Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Mbrëmjet e maturës dhe kasta e pa përgjegjshme politike

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Pas çdo përfundimi të vitit shkollor, si zakonisht po mbahen mbrëmjet e sememimaturantve, maturanteve, dhe mbremjet e atyre qe  i kanë përfundur studimet. Keto organizime në këtë gjendje te rëndë ekonomike po tërheqin shpenzime te mëdha veqmas të atyre të cilët nuk qendrojnë mirë  ekonomikisht. Ne prindërit jemi te lumtur pse bijtë dhe bijat tona po kryejnë shkollimet, po organizojne takimet me shokët  dhe shoqet e klasës për herë të fundit, sepse rrugëtimi i jetës  i ndanë  ata përgjithmonë. Kujtimet më të mira të njeriut janë ato pas përfundimit të shkollimit të mesem. Ne këto mbrëmje të kenaqet zemra kur e shikon gjeneratën e re e cila te fascinonë me pamjen e tyre fizike prej races me të bukur në botë. Njeriu në ato momente ka emocione të shumta për rininë tonë të mrekullueshme.Për rininë tonë e cila po kalon sfida të mëdha të kohës. Për rininë tonë e cila po i mbarojnë studimet dhe nuk dinë kah tia mbajnë. Kjo eshte diqka shumë e dhembshme për gjeneratat e pasluftës, të cilët për mos zhvillim të duhur ekonomik , nuk po kan ku ta gjejne një vend të punës dhe po largohen me te madhe nga Kosova. Dëshprimi i tyre në strukturat udhëheqese  të korruptuara secilen ditë e më shumë po rritet.Po rritet edhe frustrimi i tyre. Nuk ka si mos të rritet, kur është krijuar pa përspektivë e madhe për të jetuar në vendin e tyre. Sigurisht së rinia jonë as në ëndërr nuk e ka pritur se punët pas çlirimit te Kosovës, do të shkojnë jo mire në shume plane të jetës.Njeriu kur nuk ka të ardhura nuk ka mundësi që të planifikon për gjera të mëdha. Planifikon të siguron vetem bukën e gojës ,ndoshta edhe për një ditë të vetme.Secila qeveri deri me tash nuk planifikojë asgjë për menyrën e shkollimit ,duke planifikuar kuadro sipas kërkesës se vendit. Dikush në një shkrim para do dite e tha se asnjë të punësur nuk e kemi prej se ka filluar punën Qeveria e Isa Mustafës. Dihet se çfarë bugjeti ka ne dispozicion Mustafa ,  buxhet  më shumë emergjent. .Isa Mustafa me mirë është të prezenton ndonjë program konkret zhvillimor për zbutjen sa do pak të pa punësisë së sa që  mban nasihate ,duke dhënë deklarata politike së a do të bëhët Hashim Thaçi president në vitin 2016 apo jo. Dihet së për këtë punë pak kush  e ka Mustafën në shpatullë të pulës, kur shumë faktorë tjerë do të vijnë në shprehje ,së kush do të jetë president i radhës. Këtu do të vjen në shprehje edhe faktori ndërkombëtër pa te cilin sigurisht që vështire do të arrihej liria dhe pavarësia e vendit.Kryeministri, Mustafa dëklaroj se gjithësesi Thaçi do të jetë president , se ai edhe  i ka numrat e deputeteve . Tamam Mustafa që shumë kohë po sillet si diktator i vogël duke i prejudikuar gjerat paraprakisht. Nese kështu është mësuar të vepron me LDK-në  e klanizuar dhe te burokratizuar, kështu nuk i delë puna kur behët fjalë për gjerat tjera. PDK-ja do ta synon  postin e kryeministrit, edhe postin e presidentit se sa variantin e propozuar nga Mustafa. PDK-ja është parti fituese dhe vështirë qe lideri i saj Hashim Thaqi do të lejon që Isa Mustafa të jetë lojtari kryesor së kush do të bëhet president, apo ndoshta do të shkohet edhe në zgjedhjet e reja që është varianti me i mundshem në këtë situatë të rendë politike dhe ekonomike në të cilën që shumë kohë është katandisur vendi.Pas Kuvendit të VIII te LDK-së ,  në të cilin kuvend është instaluar  diktatura, kur dihet për mënyrën e votimit të të të parit të LDK-së, dhe për anulimin  e zgjedhjeve legjitime të degëve të LDK-së në Zvicer dhe në Gjermani.Kjo LDK-e është dobësuar dhe sigurisht që PDK-ja llogaritë së edhe më lehtë do ti fiton zgjedhjet. LDK-ja  e deshti kjo strukturë  diktatoriale e  saj  ose jo , është dobësuar , sepse gadi në tërsi janë menjanuar njerëzit e linjës politike rugoviane .Lojëra për fëmijë janë deklaratat politike të kryeministrit, Isa Musfata, se Thaçi do të jetë president, kur edhe shumë ujë do të rrjedhë nën urë siq thotë një fjalë e popullit. Me mirë do të ishte që ai  të flasë për sanimin e gjendjës pas protestave masovike  politike dhe sidomos  pas ekzodit masovik te shqiptarëve , se sa të   na mbajë  llafe . Tek e fundit le të zgjedhet kush te zgjedhet për president, por Kosova ka punë shumë  të mëdha përpara  të karakterit zhvillimor.E mira e së mirës do të ishte për këtë vend dhe për këtë popull që kjo kastë  e dështuar poltike  , sa më parë tu lëshon vend forcave të reja dhe kreative politike. Me të korruptuarit dhe me të kriminalizuarit nuk ecët asnjë memilmeter përpara.Pa reformim edhe të partive politike , nuk ka mundësi që të bëhen reforma në strukturat më të larta të shtetit.  Kjo qeveri mamute gadi sa e Kines është treguesi me i mirë së çka do të presim prej saj, pak ose asgjë. Mustafa i ka rehatuar mirë neper poste të larta shtetërore do servila dhe matrapazë politik,  që veq interesin e tyre përsonal e kan prioritet . Kjo Qeveri bashkë me këtë Parlament më shumë ngjajnë në klub të cirkusantëve se në njerëz serioz të cilët janë të thirruar  për ta udhëhequr shtetin  ashtu si vërtetë i ka hije   një shteti me premisa  demokratik.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles