Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Fjala popull sikur është harruar!

$
0
0

Nga Skënder Mulliqi

 

Fjala popull sikur është harruar , sikur mos të   ekzistonte fare.Ekzitojnë politikanët  të cilët gadi gjithçka e kan futur nën kontroll të rreptë , duke lënë sistemin pluralist vetëm si mbulesë për të gjitha marifetet e tyre të turpshme më të cilat tashmë u mësuam.Ata kan futur nën kontroll  sistemet vendimarrëse në shoqëri.Nuk shikohet  interesi i popullit, ekziston interesi vetëm i politikanëve të caktuar.Po largohen nga pozitat njerëzit e ndërshem  të cilët bëjnë përpjekje për ndryshime pozitive. Kur  dikush që nuk është nga lloji i tyre , njerëzit e politikës i shpallin si të pa dëshirueshem ,si armik të qytetarëve. Kontroll  dhe ndikimi i politikës ditore është bërë Univerziteti. Viktimë e fundit e mos bindjës së  politikanëve dhe sejmenve të tyre mbrenda ne univerzitet   është  bërë rektori Zejnullahu. Ate e larguan e  njerëzit e lidhur më pushtetin.Marifetet e tilla njeriu mund të gjën vetëm tek ne , rrallë kund tjetër. Këta  kan qitur gjithçka në margjina , përveq të degjueshmive të tyre . Ka mbetë në fjalorin e tyre vetëm fjala popull , kur bëhët fjalë për realizimin e interesave të tyre , apo kur merren  vendime shumë të rëndësishme . Nese dikush nga qytetarët kërkon të drejtën e vet legjitime ,e që bie ndesh me interasat e pushtetit , përsoni në fjalë diskreditohet në emer të popullit . Ky pushtet dhe kjo kastë politike kan instaluar propagandë  ngjashem me propagandën gebelsiane.Demokracia për ta nuk ekziston. Po ndërtojnë shtet për një kategori të caktuar njerëzish që tashmë janë fuqizuar më ndihmen e tyre në menyrë të pandershme , duke  abuzuar më shtetin .Gjithmonë njerëzit e pushtetit kan të drejtë , kurse të tjerët me propaganden e tyre shpallen si përsona  non grata.  Maskaradat politike në Parlament flasin katercipërisht së cilët në fakt janë këta njerëz të cilët marrin paga të majme kur shumica po luftojnë për bukën e gojës.

  Viteve të fundit opinioni në Kosovë dhe ai botëror është e preokupuar më problemin e migracionit gjithnjë në rritje.Ky problem pikërisht lidhet më pushtetet  jo demokratike dhe dehumanizuese .Ende nuk janë zhdukur diktatorët e mdhenjë dhe të vegjël , të cilët botës po i sjellin telashe dhe viktima të mëdha njerëzore dhe meterjale.Fatkeqësisht edhe Kosova është  nga vendet ku qytetarët e saj po largohen nga vendlindja , duke kërkuar shpëtim diku në vendet e zhvilluara perëndimore.Nese dikur nga Kosova largoheshin njerëzit e pa arsimuar , tash kjo strukturë e të ikurve shumë është barazpëshuar. Po largohen edhe ekspertët, mjekët, të rinjët që i kan mbaruar shkollimet  përkatëse , por që nuk kan mundësi të gjejnë një vënd të punës.Po largohen shumica nga vendi, kur në të njejtën kohë njerëzit e pushtetit dhe eta afër tyre , kan gjetur vend në administratën shtetërore më paga  të majme.Migrimi është duke marrë dimenzione të mëdha, dhe dikush nga pushteti kohë më parë kishte deklaruar së mirë po bajnë  që po largohen së   po e zvoglojnë numrin e të pa punëve.Duket së edhe opinioni publik tashmë është pajtuar më një status të tillë degradues .Hallakama dhe situata anarkike sikur po e ushqen këtë pushtet dhe këtë kastë politike . Sigurisht së edhe ndonjë e arritur nuk është merite e tyre, është meritë e popullit, është meritë e miqëve tanë ndërkombëtar,sikur që është  hapi i parë drejtë   UNESKO-së…

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles