Dy ditë më parë u votua Kërkesa e Kosovës për tu anëtarësuar në UNESKO pasi kjo pranoi kërkesën e Shqipërisë për të vënë në rend të ditës anëtarësimin e Kosovës.
Megjithë përpjekjet dhe lobimet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, votimi përfundoi pa sukses duke ditur që duheshin rreth 2/3 e votave që Kosova të anëtarësohej.
Rezultati final me 92 vota pro, 50 kundër dhe 29 abstenime, Kosova nuk e fitoi të drejtën për anëtarësim në UNESCO, por kjo nuk duhet të dëshpërojë qeverinë e Kosovës dhe popullin e Kosovës, sepse Kosova mund te pranohet ne UNESKO edhe pa qënë anëtare e OKB, ndoshta dhe një votim i dytë nga fillimi i vitit të ardhshëm do ta anëtarësojë Kosovën në këtë organizatë të rëndësishme (http://www.telegrafi.com/lajme/deshtimi-i-kosoves-ne-unesco-deshperon-te-gjithe-video-2-74529.html).
Po çfarë është UNESKO? Shkurtimisht, United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO) e përkthyer si (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945. Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në botë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtare përmes arsmit, shkencës, dhe kulturës.
Kjo organizatë kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të drejtave të njeriut, liri këto themelore të shpallura në kartën e OKB-së . Është trashëgimtare e Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunim intelektual të Lidhjes së Kombeve (https://sq.wikipedia.org/wiki/UNESCO).
Kjo pengesë e përkohëshme e anëtarësimit të Kosovës në UNESKO, nga ana e shtetit serb u propagandua si një fitore e Serbisë dhe e lobimit rus pro serb ndaj aspiratave të Kosovës për të qënë një shtet i lirë dhe i pavarur dhe i anëtarësuar në OKB, UNESKO, dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare të ligjshme.
Suksesi i fundit i Republikës së Kosovës ne arritjen e marreveshjes se MSA do te ishte me i plote nëse do të realizohej edhe anetarësimi zyrtar në UNESKO.
E kundërta ndodhi me Serbinë e cila u lumturua kur votimi përfundoi me mos anëtarësimin e Kosovës. Madje, Serbia akuzoi madje dhe Shqipërinë duke thënë se: `Kërkesa e Shqipërisë që UNESCO të vërë në rend dite kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, për qeverinë e Serbisë nuk është një veprim miqësor dhe nuk çon në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore (http://www.mapo.al/2015/09/kosova-ne-unesco-serbia-i-mban-inat-shqiperise).
Sipas shtypit Kosovar, `Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ka treguar qëndrimin refuzues të Serbisë për ta respektuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por pavarësisht përpjekjeve të shtetit serb për ta parandaluar një anëtarësim të tillë, pala vendëse nuk e ka ndërmend ta ndërpresë dialogun (http://www.telegrafi.com/lajme/kosova-ne-unesco-ndikimi-i-serbise-i-pamundur-video-2-69197.html).
Përplasja politike Kosovë –Serbi ka nisur që në momentin pas përfundimit të luftë më 1999 dhe sidomos pas krijimit të Republikës së Kosovës më 2007 përsa i përket legjitimitetit, ka ardhur duke u ashpërsuar që në momentin kur politika e vjetër serbe po e kupton se Kosova tashmë është një vend i lirë dhe i pavarur që ka institucionet e veta plotësisht të përgjegjëshme për të zgjidhur problemet brënda vendit dhe për tu integruar në BE.
Në këto kushte politika serbe pavarësisht se është e përçarë dhe me dy mëndje përsa i përket se në cilën sferë gjeo-politike do të përfshihet, ajo u ka shkelur syrin edhe BE edhe Rusisë , duke u munduar të përfitojë nga të dy krahët, por kjo politike e mbështetur në qëndrimin në dy karrike është afat-shkurtër dhe shumë shpejt Serbia do të jetë vetëm në njërën nga këto karrike: perëndimore apo lindore.
Politika e re serbe e kërkon Serbinë në BE, por dëshira për të mbajtur Kosovën nën shtetin serb akoma është e fortë dhe i ngjan dashurisë së humbur të një xhelati ndaj robinjës e cila tashmë e ka fituar lirinë dhe nuk do ta kthejë kokën pas.
Politika serbe e gjetur në pozita humbëse përsa i përket Kosovës ka realizuar disa projekte për të vonuar hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare duke e mbajtur Kosovën në `zeit not` përsa i përket presionit që ushtrohet parlamentin Kosovar dhe qeverisë kosovare nëpërmjet krijimit të:
- zonave autonome të ashtuquajura `enklava serbe` të cilt mund të shërbejnë në të ardhmen si zona shpërthyese `trigger` për të copëtuar dhe , pse jo në përfshirjen e Kosovës përsëri nën shtetin serb (gjë që nuk ka për të ndodhur),
- krijimin dhe mbajtjen hapur të problemit të Mitrovicës së Veriut nëpërmjet blerjes ilegale të tokave, duke parë se qeveria kosovare nuk e ka mbushur boshllëkun ligjor për pronat,
-problemin e pronësisë së industrive përfshi dhe atë të minierave sidomos të minierës së Mitrovicës,
-problemin e trashëgimisë kulturore të manastireve dhe kishave orthodkse në Kosovë,
-krijimin e vatrave të përçarjes brënda qeverisjes kosovare, gjë e cila ka shkaktuar jo pak divergjenca në vendim-marrjen dhe vendim bërjen në qeverinë dhe parlamentin Kosovar,
- akuzat për radikalizëm (pseudo)-islamik të shoqërisë së re kosovare, akuza të cilat kanë frikësuar në një farë mase dhe BE.
Interesant është fakti se 15 shtete të cilat e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur nuk e votuan anëtarësimin e saj.
Interesant është fakti se shumë shtete të Konferencës islamike e votuan kundër apo abstenuam.
Vatikani , nuk votoi për Kosovën dhe kjo u ndoq me një gëzim të madh në qarqet serbe, dhe me këtë rast Presidenti serb Nikoliç, falenderoi Vatikanin nëpërmjet sekretarit të Selisë së Shenjtë për marrëdhënie me shtetet e tjera, Dominik Mamberti.
Deklaratat e Serbisë kanë të bëjnë kryesisht me kundërshtimin e saj rreth avancimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës e shumë më pak rreth ndryshimit të statusit ‘të pronësisë’ së objekteve bizantino-ortodokse që tashmë janë të përcaktuara si trashëgimi botërore dhe me status nën mbrojtje të UNESCO-s, e që janë në territorin e shtetit të Kosovës (RTK).
Sipas Serbisë, Kosova nuk mund të jetë në këtë organizatë dhe se kishat në Kosovë janë pjesë e Serbisë. Sipas një peshkopi serb marrja e pronësisë së `trashëgimisë bizantino-orthodokse`…. do të ishte “një akt represioni” ndaj kësaj trashëgimie (http://klankosova.tv/peshkopi-teodosije-kosova-ne-unesko-do-ta-shqiptarizoje-trashegimine-serbe/).
Problemi i trashëgimisë serbe në Kosovë përsa i përket kishave orthodokse, për të cilat qeveria serbe ka sensibilizuar ndërkombëtarët, mendoj se gjithashtu nuk janë të vërteta.
Të dy këto fakte ngrenë dyshimet se politikat e Minstrive të jashtme Kosovare dhe Shqiptare, nuk kanë qënë efektive ose kanë qënë empirike në shtrimin e problemit.
Të gjitha këto projekte dhe ide serbe për të penguar Kosovën në rrugën e saj si një shtet i pavarur nuk kanë qënë pa rezultatnë mjedisin ndërkombëtar, dhe mos anëtarësimi i Kosovës në UNESKO është pjesë e këtij skenari.
Sidoqoftë vonesa në anëtarësimin e Kosovës në forumet ndërkombëtare do të jetë e përkohëshme, dhe Kosova do të anëtarësohet edhe në UNESKO edhe në OKB dhe në të gjitha Forumet ndërkombëtare duke forcuar pozitat e saj si një shtet i pavarur.