Njeriu sa është në moshën fëmijërore , mendon si te argëtohet për ti kaluar koha. Kur fillon të burrnohet atëherë sigurisht së medon për jetën. Nuk ka njeri i cili nuk e ëndrron të ardhmen e tij.Endrrat rinore shpesh nuk përputhën me realitetin. Por, nese ekziston këmbëgulja jetësore atëherë një endërr e tillë edhe mund të bëhët e ralizueshme.Secili i ka endrrat e veta për profesionin jetësor të cilin do të zgjedhë. Kjo shpesh nuk përputhet më ate që e kemi planifikuar paraprakisht. Shumë kujtë iu ka imponuar së në cilën shkollë apo fakultet ti ndjekë mësimet. Kjo bënë që pastaj të ndodhin edhe dështimet dhe zhgenjimet e mëdha ne jetë. Fashitën endrrat rinore sa qelë e mbyllë sytë. Endrrat janë të ndryshme , por kanë një qëllim të vetëm, të largohemi disi nga gjendja e rëndë sociale- ekonomike , duke kërkuar një të ardhme më të mirë.Njeriu i ynë sikur nuk po ka fat në këtë drejtim. Për 90 vite me radhë nuk kishim shumë fat së fati ynë mvarej shumë nga regjimi i huaj serbosllavë. Kështu kemi qenë të privuar nga kënaqësit që i sjellë jeta. Eshtë lehtë të endrrojmë së do të bëhemi shumë të pasur . Por, vështirë është të kesh në këtë drejtim fat.Dhe, aq më zor të kesh fat sot në Kosovën e varfëruar nga kasta politike e cila pak kujt po i lën hise në të mirat e përgjithshme materjale .Kjo është anakronike dhe e pa konceptueshme me për kohën në të cilën po jetojmë. Ne Kosovën e pas luftës u ballafaquam më gjithëfare ndodhish , qe sigurisht nuk i kemi ëndrruar. Njeriu endrron se si ta bën jetën e lumtur , e je pa pritmas të ndeshet me vështerësi të mëdha dhe gadi të pa kapërcyeshme. Të gjitha endrrat jetësore kësaj rinie të mrekullueshme po ua prishi kjo kastë politike lakmitare për pushtet dhe për përfitime materjale. Këta janë bërë tashme njerëz që e kan humbur torruan pas pushtetit apsolut, dhe janë në gjendje që më qdo kusht ta ruajnë ate thua së ua kan lënë prinderit trashegim .Rina po i mbarojnë shkollimet dhe po punojnë fizikisht që kurrën e kurrës nuk e kan paramenduar një gjë të tillë . Ata që i kanë zaptuar organet shtetërore , sigurisht se nuk e kan dert për endrrat e te rinjëve tanë . Pak kush e ka menduar së do të detyrohemi që edhe njëherë tjetër ta marrim botën në sy , duke kaluar fushave e male me fëmijë në krahë për të shpëtuar nga kjo kastë politike e kriminalizuar dhe e korruptuar. Veq korrupcioni i nivelit të lartë po i kushton Kosovës me miliona euro.Deri me tash gjysma e popullatës e cila ka të drejtë të votës nuk ka dalur në zgjedhje ose edhe më pak. Dhe, kjo donë të thotë së 50 përqind të populltës janë të privuar nga qdo e drejtë njerëzore.Vëtem ata të cilët gjinden në struktura partiake kanë mundësi të punësohen .Na është mbushur administrata shtetërore me njerëz të afërt të politikës , pat e nevojë shteti ose jo. Vetëm një karrige i duhet për të marr pagë e asgjë më shumë. Kjo veshtirë ndodhë ne vendet demokratike. Gadi qdo biznes sot lidhet me njerëzit e politikës ose para politikës.E bie pyetja , si të realizohen endrrat e të rinjëve tanë?Po thuaj si një gjë e tillë sot është ba e pa mundur.Dhe ,natyrisht se jeta nuk bëhët me endrra dhe as me loto. Këto janë diqka utopike. Kjo strukturë politike deri me tash vetëm fjalime të mira mbajten , dhe pak gjë të hajrit punuan për të mirën e Kosovës dhe popullit . Nese rinia dëshiron që endrrat e tyre jetësore të realizohen , duhet të punojnë për ndryshime pozitive. Duhet ta marrin timonin e anijës e cila ka filluar të përmbytet. Nuk duhet pranuar kapitulimin para të keqës në të cilën jemi katandisur tash e shumë kohë. Koha nuk pret , jeta është e shkurtër , dhe gjithçka pastaj është e vonuar . Të lejohet që dikush tjeter ta marr fatin e jetës në dorë, kjo është jashtë qdo logjike të shëndosh.Do të duhej flakur logjika e dorëzimit para të keqës . Kosova ka njerëz të cilët din dhe dojnë që ti avansojnë proceset përpara. Nga kjo klasë politike nuk duhet pritur së do të gjendet shpëtimi ynë. Pranimi i logjikës kapituluese do të ishte fataliste…