Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Përplasja Qosja & Kadare-Pasqyrë e një identiteti të cunguar shqiptar

$
0
0

Nga Pirro Prifti

 

Grindjet e vazhdueshme ndër vite të pasqyruara në shtyp si debate të dy akademikve apo diskutime të dy `kolosëve` shqiptarë nuk janë gjë tjetër vecse një pasqyrë e qartë e asaj që i ka munguar dhe i mungon Shqipërisë dhe shqiptarëve – një identitet i plotë  i popullsisë shqiptare e ndarë sot në disa shtete, e ndarë në dy religjionet kryesore, e ndarë në tradita, e ndarë në botkuptime, por që i bashkon, bashkëjetesa fetare dhe ajo më kryesorja- gjuha shumë e lashtë e quajtur sot shqipe.
Per problemet e identitetit shqiptar  është folur shume midis të tjerash edhe shkrimet e mia më pare, ku theksohet se binomi i munguar i cili është bazë për formimin e një shteti- Fe+Atdhe (shkrim në gazetën, Aleanca vitit 1995,  `Per  unifkimin Fetar ` dhe gazeta Sot e 2/08/2008 `Ri-Konvertimi në fenë e të parëve, një opsion i nevojshëm`, dhe ne librin `Të Penduarit`).
Mbi këtë argument ngrihet dhe vazhdon të gjenerojë grindje të vazhdueshme të cilën disa media elektronike apo edhe të shkruara e quajnë si përplasje koloësësh-një e vërtetë e pastër si ajo e përplasjes midis pro-perëndimorëve dhe pro-lindorëve, midis islamit dhe kristianëve, midis ideologjisë pragmatiste kapitaliste dhe ideologjisë nostalgjike të së kaluarës së largët e të afërt, dhe në një farë mënyre midis konceptit hipokrit të një vëndi  kripto-islamik që valon një flamur të krishterë të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit dhe konceptit  të një vëndi që duhet të jetë tashmë totalisht europiano perëndimor.
Në debatet më të fundit në media Prof. Qosja kritikon ashpër ismail Kadarenë, sepse sipas tij ai bën thirrje që shqiptarët të ndërrojnë fe. “Mos do të thotë kjo se feja të cilën e ka një përqindje më e madhe e shqiptarëve është më e mirë se sa tjetra?”, pyet Qosja dhe më pas sulmon qëndrimet e shkrimtarit shqiptar
(http://botasot.info/lajme/435713/qosja-kunder-skenderbeut-e-fsheh-urrejtjen-tek-kadareja/).
Argumentat e Prof.Qoses i cili përdor frazat e Ismail Kadaresë për ti komentuar paraqesin në fakt shqetësimin e sotëm për shumë probleme sociale, politike, dhe sigurisht problemin kryesor atë të identitetit kombëtar.
Kontradiksioni midis tyre përsa i përket identitetit kombëtar has sipas meje në gurin e provës apo e thënë më mirë në pranimin ose jo të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut si Hero Kombëtar, gjë që do të spjegonte ashtu siç e kam përmëndur në shkrimin tim Gjergj Kasrioti-vija ndarëse midis shqiptarëve dhe antishqiptarëve, midis të qënit arbër dhe epirotë  dhe me një religion kristian, apo me një popullatë reale të sotme ku po jetojmë,sigurisht shumë të respektuar që inspiron për në Europë por që ruan një nostlagji të pariparueshme për lindjen islame.
Dilema në fkt përbë edhe atë që po shpreh në titulli e shkrimit se përplasja e Prof. Qoses me Kadarenë disa herë gjatë viteve pas `90 tregon se fakte të reja, histori të patregura më parë apo të mbuluara nga komunizmi, ka dalë në sipërfaqe duke tronditur shpirtin e popullatës shqiptare në Shqipëri dhe në trevat e saj, por edhe duke përfshirë shumë intelektualë, njerëz të thjeshtë, radikalistë të të gjitha religjioneve, ateistë nëkatër  problemet e mëdha :
-Turqia dhe osmanizmi ishin pushtues apo shqiptarët administruan së bashku me turqit tokat e pushtuara?
- Jemi popullatë e re që flasim gjuhë të vjetër, apo jemi popullatë e vjetër e konvertuar dhe e përzjerë me pushtuesin që flasim të njëjtën gjuhë të vjetër?
-Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është Hero i të gjithëve apo vetëm i të krishterëve, por që flamurin dhe simbolet e tjera kristiane i përdorim në formë hipokrizie vetëm për tu futur  në BE por për të jetuar me të kaluarën islame?
- Përse të mos bashkejtojmë me dy traditat religjioze të trashëguara tashmë të cilat pranojnë integrimin në BE, pa problemet që has Turqia sot?
Këtyre pyetjeve në të cilat përmblidhet pak a shumë debati  Qose-Kadare , Prof. Qosja i shpalos në tre argument të mëdha duke i u kundër përgjigjur Kadaresë, sidomos pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës, disa politikanë të së cilit kanë hedhur gjithashtu idetë e një identiteti Kosovoar dhe të një gjuhe të shkruar alternative gjithashtu shqipe sipas dialektit gegë:
1.predikuesit e identitetit kombëtar kosovar, si identitet kombëtar i ri ne Ballkan:
2. predikuesit e gjuhës se dyte standarde për folësit me identitet kombëtar kosovar:
3. thirrësit për kthimin e shqiptareve mysliman ne “fenë e te pareve”, si gjoja kusht për pranimin me te shpejtuar te Shqipërisë shtetërore dhe te Kosovës ne Bashkimin Evropian!
Argumenti i parë sipas R.Qoses spjeon: `Kritiken e pikëpamjeve te mia mbi ndikimin e mundshëm çintegrues te vetëdijes se tejshquar fetare ne shoqërinë e sotme shqiptare, prandaj edhe ne identitetin kombëtar, ismail Kadare e fillon ashtu siç filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike ne kohen e komunizmit: duke zbatuar metodologji ideologjike- duke ia vene gishtin tregues komplotit te armiqve te brendshëm dhe te jashtëm politike e klasore dhe duke kërkuar likuidimin e tyre moral! Dy ngjarje politike i shërbejnë ismail Kadaresë për te bere politikisht dhe ideologjikisht te dyshimta, ne te vërtetë kombetarisht te dënueshme, pikëpamjet e mia mbi ceshtjen e trajtuar: e para, ardhja e kryekomisionarit te Bashkimit Evropian, Baroso, ne Tirane ne lidhje me nënshkrimin e afërm te marrëveshjes se Shqipërisë me Evropën dhe, e dyta fillimi i bisedimeve për statusin e ardhshëm te Kosovës, qe sapo kishin filluar ne Vjene. Unë isha ai qe , ja me veprimtari mendore dhe politike po sabotoja fitoret qe sapo dukeshin ne horizontin shqiptar! `
Argumenti i dytë sipas R.Qoses spjegon:“ Në sprovën e tij Ismail Kadare gjykon dhe bën përgjithësime për identitetin, duke mos pasur parasysh se kemi identitet të veçantë dhe identitet të përgjithshëm; identitet vetjak dhe identitet kolektiv; identitet konvencional dhe identitet të ri; identitet historik dhe identitet kulturor; identitet politik dhe identitet mendor; identitet fetar dhe identitet shtetëror. E të tjera. Të gjitha këto identitete, që janë identitete më pak a më shumë të veçanta, të një rrafshi më të ngushtë, bashkohen në një përgjithësi, në një të tërë, që do t’i themi identiteti kombëtar“.
Argumenti  tretë sipas R.Qoses spjegon:“ Duke filluar prej viteve të 50-ta të shekullit njëzet, shkruan ai, shqiptarët po treteshin: ” i gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeje të kohës si kudo, por me petka arabe, që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend. Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë”. Megjithëse në fund të kësaj fjalie do të duhej të vihej, së paku një pikëçuditje, ismail Kadare e vë një pikë të zakonshme! Jugosllavia, “primadona” e botës së tretë, po i afronte asaj bote popullsinë më të padëshiruar: shqiptarët në ndryshorin (variantin) afrikano-verior dhe aziatik! Domethënë: popullsia më e padëshiruar e kësaj bote nuk ishin shqiptarët, po vetëm shqiptarët që ngjanin “më pak evropianë e aq më shumë afrikanoveriorë e aziatikë”! Përfundimi i gjykimit të këtillë të Ismail Kadaresë është ky: afrikano-veriori dhe aziatiku, për shkak se dallojnë prej evropianit, nuk kanë dinjitet të barasvlershëm me të. Ja edhe një shpërthim racist i shkrimtarit tonë – edhe një qërim hesapesh me turqit dhe me arabët!“ (ëë.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=Neës&file=article&sid=1903).
Ismail Kadare në kundërpërgjigje të argumenteve të Prof. Qoses, përveç kundërshtive të mësipërme, ka shtuar një fakt të rëndësishm si përpjekjet e Osmanëve për të penguar shkrimin shqip gjatë 450 viteve: “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Evropë nuk kanë pasur një martirizim të tillë, flet i madhi Kadare. Pesë shekuj dënim.
Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese, të cilën ai e ka nxjerrë nga “Historia e Shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006 në Paris. Statistika e shkollimit të shqiptarëve është e tmerrshme dhe e pabesueshme: Më 1887 në Shqipëri ka patur 3000 shkolla. Nga këto, Kadare rendit një 1200 shkolla publike e private turke, po kaq shkolla greke, 300 shkolla bullgare, por edhe shkolla vllahe dhe serbe. Ndërsa, shkolla shqipe ka patur vetëm një dhe ajo ka qenë shkolla me drejtor Pandeli Sotirin.Kadare shton se Perandoria Osmane nuk e ka lejuar gjuhën shqipe.
“Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në ‘perandorinë tolerante’, përveç njërës: gjuhës shqipe!“
(http://ëëë.telegrafi.com/lajme/vetem-gjuha-shqipe-u-flijua-per-pese-shekuj-te-sundimit-osman-26-7592.html).
Paraqitjet e  debatit Qose-Kadare, nuk tregojnë gjë tjetër përveçse një fakt të papërmëndur më parë në historinë e Shqipërisë: ndikimin e thellë fetar ne etninë shqiptare të ndarë jo pa qëllim në kohën osmanë në katër sanxhaqe, dhe problemet reale të sotme në shoqërinë shqiptare dhe asaj kosovare e të trevave përreth tyre në pikpamjet e tyre për identitetin e vërtetë të shqiptarëve në përgjithësi, për pushtimin osman nëse ai ishte pushtues apo çlirues, dhe nëse sot duhet të paraqitemi si shtet mysliman apo si shtet europian.
Pyetjeve të mëdha që sot e kanë kapërcyer debatin akademik, në të cilën janë përfshirë një pjesë e madhe e shoqërisë shqqiptare dhe asaj kosovare, tregojnë se:
- historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve është akoma e paeksploruar mirë, fakt të cilën e kanë shfrytëzuar në dobi të tyre politikanët e shteteve fqinjë,
-kur gjeopolitika e sotme turke rikërkon hapësirat e saj të kohës së shkuar,
-ku interesi i Shqipërisë dhe i Kosovës është integrimi në BE,
-ku debatet për identitetin e shqiptarëve nëse janë europianë apo myslimanë, sfidojnë njera tjetrën çdo ditë heshturazi apo hapur, pavarësisht orientimit politik për tu integruar në BE.
E parë në këtë këndvështrim debatet e pareshtura Qode-Kadare ndër vite janë në fakt edhe debate për të gjetur të vërtetën, e cila edhe nëse del  në favor të njërës apo tjetrës palë, nuk duhet të na pengojë për të ardhmen e shqiptarëve.
Historia, tradita, përlasjet nëse jemi popullatë homogjene sipas Kushtetutës apo, nuk duhet të kthehen në pengesë për të ecur përpara, dhe duhen parë si fakte historike të cilat nuk duhet të destabilizojnë shoqërinë e sotme shqiptaro-kosovare, dhe të trevave të tjera shqiptare duke nxitur urrejtje raciste apo fetare qoftë. Jo.
Ky debat duhet të shikohet si element për të përshtatur identitetin tone qoftë dhe të cunguar me interesat e shoqërisë sonë, me integrimin në BE.

priftipirro@hotmail.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles