gazetarëve. Sot janë 100.000 njerëz të burgosur deri në 2008. Është aktualisht Anëtar i Associuar i BE që nga 1963.
Aktualisht zgjedhjet e realizuara ditën e djeshme paraqitën një fitore të pjesëshme, madje analistë të ndryshëm e kanë cilësuar jo fitore të Erdoganit por një humbje të trefishtë të tij e cila paraqitet në:
-AKP humbi maxhorancën absolute në parlament duke mbledhur 41% të votive
- Partia Popullore Demokratike e kurdëve (HDP, )që është kundërshtarja kryesore e AKP së Erdoganit , pati një rritje të votive e përpasojë rritje të vëndeve në Parlament, pra Partia e Kurdëve që është një grup liberal, e kaloi pragun e 10% duke hyrë në Parlamentin turk për herë të parë, dhe bën pjesë në fushatën anti-Erdogan.
- Kjo do ti shkaktonte Erdoganit dhe një pengesë tjetër tashmë të pakapërcyeshme: pamundësinë për të ndryshuar Kushtetutën turke në mënyrë që të bëjë një Presidencë egzekutive të ngjashme me atë të SHBA, në vënd të asaj të tanishme (http://www.theatlantic.com/international/archive/2015/06/turkish-election/395138/?UTM_SOURCE=yahoo).
Rezultatat paraprake të zgjedhjeve janë:
AKP (Partia për zhvillim e Drejtësi) -41%
CHP (Partia Popullore Republikane)- parti nacionaliste laike-25%
MHP (Partia e Levizjes Nacionaliste) nje parti e djathte dhe aleate e AKP -17%
HDP (PartiaPopullore Demokratike e Kurdëve) një parti e majtë armike e Erdoganit-12.5%, Parti e cila futet ne Parlament.
Për të ndryshuar Kushtetutën turke duehn 369 vënde. Një shumicë që formon vetë qeverinë duhen 276 vënde parlamentare; në fakt AKP ka marre vetëm 258 vënde, larg asaj që do të mund të ndryshonte Kushtetutën. (http://news.yahoo.com/turkish-president-erdogans-triple-defeat-212651206–politics.html).
Ka një dallim të madh midis Erdoganit të disa viteve më parë i cili paraqitej si një islamist i moderuar që paraqitej edhe si aleat i Perëndimitpor edhe si reformator midis vëndeve arabe duke e paraqitur aspiratën e tij si model të demokracisë islamike duke qënë për më tepër edhe si anëtar i NATOS i cili ka në linjë aktive rreth 450.000 trupa të gatshme.
Pasi mori pushtetin dhe disa vite më vonë Erdogani u armiqsua me Perëndimin , dhe perëndimi nuk e shihte si aleat të besueshëm. Shkaku ishte se Turqia refuzoi të ndërhyjë ushtarakisht në Siri.
Fitorja e hidhur e Rexhep Taip Erdoganit mund të ketë ndikim jo shumë pozitiv tek aleatët tradicionalë të Turqisë kryesisht disa vënde të Ballkanit si Bosnja, Kosova dhe Shqipëria, grupe politikanësh nacionalistë të këtyre vëndeve shohin tek Turqia `babën e vjetër` i cili do ti ndihmojë në revanshin hipotetik të ardhëshëm kundër sllavëve dhe grekëvë.
Sidoqoftë përmirësimi dhe lidhjet e ngushta ekonomike të Shqipërisë e Kosovës me Turqinë nuk do të mund të dëmtojnë aspiratat e integrimit në BE pavarësisht se shumë analistë shohin një paradox në këtë drejtim.
Duke patur parasysh Gjeopolitikën e SHBA e cila përsa i përket Ballkanit konvergon me gjeopolitikën e Turqisë, mendoj se Shqipëria do të jetë një nga vëndet të cilat do të jetë në avangardë të përballjes me problemin hipotetik të një sulmi rus dhe predominimit sllav.
Prania në NATO E të dy vëndeve mike është një garanci ideale përShqipërinë si shtet Sovran por edhe për të drejtat dhe liritë e njeriut popullatën shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi, e Serbi, por gjithashtu nuk duhen ngatërruar lidhjet e ngushta ekonomike me Turqinë me idenë jo reale të Shqipërisë Etnike. Ardhmëria e Shqipërisë dhe e lirive e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, dhe në shtete të tjera, është në integrimin sa më parë në BE.
Sigurisht fitorja e Erdoganit sado jo e mirë, është gjithashtu një garanci edhe për popullin turk i cili gjatë qeverisjes së Erdoganit ka patur një përmirësim ekonomik, të kushteve të jetësës, dhe një hap përpara në integrimin në BE, pavarësisht problemeve jo të pakta përsa i përket të drejtave të njeriut, divergjencave me BE, dhe problematikave me SHBA përsa i përket Kurdëve dhe luftës kundër ISIS. Le të shpresojmë që Erdogani dhe Partia e tij të korrigjojnë dhe të plotësojnë kërkesat e BE, si dhe të shtojnë bashkëpunimin me NATO-n dhe SHBA.