*Dhe, dy tre këshilla të vogla miqësore, Ministrit të Brendshem të Republikë së Kosovës, z.Skënder Hyseni…
Nga Gjergj Kabashi
I nderuari Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z.Skënder Hyseni,
Arsyeja që u drejtohem përmes kësaj letre të shkurtër është cështja e islamizimit të kombit shqiptar në përgjithësi, e në vecanti islamizimi legal që është duke ndodhur që nga paslufte në Kosovë përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, BIK-ut, të udhëhequr nga Naim Tërnava. Po të ishte fjala për islamizimin që per dekada të tëra i është nënshtruar popullata shqiptare në Maqedoni, ndoshta nuk do të duhej befasue aq shumë, pasi atje pushtetin faktik e kan maqedonasit dhe sherbimet e tyre sekrete, por kjo që është duke ndodhur në Kosovë nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë e në asnjë rrethane. Meqë vini në këtë post nga partia e ibrahim Rugovës, ju e dini shumë mirë që tashmë i ndjeri udhëheqës i Kosovës së paraluftës e pasluftës, ka menduar krejt ndryshe,në mënyre të thellë dhe intelektuale, për cështje të kombit,pra edhe për cështjen e besimit apo jobesimit në Zot. Rugova e ka ditur mjaft mirë, madje ma mirë se të tjerët që bashkëudhëtuan me të në jetë dhe në politikë, se Islami në jetën e kombit shqiptar paraqet një rrezik, meqenëse është në konfliut të ashpër me vet natyrën e kombit shqiptar, andaj prania e tij “aksidentale” në jetën e kombit duhet menagjue, ne mënyrë që Islami të mos e udhëheqe në theqafje kombin.
Në Kosovë e Shqiptari, z.Ministër i Republikës së Kosovës, kemi pasë “Islam Tradicional” ,që në të vërtetë nuk ka qenë gjë tjetër përpos një “Islam i Izoluar” dhe, deri diku ,i “Shqiptarizuar” nga kultura, traditat,doket dhe zakonet e popullit shqiptar. Kjo tashmë e kaluar dhe të gjithë ata që mendojnë se duhet ti kthehemi një islami të tillë nuk janë duke e kuptuar që jetojmë në kohën kur imponohet “Islami global”, qofshin ato edhe shtetet që e kan njohur pavarësinë e Kosovës si Turqia me investimet e saja enorme religjioze në Kosovë a Shqiptari,duke e menduar gjithnjë “Arnautlluk”-un
e dikurshëm nën Perendorinë Osmane. Prandaj, në kuadër të rrethanave të reja, populli shqiptar i Kosovës, apo më mirë të thuhet Shqiptarët që e praktikojnë Islamin si fe/besim, nuk qenë të aftë të ofronin politikaj të tjerë të formatit të Ibrahim Rugovës, por ofruan frazeolog të tipit të Hashim Thacit, apo atij që është më tipiku i kësaj fryme “neorugoviste”, islamikut Lutfi Haziri. Islami politik,z.Ministër, eshtë i pranishëm jo vetëm në jetën politike aty këtu, por edhe në media,apo,madje edhe në fakultetet ku formohen gazetarët sic është dega e gazetarisë e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës,që deri vonë udhëheiqej nga Milazim Krasniqi, ai që shumëkush e vlerëson si kryeislamistin politik të Kosovës.
Kur gjithë kësaj situate kaotike,gjithë ketij infiltrimi antishqiptar në institucionet kombetare, i shtohen edhe propagandat enorme nga xhamitë e shumëta, shumica të meremetuara e ndertuara nga Turqia dhe parat e ardhura nga vendet arabe-islamike, shumica në rrugë të dyshimta e në koordinim me hoxhallarët, situata del mjaft e dhimbshme ku si rrjedhim e pasojë e kësaj propagande të vetme të fortë e mizore që e kemi ne Sot në Kosovë, për ditë kemi shqiptar që ikun nga vetvetja duke i be e ndie “në lëkurë turku” apo “lëkurë arabi”, ku “të drejtat e tyre të njeriut” ndërlidhen vetëm me përkatësinë religjioze, politike kjo shumë e qartë e miletit/umetit Musliman.
Kjo që është duke i ndodhë Kosovës, ka qenë ëndërr e kahmotshme e Serbisë, etje e saj shkatërrimtare ndaj nesh që para se të formoheju Serbia si shtet. “Fajit turk”, sic e din z. Ministër, ne ia kemi pa sherrin si komb, qëkur i humbem viset tona ne hapsinat e dikurshme të skajshme shqiptare, të njohtuna si Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit. Historiani i ndjerë Sabit Uka, i cili është prijetari i vënjes së bazës historiografike të kësaj cështje-,pjese të dhimbshme të historisë së kombit, me tregonte shpesh gjatë intervisimeve të herëpashershme që i bëja me të një anekdotë,e cila përfaërsisht e ka këtë përmbajtje:
Sabit Uka,”Kur ushtria pushtuese serbe kishte pas ardh në një fshat të madh shqiptar,duke i ndjekur banorët me të gjitha mjetet e mundshme luftarake, kallur shtëpitë,pasuritë,vra fëmijët, pleqët,dhunue gjinine femnore, në një “navilk” të madh sane, ne fund të oborrit, e gjejnë një burrë duke fjetur:
“A sta radis ovde?”,e pyet ushtaraku serb me ushtarakun rus pas,ndërsa i posazgjuari nga “navilku” i sanës, i përgjigjet:
“Spavam!”
“Flej,flej” i thotë ai në gjuhën serbe sipas rrëfimit që kësaj anekdote ia bënte Sabit Uka,tashmë i ndjerë, duke shtuar edhe këtë,se: “…mos të kishe flejt kështu ti, une nuk kisha mujt me të gjetë flejt ketu…”
I nderuari Skender Hyseni, Ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës,
Para një kohe ishe në një aksion nëpër Kosovë për të biseduar me njerëzit rreth dukurisë antishqiptare të vahabizmit dhe xhihadizmit, në një mënyrë doje ta përcoje mesazhin nga jeta, ulur “gju me gju” me popullin, për ti bindur njerëzit dhe opinionin publik në përgjithësi se burgosja e njerëzve nuk është zgjidhje por zgjidhje është parandalimi i burgosjeve. Edhe une,z.Ministër, jam i pajtimit me mendimin tënd. 100 %. Por, Ministër i nderuar, si mendon ti se me aq lehtësi mund të zgjihdhet ky problem që po ia dridhë themelet e kombit, duke biseduar e bere përpjekje kulturore dhe etike për ta bindur dike që mos ta marri rrugën e gabuar, përderisa “xhamitë” e ketilla sic shfaqen me propagandat e veta antishqiptare si “kolonë e pestë” tipike e shteteve të tjera, janë shndërruar “…në fabrika për prodhimin e turqve”,Teki Dervishi, dramaturg. Dhe jo vetëm të turqve, por edhe “të arabve”, nga “raca e bardhe shqiptare”, apo “Al Kaeda e Bardhë”,sic thoshte vite më herët, Amfilohije Radovic?!
Letren e shkurter që po ta drejtoj ty z, Ministër, do t’ia kisha drejtuar cdo Ministri të Brendshem në Kosovë më herët, apo tjetrit që eventualisht mund të vije pas teje nesër. Për shkak të problemit të madh islamizues që po e kërcënon kombin, që nuk e njeh kulturën e tij shqiptare, madje as kulturën euroatlantike, në kohën kur numri i xhihadistëve dhe përkrahesve të tyre është shtuar e vazhdon të shtohet ndër shqipfolës, është e udhës që të ndërmerren masat e duhura për zgjidhjen e ketij problemi duke filluar nga “koka” e jo nga bishti. Përndrsyhe, nëse vazhdohet kështu, vendi yne mund të rrezikohet seriozoisht nga keta trushhpërlarë prej përsëritjeve të pafundme të “dersit islamik” nëpër xhami. Deri tash këtë problem e kemi krijuar vet, duke e keqkuptuar lirinë religjioze si një ndër të drejtat fundamentale të njeriut; pra duke mos qenë të vëmenshëm që mu përmes “dritares” së lirisë dhe të drejtave njerëzore, ndodhi gjithë ky shfytyrim në Kosovën e pasluftës, lindën gjithë këta anti “qufar”,gjithë këta mohues të historisë së kombit, pseudointelektual të frymës së Milazim Krasniqit me synimet e tyre të kamufluara turkomëdha për ndryshimin e historisë së kombit shqiptar,për “nevojën” për demitizime të heronjve të mëdhenj kombetar si Gjergj Kastrioti, të cilin në Prishtinë nuk e dheshti as “babai i kombit” Rexhep Qosja…
Në kohën kur i pari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, publikisht e ka vlerësuar Sulltan Muratin për “kontributin” dhënë “mbijetimit” të shqiptarëve në Ballkan, nuk e kuptoj, z.Ministër, se si duhet arrestuar vetëm nxënësit e së paku, të mos detyrohen pa dialog që ti lëshojnë pozitat që i mbajunë, qoftë ajo edhe pozita e tillë në BIK.
Arrestimi i shumë shqipfolësve (ish- shqiptarëve përpara se të mos përpunoheshin nga xhamitë!) nga ana e Policisë së Kosovës, veprimtaria e shumë e shumë shqipfolësve të tjerë nga Kosova nëpër vendet e ndryshme europiane e deri në Amerike, Kanada, Australi;indoktrinimi tragjik religjioz-islamik nëpër shkolla fillore,të mesme,fakultete përmes ligjëratës së pafundme publike të hoxhallarëve, islamistëve politik që sa vije shtohen, duhet të shërbeje si një orë alarmi për gjithë kombin e jo vetëm për policine e këtij kombi kudo që ajo punon e kontribuon për vendin.
Rasti më i freskët i shqipfolësit nga Kosova, Eldin Hoxha, që paska pasur rol “kyc” në grupin që policia italiane posa e arrestoj për veprimtari terroriste dhe të dyshuar për akte të mundshme terroriste, duhet ta zgjoj cdo shqiptar në këmbë, qoftë ai afetar,mysliman,katolik,ortodoks,bektashi apo cka jo tjetër, që tu drejtohet organeve të rendit, Policisë së Kosovës,asaj të Shqipërisë si dhe gjithë spektrit politik dhe shkencor-arsimor të vendeve tona,me fjalët:
MOS NA E RREZIKONI KOMBIN E SHENJT SHQIPTAR!
MOS LEJONI QË NGA “XHAMITË TONA” TË PËRGATITEN TERRORIST,SHQIPTARMOHUES NË RADHE TË PARË,QË E KËRCËNOJNË NJERËZIMIN,NE VECANTI VENDET MIKE TË KOSOVËS.
MOS LEJONI TË PRODHOHET FATKEQËSI PREJ “XHAMIVE TONA!”
MOS TË RUHEN TË TJERËT PREJ “NJERËZVE TANË!”
z.Skënder Hyseni,
Askush ma mirë se policia e një vendi,policia profesioniste e atij vendi, nuk e din se cilët janë politikanët dhe burrështetasit e saj më të përgegjshëm. Prandaj, të gjithë ata që ia duan të mirën vendit, të gjithë ata që nuk ia kan shitë shpirtin djallit, që skane bërë krime as ndaj të vetve e as ndaj të tjerëve, duhet të zgjohen me vendosmëri të madhe për t’ia tregue vendin keqpërdorimit religjioz, në rastin e Kosovës keqpërdorimit religjioz islamik që është duke e futë Kosovën në konflikjt me botën e qytetëruar, apo duke i detyruar të tjerët që të ruhen porej “nesh”!?
Në vend që ti apo tjetri të dilni e të bisedoni me “popullin”, kursehuni nga mundimet e tilla dhe bisedoni vetem me MASHT dhe ekipin përgjegjës të Arsim Bajramit. Kjo është pune e thjeshte: Nuk ka asnjë lloj të iknfiltrimit religjioz nëpër shkolla fillore,të mesme as fakultete dhe të gjithë drejtorët apo rektorët duhet ti kenë parasysh rekomandimet eventuale të MASHIT. Me BIK-un, po ashtu, është një punë e lehtë që, fatkeqësish,t duke e konsideruar “partner” në zgjidhjen e probleme, i dhamë dorë e hapsinë që vet ky institucion mendërisht i arabuzuarve dhe turqizuar, t’ia shtoj problemet edhe ashtu të mëdha që i ka populli shqiptar me ndërhyrjet agjenturore të huaja ne hapsirën e vet jetësore.
I nderuari Skender Hyseni, Ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës,
Shpresoj, që do të më mirëkuptoni. Ishin vetëm disa këshilla të vogla të mësuara nga përvoja ime si gazetar aktiv dikur, ku ndër sektorët që i kam mbuluar për GgazetënRilindja tashmë të shuar, ishjte edhe sektori i arsimit. Me MASHT-in mund të zgjidhen të gjitha, jo me “popullin”!
Me respekt,
Gjergj b.Kabashi,Oslo