Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Historitë me vezë ose përpjekjet për “mosbindje civile”

$
0
0

Nga Pirro Prifti

 

Disa ditë më parë, me 2 nëntor, disa studentë të Fakultetit të Fakultetit të Shkencave Sociale Universiteti i Tiranës qëlluan me vezë makinën e Kryeministrit Rama.
Në dëshmitë e tyre në polici ata thanë se e qëlluam me vezë se..` Rama na tha batuta fyese“
(http://www.panorama.com.al/studentet-qe-qelluan-me-veze-rama-na-tha-batuta-fyese-pd-ne-e-larguam).
Sidoqoftë sipas të ashtuquajturve organizatorë të `Lëvizjes për Universitetin`, ngjarja ndodhi si pasojë e pakënaqësisë së studentëve për Ligjin e Arsimit të Lartë.
Po sipas këtyre organizatorëve të cilët nxitën disa dhjetra studentë (praktikisht nja 10-12 studentë, 8 nga të cilët policia i arrestoi dhe i mbajti rreth 12 orë në ambjentet e policisë për sqarimin e çeshtjes), zemërimi i tyre  ndodhi edhe për shkak se …` Rama i përdor ambjentet e universitetit si mjedise të partisë`… dhe se `nuk e pranojnë reformën e Arsimit të lartë sepse është një faktor i klientelizmit dhe korrupsionit`…. duke akuzuar edhe  universitetet private si burim i këtyre të këqijave madje e quajnë ligjin e ri njëlloj si PD si ….Ligji … Çili-Nikolla`…
Interesant është fakti se Ligji i Arsimit të Lartë është miratuar por nuk ka hyrë praktikisht në fuqi për efekte të realizimit  të udhëzimeve dhe Rregulloreve të reja si dhe të bërjes së zgjedhjeve të reja.
Ka dy mundësi se përse këta 12 studentë 4 nga të cilët ishin të `Klubit Politik të Studentëve në Kosovë`, bënë një shou me vezë kundër makinës së Kryeministrit;
- Ose këta studentë nuk e njohin fare se  cfarë të risish dhe problemesh kërkon të rregullojë, por kanë dëgjuar nga ndonjë pedagog i tyre i angazhuar me PD apo i cili preket direkt nga reforma në Arsimin e Lartë (sepse mund të jetë drejtues ose anëtar i disa komisioneve nga të cilat merr shuma parash të konsiderueshme, shuma të cilat do të ndërpriten me hyrjen ne fuqi të këtij ligji),
-ose këta studentë kanë marrë direktiva nga një parti opozitare apo dhe nga individë të tjerë, direktiva të cilat mund të jenë falas ose me pagesë, me qëllim të krijimit të vatrave të fillimit të  të ashtuquajturës `mosbindje civile`.
Në ë dyja rastet, përpjekjet e disa stuentëve janë të dështuara dhe sporadike sepse shumica dërrmuese e studentëve qoftë ata të universiteteve publike, qoftë ata të universiteteve privte, nuk janë të interesuar të kundërshtojnë ligjin dhe aq më pak pedagogët, të cilët presin që me zbatimin në praktikë të këtij ligji, të kenë mundësi të realizojnë projekte, të rrisin cilësinë e mësim dhënies të kenë sa më shumë laboratorë shkencorë, dhe të bëjën sa më shumë artikuj dhe konferenca shkencore reale dhe të prekëshme në vitet e ardhëshme akademike.
Dihen gjithashtu dhe reformat që mund të realizohen nëpërmjet zbatimit të Ligjit të Arsimit të Lartë në praktikë, do të kenë efekte positive dhe në drejtim të pakësimit dhe klientelizmit dhe të korrupsionit në Universitete, duke patur parasysh sidomos në Universitetet Publike qoftë në ato të Tiranës qoftë në Universitetet publike të rrethe, për shkak të difekteve të Ligjit të Vjetër të Arsimit të Lartë, Drejtuesit aktualë të këture Universiteteve janë kthyer në Pronarë Privatë të  Universiteteve Publike duke penguar punën shkencore dhe akademike dhe duke penguar fondet që lëshon  MAS dhe ish MASH të shkonin aty ku duhej por i përdornin për qëllime klienteliste.
Sidoqoftë lind pyetja: çfarë kërkojnë këta studente që në fakt nuk përfaqësojnë asgjë përveç se vehten e tyre, kur ata nuk e dinë se  edhe argumenti që Ligji i Ri për Arsimin e Lartë favorizon privatët-  nuk ka të bëjë me qeverinë aktuale por me atë të kaluarën?
Pyetja tjetër mbetet: a e dinë  këta studentë se Universitetet private u hapën gjatë qeverisjes së PD dhe se problemet e mëdha që pati dhe kanë Universitetet publike dhe Private ndodhën pikërisht për shkak të defekteve të rënda të Ligjit të vjetër për Arsimin e Lartë, mungesës së kontrollit të MASH mbi të dy llojet e Universiteteve, si dhe lejimin e klientelizmit, korrupsionit masiv me fondet, dhe dhënien e titujve shkencorë pa kriter?
Dihet se qeverisja aktuale, reformën në Arsimin e Lartë e realizoi edhe për të eliminuar këto difekte të cilat egzistonin gjatë qeverisjes së mëparshme por edhe për të afruar sa më pranë këto Universitete me ato të BE.
I vetmi problem që duhet diskutuar janë pagesat për futjen në Universitete të cilat duhen standartizuar për të gjitha Universitetet Publike.
Shpresojmë që këta studentë por edhe të tjerët të kuptojnë  e të mos bëhen mish për top i politikës, dhe as i pedagogëve të tyre për një copë notë kaluese; sidoqoftë, reforma në Arsimin e Lartë duhet të realizohet me kujdes me njerrëz të tjere me eksperiencë e me tituj shkencore , dhe me largimin definitive të drejtuesve aktualë të cilët janë përgjegjës për rënies e cilësisë së mësim dhënies dhe me mungesën e akreditimit konkurues të Universiteteve.
As akuzat e ish Kryeministrit, se me Ligjin e Ri pengohen studentët e varfër të hyjnë në Shkollat e larta, nuk mund të jenë të vërteta, sepse ka ikur koha e parrullës leniniste të krijimit të Universiteteve të Lira të puntorëve dhe të fshatarëve.
Sot Shkolla e Lartë nuk është falas, por me pagesë.
E rëndësishme është që shteti të mbajë nën kontroll tarifat.

priftipirro@hotmail.com

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles