Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Tre astronautë u kthyen në Tokë

$
0
0

Sonda Soyuz e Rusisë i ka kthyer sot në Tokë tre astronautët, pasi incidenti i anijes kozmike më herët këtë javë, kishte ndikuar në pozicionin e Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë (ISS).

Zyrtarët kozmikë thanë se Soyuz kishte ateruar në Kazakistan, pas fluturimit 3 orë e gjysmë.

Zyrtarët rusë dhe amerikanë të gjithësisë më herët thanë se ISS e kishte stabilizuar pozicionin e vet, pasi kishte lëvizur lehtë nga kursi para dy ditësh. Kjo lëvizje nuk e kishte ndryshuar ditën e planifikuar të kthimit në Tokë.

Sot janë kthyer astronautët, Terry Virts (SHBA), Anton Shkaplerov (Rusi) dhe Samantha Cristoferetti (Itali).

Ata i kanë kaluar 199 ditë në gjithësi.

Aktualisht, anija kozmike ruse, Soyuz, është i vetmi transportues funksional për kozmonautët, pasi Agjencia amerikane e gjithsësisë, NASA, e ka “pensionuar” programin e saj për në gjithësi në vitin 2011 dhe tash punon me firmat private për ta zhvilluar një anije të re për dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Megjithatë, NASA vazhdon të dërgoj misione transportuese furnizuese në stacionin e gjithsësië, që gjendet në orbitën mesatare prej 400 kilometrash mbi Tokë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles