Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Do tu tregoj se si humba sot demokratin e rrejshem Gezim Mekuli, per shkak te nje debati ne Facebook

$
0
0

Nga Gjergj Kabashi

 

Gëzim Mekuli vjen nga Peja dhe një kohë të gjatë jeton në Oslo të Norvegjisë. Gëzimi është me prejardhje nga Krahina e njohur Shqiptare e Plavës dhe Gucisë,përkatësisht nga Nokshiqi,tashmë nën Malin e Zi. Nokshiqi i Bajram Mekulit e trimave në za të asaj ane eshte një vendbanim historik me nam në Shqiptari, ku për jetën e dikurshme të shqiptarëve atje tashmë dëshmojnë vetëm themelet e shkatërruara e shtëpitë e djegura deri në themel nga ushtritë e Crna Gores. Në Nokshiq tashme jetojnë banorët e ardhur, crnagorët,do të thotë është një vendbanim prej nga janë ndjekur me dhunën me mizore shqiptarët, duke i vrarë mizorisht edhe me hekurin e zjarrit të farketareve,sic e vrane Bajram Mekulin. Familja e Mekulve, ku bajnë pjese intelektualët në zë të kombit, Esad e Hasan Mekuli,kan dhënë kontribut të madh kulturor,arsimor dhe, në përgjithësi, ndihmesa të theksuara ne emancipimin kulturor të popullit shqiptar ne Kosovë e në gjithë ish Jugosllavine e atëhershme.
Nostalgjia e kuptueshme për Nokshiqin, ka ndikuar që Gëzim Mekuli birin e vet ta pagëzoj me emrin Nokë(Noka),që supozohet të ketë qenë paraardhësi i kësaj familje, emrin e të cilit e mori vendbanimi që më vonë u quajt Nokshiq. Me Gëzimin jemi njohtur në Oslo para disa vitesh dhe pastaj, papritur, Gëzimi nuk u lajmërua më e as une nuk kisha pse ti lajmërohem atij. Mirëpo,me 30 maj 2015 nëse kjo është e rëndësishme, Gëzim Mekuli më kishte bërë ftesë për miqësi në fb,gjë që e pranova, pasi takimet e bisedat e mëhershme me të  i kujtoja vetëm për të mirë.
Sot, më 3 shtator 2015 e bëra një koment tek një postim tek profili i tij në fb, koment që nuk ishte pritë mirë nga Gëzimi,që shihej nga fjalët e tij të pabazuara se nuk dëshiroj komente me “konotime fetare” ,cka më bëri të habitesha se nga i nxjerrta përfundimet e këtilla ky person që është shkolluar edhe në Norvegji, ku ka pasur mundësi të mësoj se si b ëhet dialogu i balancuar edhe kur nuk pajtohesh me dike.
Ja postimi i Gëzim Mekulit tek profili i tij në fb:

Gëzim Mekuli

Ndalo e mendo një sekond! Paramendo se ky fëmijë 3 vjecar mund të jetë fëmiu yt?
Morali, demokracia, humanizmi dhe etika e Europës së pasur e demokratike u varros së bashku me këtë fotografi të tmerrshme.
Fotografia/pamorja le ta dëshmoj egërsinë e njeriut dhe le ta shpërfaqë brishtësinë e demokracisë europiane të Viktor Hugosë, e le ta argumentoj egoizmin e parlamentit dhe byrokracisë europiane!

A i besohet Brukselit?

Pas këtij postimi iu bashkengjita një debati rreth temës që ai e kishte hapur tek profili tij në fb ,duke e dhënë mendimin tim rreth temës dhe pikëpamjeve të tij;

Flet fotografja që realizoi foton që preku botën: Gjaku mu ngri (Video)

Fotografja Nilüfer Demir ka shpjeguat momentin kur ka realizuar fotografinë që tronditi botën, duke shfaqur një fëmijë të vogël sirianë, (Aylan Kurdi nga Kobane) të vdekur në bregdetin turk, në tentimin për të shkuar në Greqi.
*                           *                       *

Bajram Kabashi:”Ka fare pak gjera me te cilat nuk pajtohem me ty,i nderuari Gëzim Mekuli, por ai fëmije që me te drejte e thue se mund te jete imi e yti, nuk e ka humbe jeten per shkak se vdekjen e tij e kan dasht shqiptaret,malazezet,norvegjezet,Shqiperia,Norvegjia apo Evropa ne pergjithesi, por per shkak se ne Siri e Irak eshte duke ndodhe nje lufte e tmerrshme te cilen une e ti mund ta shohim perdite ne ekranet e televizioneve…Atje eshte duek ndodhe nje lufte e tmerrshme e shume e nderlkuar civile dhe nje lufte panislamike ne emer te krijimit te nje shteti islamik, IS (ISIS), te ashtuquajtunes “Toka e SHAMIT”, ku marrin pjese mbi 300 shqipfoles, njani nder ta edhe mizori Lavdërim Muhaxheri, i cili pret koka te tradhetareve te ilslamit dhe i mvret me granate te rinjte sic ke mund ta shohesh ne video. Evropa nuk e ka krijue kete problem,Gezim Mekuli por problemi eshte krijue atje ku po ndodhin keto tragjedi…Eshte probllemi i Bashar El Asadit,jane nje mori nderhyrjesh te jashtme por ma fameziu eshte i ashtuquajturi IS (ISIS) me “territorin” e tij sa Britania e Madhe…A nuk i veren ti Gezim i nderuar keto mizori,a? Ti Gëzim Mekuli e din mjaft mire se për te shkuar ne atë luftë në “token aq te randesishme për Allahun”, sic ka theksuar BIK i Kosovës i udhehequr nga Naim Ternava, nde nje leter te lexuar si hytbe(ligjerate) ne te gjitha xhamite e Kosoves ne vitin 2013 jane bere propaganda teper te medha panislamike. Ti Gëzim i nderuar e din mire qe shqipfolesit,tashme ish-shqiptaret, kan nje kontribut famëzi ne gjithe kete tragjedi…Dhe, miku im, ti e din mjaft mire se si aty ku jeton ti e une e ku jemi prite me ngrohtesi e pranim te pergjithshem ka edhe te tille, si Egzon Avdyli, “shehidi” i kote i “Tokes se Shamit” nga Norvegjia me prejardhje te prinderve nga rajonet shqiptare të Plaves e Gucisë, ka qene i pari “Profetenes Umah”, “Popullit të Profetit” ne Oslo të Norvegjisë… Ti Gëzim Mekuli je njeri i arsimur dhe me kontribute, andaj nuk duhet te nxitohesh ne vleresime të tilla kaq te pamendueme…”

Menjëhere pasi i kisha dhanë këto mendime për pikëpamjet e tij,gjithsesi mendimin tjetër që do ta plotësonte mendimin e tij e të tjetrit, Gëzimi kishte dalë “prej boshtit” të vet dhe me gjuhën e tij karakteristike emocionale dhe përplot me eufori pa një pa dy me ishte drejtuar me fjalët:

Gëzim Mekuli:”Komentet qe kane konotime fetare do te fshihen! Dhe komentuesi do te largohet nga rrethi im i miqeve!”
Duke menduar që e ka për tjetërkend ky intelektual i pretendimeve aq të larta e verej se të gjitha përgjigjet e mija shlyheshin përderisa në edhe me kishte larguar nga “grupi i miqëve” të tij virtual ne fb.Punë e madhe! Une as që kisha vrapuar ndonjëhere pas tij dhe as që kisha kërkuar ta kisha me cdo kusht mik,sic veproj me kendo që nuk ka qëndrime dhe sjellje stabile në komunikim me të tjerët. Pas kesaj e gjeta menyrën për ta vëzhguar se cka thoshte për mua,- tash pa praninë time, dhe për keqardhje ky intelektual i rrejshem më ishte shfaqur mu ashtu sic kisha dyshuar për të si një njeri që cdo mendim  ia vërshon gjuha emocionala dhe euforia e pafrenueme.  Ja se cka u kishte thanë të tjerëve,pas shpinës sime,masi më kishte larguar nga ajo “odë” e tij me mendësi joshqiptare;

Gëzim Mekuli:”Bajram Kabashi u largua nga rrethi i miqve te mi: ketu, “ne shtëpin time”, nuk lejoj ofendime racore as fetare!”
Une nuk  kisha bërë asnjë ofendim racor a fetar ndaj kujtdoqoftë, por Gëzim Mekuli duke mos qenë në gjendje të ndeshej me mendimin tjetër,më kishte larguar…Falemnderit prej tij!
“Në shtëpinë e Gëzim Mekulit” nuk kam shkuar i paftuar, ai pas shumë vitesh që nuk e kishim takuar njëri-tjetrin, me kishte bërë kërkesë për miqësi ne fb, dhe une e kisha pranuar, sic do ta pranoje kedo që meriton që ti ndëgjohet fjala,mendimi.Dhe une, sidoqoftë, duke u pajtuar a mos u pajtuar me të,kisha dëshirë ta dëgjoja se cka thoshte,duke qenë i pajtimit me një pjesë të konsiderueshme të atyne që ai i thoshte duke u bazuar në fakte,të tjerat nuk më interesonin aq shume,ceshtje e tij,mendimet e tij…
Pasi ma kishte “mbyllë” derën e “shtëpisë” së tij e gjeta menyren që të shprehja mendimin tim për sjelljen e tij shumë të pahijshme,primitive,jointelektuale,duke i shkruar privatisht;
Bajram Kabashi:” O Gezim Mekuli…,pasi e kishe keqkuptuar mendimin tim dhe mi shleve dy përgjigje ndaj përgjigjes tënde të verbër, e vërejta që si njeri “tolerant e demokrat” që qenke me paske pas largue edhe prej rrethit të miqeve,për c’gjë të jam mirënjohës për gjestin tënd tejet fisnik! Por,po ta perkujtoj qe je ti ai qe me ke kërkue miqesi mue me daten 30 maj 2015, e jo une ty… Ma së keqi me vije që me dëshmove se qenke shpirtngusht i madh,njësoj si dishepulli yt mendor,Rexhep Qosja…Nese je aq human, sic shitesh, dhe nese deri tash nuk e ke ndihmue ndonje te pakrah në Kosovë, merri tash nja dy fëmije nga Siria dhe i mbane në familjen tënde, per ta tregue,ashtu,humanizmin tënd në praktikë, e mos shit humanizëm të rrejshëm,sic je tuj shitë. Në Oslo ku ti jeton mbi 40 për qind e nxënësve në shkollat fillore e të mesme, janë me prejardhje minoritare, kryesisht nga bota arabe-islamike. Populli, mikpritjen e te cilit ti e gëzon, nuk eshte i pajtimit me kete se e konsiderojne ndërrim të strukturës etnike, kurse ti si demokrat i shpifun e humanist i rrejshëm, mundohesh kot ti japësh mësim tjetrit në këtë mënyrë. ”
A i besohet Brukselit?
Kjo ishte pyetja-dilemë që Gëzim Mekuli e kishte shtruar për ta rrahur si mendim jo me ata që mund t’ia kundërshtojnë mendimin, duke e dhënë mendimin e vet,por vetëm me ata që pajtohen me mendimin e tij!? Tashmë nuk e dij saktësisht se cila është “shkolla” e Gëzim Mekulit, ku ka arritur dhe cilat janë përparimet e tij në fushën e arsimimit, por mund të them me bindjen e plotë se njeriu nuk ka nevojë të jetë ekspert për ta kuptuar se cështja e refugjatëve tashmë nuk është cështje për të cilën mund të jep përgjigje një shtet, një kontinent si Evropa ndaj së cilës shfaqet dyshues pasardhësi i Nokshiqit të humbur hëpërhë dhe babai i Nokës, Gëzim Mekuli, pasi kjo është një cështje që e prekë gjithë botën, i takon si problem gjithë botës, si përgjegjësi që duhet shpërndarë duke e marrë secili barrën e përgjegjësisë dhe nevojën vetjake për të kontribuar për zbutjen apo zgjidhjen e tij. Ai fëmijë i vdekur, ai engjëll i pafajshëm, nuk mund ti vihet barrë në ndërgjegjën e Evropës,pasi Evropa nuk e ka shkaktuar këtë problem tash, janë faktorë të tjerë, ndër të cilët panislamizmi, ku kan kontribute edhe shqipfolësit e afër me hoxhallarët e Rexhep Qosjes,dishepullit mendor të Gëzim Mekulit që jeton si “beg” e flet për atë breg nga Osloja.
Une nuk mërzitem shumë që e paskam humbur një “mik” me emrin Gëzim e mbiemrin e shenjtë Mekuli, por po më brengosë gjendja e tij emocionale,sjelljet e tij të këqija, të cilat nuk i fshihka dot me asnjë manovrim të shpifun intelektual. Mendoj që Gëzim Mekuli duhet me zbritë sa më parë nga ai “kal i naltë” ku ka hipur e prej nga fluturon me mendimet e tija shpesh bukur qesharake,në mënyrë që mos ta bëjë përrallë vetën me gjëra që ose nuk i din, apo nuk don me i ditë. Kjo cështja e refugjatëve nuk eshte cështje që mund të shikohet gjithnjë në aspektin humanitar, pasi kemi të bëjmë të thuash me shpërngulje popujsh dhe asnjë shtet nacional, sado që të shfajësohet me gjuhën karakteristike për demokracitë e konsoliduara dhe me argumentimet qytetëruese, nuk shkon përtej “vijës së kuqe” sa të rrezikohet hapsira jetësore e popullit vetjak për t’ia lenë atë një popullit tjetër, qoftë edhe atij siarian,pjesa dërmuese e të cilit rrugët e botës i ka marrë prej zorit e jo prej qefit. Cështjet e ketyre shpërngulejev kaq të mëdha kan edhe prapavija të tjera, disa nga të cilat tashmë përmenden nga shërbimet e sigurisë kombetare nga shumica e vendeve të kësaj bote. Pse vendet arabo-islamike, disa prej të cilave aq te pasuna sa nuk ia dijnë fundin pasurisë se vet, sheik jashtezakonsisht të pasur etj, nuk i ofrojnë vëllezërit e vet të të njejtit besim tek vetja e vet, në gjirin e vet, por i drejtojnë tjetërkah? Kesaj pyetje nese sdo ti përgjigjej Gëzim Mekuli, ka “aftësi” të përgjigjet Rexhep Qosja, se ai din gjithcka dhe gjen zgjidhje për gjithcka por parashikimet e tija nuk dolën të sakta në asnjë rrethanë.
Gëzim Mekuli e kam një këshillë të vogël për ty: Bëhu më i sjellshëm me të tjerët, se une si jep pesë pare për njerëz si ti të cilet të vënë në mundime kur i sheh të shprehen me tre-katër fjali euforike, duke u frikësuar që në fjalinë e katërt mund ta lesh vetën pa frymë…
Me nderime,
Gjergj b.Kabashi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles