Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Gati edhe promoja e Himnit për Nënën Terezë (VIDEO)

$
0
0

Në këtë promo është përfshirë vetë sopranoja, Inva Mula e cila fton të gjithë shqiptarët kudo që janë që të jenë pjesë e këtij manifestimi të madh, që do të interpretohet zyrtarisht më 5 shtator në Prishtinë, në Ditën Botërore të Bamirësisë

Tashmë është lansuar edhe promoja e Himnit për Nënën Terezë, e cila është regjistruar nën interpretimin e sopranos shqiptare, Inva Mula, që do të interpretohet zyrtarisht më 5 shtator në Prishtinë, në Ditën Botërore të Bamirësisë.

Në këtë promo është përfshirë vetë sopranoja, Inva Mula e cila fton të gjithë shqiptarët kudo që janë që të jenë pjesë e këtij manifestimi të madh. Ky projekt madhor që ka për qëllim të përkthehet edhe në gjuhën angleze vjen nën dirigjimin virtuoz të maestros, Bujar Llapaj, orkestrim të kompozitorit,Genc Tukiqi, interpretimit të Inva Mula, nën percjellje të orkestrit gjithëkombetarë dhe korit të Filharmonisë së Kosovës, të udhëqur nga Baki Jashari. Projekti është ide e gazetares, Dijana Toska./KultPlus.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles