Prej vitesh, nga hulumtues të ndryshëm lokal dhe kombëtar kanë hedhur plane për të gjurmuar dhe eksploruar këtë zonë të panjohur të kulturës nëpërmjet objektve ende të dukshme, kryesisht në kishat shekullore.
Fshati Breg Lumi (Rajë) ,I cili I përket krahinës së Nikaj Merturit,e fshati Selimaj (Geghysen), ndonëse me besime të ndryshme fetare, janë afërt e afër dhe kanë histori të njëjtë në gjurmimet historike të identitetit të tyre.
Në Selimaj ndodhen ende rrënojat e disa kishave, si Kisha e gatë, kisha e Lekës, Kalaja e Lekës etj. Këto dy objektet e fundit janë për karshi njëra-tjetrës. Po kështu edhe në Breg Lumi (Rajë), e njohur për numrin e kishave, ende sot janë rrënojat e tetë kishave, disa prej të cilave po ua sjellim në foto lexuesve .
Në kohën kur u ndërtuan këto kisha, ku regjioni ishte i fesë katolike, Princi Leka Pjetër Spani ishte i fuqishëm, sepse e fuqishme ishte dinastia e Spanëve. Leka Spani (Aleks Spani) ishte baxhanak me Sulltan Murati II, i një prej perandorive më të mëdha të kohës. Kurse Leka Spani është martuar me një nga vajzat e despotit të Serbisë, Gjergj Brankoviçi, me Lisabetën apo Milicën . Kurse një vajzë tjetër e Leka Spanit, Lucia, u martua me një nga kapedanët e mëdhenj të Skënderbeut,shkruajnë kronikat e kohës.
Kjo trevë ishte e njohur, se tre princa Lekë kishte: Lekë Dukagjini, Lekë Spani, Leke Zaharia. Dy kala mbajnë emrat e tyre ende sot: në Rajë dhe Gegëhysen. Këto dy vende kanë lidhjen e tyre me shekuj. Edhe një kala tjetër ka qënë në anën e përtejme të Valbonës, e flitet për kalanë e Lekë Zaharisë, që u shpërngulën në Vaun e Dejës.
Po kështu gojedhenat e shumta, qe u transmetuan ne breza rreth krijimit te Vargut dhe kishes se rrenuar, nuk arriten asnjehere te percaktonin saktesisht kohen e ndertimit e te funksionimit te tyre. Mbi te verteten e ketyre rrenojave u hodh pak drite ne shek.XVII, kur keto ruheshin ne gjendje fizike disi me te mire. Don Vincenti, ne relacionin derguar Vatikanit me 31 gusht 1628, lidhur me viziten e Benedikt Orsinit ne krahinen e Pultit, tregonte se, Vargu, i shtrire midis Palcit dhe Nikajt “kishte qene njeri nga dy qytetet me te rendesishem te Pultit dhe seli ipeshkvnore e tij. Ai shprehte mendimin se qyteti dhe kisha qene themeluar ne kohen bizantine, kur thote: “…besohet se kane qene (murgj) te shen Bazilit.Rreth kishave dhe objekteve të tjera muzeale në Nikaj Mertur,studiuesi dhe historian Dodë Progni ka shkruar edhe një libër me vlera historike dhe akademike.
Idetë e B.Orsinit per Vargun i saktesoi me mire albanologu i njohur Karl Steinmetz ne vitet 1904-1905, kur vizitoi Vargun dhe Nikaj-Merturin. Ai me syrin e nje arkeologu te zellshem u ndal tek rrenojat e Kishes se Vargut e cila, sic thote ai “shtrihej nje ore larg fshatit te sotem Gjonpepaj. Me viziten qe i beri nje vit me vone, me 1905, ai zbuloi dhe rrenojat e qytezes dhe tregoi se aty ishte gjetur nje sesterce e Mark Aure1it. Steinmentz ne pershkrimin e vendit thote: “Suvaja dhe mbeturinat e murit qe ndeshen dendur mbulojne kete truall me nje siperfaqe prej afersisht 70-100 hapa. Shihet qarte vetem baza e nje ndertese gjatesore. Erozioni i forte i murit dhe korja e trashe ndermjet zgjatimeve te murit flasin per nje moshe te lashte te vendbanimit.” Steinmetz eshte i mendimit se vendbanimi i perkiste kohes romake (shek.II-V pas Krishtit) dhe kete e mbeshtet tek bronxina e Mark Aurelit, e gjetur aty. Ky eshte datimi me i pranueshem per themelimin e Vargut, i cili vazhdoi te ekzistoje si vendbanim-qyteze per shume shekuj te tjere gjate mesjetes, duke u bere edhe qender ipeshkvnore per besimtaret kristiane te krahines se Pultit.
Gjon Neçaj