Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Kundër “Lirisë” së Shpifjes

$
0
0

Nga Pirro Prifti

 

Në politikën shqiptare  të disa viteve kanë mbizotëruar akuzat, në shumë raste mjaft të ashpra si nga njëra anë ashtu dhe nga tjetra, por pas fitores së 1 milion shuplakave me 23 qersohr 2013 në zgjedhjet parlamentare ashtu dhe në zgjedhjet locale të 21 qershorit 2015 gjithashtu të 1 milion shuplakave, partia opozitare më e madhe në vend është hedhur neë sulm për të mbuluar disfatën por edhe për të mbuluar përgjegjësistë që ka gjatë tetë viteve të kaluara.
Këto përgjegjësi nuk mund të mbulohen duke sulmuar kundërshtarin dy herë fitues me akuza të trasnformuara në shpifje të ulta dhe plot urrejtje aq san ë dsa raste Kryetari i ri i Kësaj partie opozitare ka dalë nga kornizat normale të politikës që realizohet në demokraci dhe ka bërë thirrje për `mosbindje civile`, dhe në variantin tjetër ekstremist politik atë të `revolucionit demokratik`?!
Ç`janë këto parrulla dhe ditirambe  ugurkeqe, drejtuar popullit shqiptar  i cili edhe me shumë probleme për shkak të  reformave të dhimbëshme e kupton se sulme të tilla aspak demokratike bëhen vetëm për të fenuar reformat dhe për të penguar zhvillimin e proceseve të rregullta gjyqësore në të ardhmen për politikanët dhe drejtuesit e korruptuar të së kaluarës pa harruar dhe ata që mund të dalin në qeverisjen e sotme.
Përse janë aspak demokratike këto parrulla, qoftë ato të ëish Kryeministrit i cili bën një analizë diabolike të ngjarjeve , e cila e çon në konkluzionin ultra-revolucionar të majtë të një `revolucioni demokratik`; nga ana tjetër Kryetari i ri i Opozitës flet për `mosbindje civile` dhe kunërshtim ndaj masave të reformuese të qeverisë aktuale.
Pavarësisht problemeve të zbatimit në praktikë të reformave  të cilat kanë munguar për 25 vite rresht, pavarësisht të problemeve brënda koalicionit maxhoritar, përkahja që i ka bërë BE dhe SHBA, për reformat në drejtësi, për dekriminalizimin, dihej se fshehja dhe mungesa e transparencës nga qeveria e mëparshme për gjëndjen e vëndit, borxhi prej 62% i buxhetit shtetëror, mos pasja e transparencës përsa i përket  gjëndjes së rëndë të mbjelljes së kanabisit i cili mbillej në të gjithë vëndin prej disa vitesh por qeveria e kaluar tregonte vetëm Lazaratin duke mos treguar të tjerat, njohja e mirë e buxhetit informal që fitohej nga transporti dhe tregtia e drogës,   mungesa e amandamenteve në drejtim të ligjit për KQZ për të parandaluar futjen e individëve të kriminalizuar në drejtim dhe si deputetë të cilët bazuar në ligjin e vjetër futeshin vetëm me një `Dëshmi penalteti` të thjeshtë, bëri që Maxhoranca egzistuese të ketë probleme të mëdha në njohjen e gjendjës dhe në vonimin e masave të marra për përmirësimin e gjëndjes.
Këtyre problemeve të mëdha i u shtua papunësia që rritej nga problemet e njohura ekonomike negative ne Greqi dhe Itali, papunësi të cilën Opozita duke e ditur që vinte nga jashtë, e për pasojë rritja e numrit të refugjatëve shqiptarë në drejtim të BE dhe në SHBA ( të dhëna të kamufluara, sepse këto shfra janë fshehur nga statistikat në kohën e qeverisë së kaluar)- bënë që Opozita e sotme , duke e ditur se për shkak edh të drejtësisë së korruptuar, nuk mund të fajësohej ligjërisht për gjëndjen e rëndë sepse ish drejtuesit dolën ose janë duke dalë të pafajshëm nga drejtësia e korruptuar- vendosi të realizojë një strategji diabolike në luftën kundër maxhorancës së majtë.
Strategjia ishte kjo:
Të gjitha mos realizimet e qeverisjes së kaluar ti faturoheshin qeverisë aktuale nëpërmjet kundër-akuzave të pavërtetuara dhe me shpifje, si p.sh., dështimet e tyre për KESH, arsimmin,
Nxirjen e reformës së ndjekur nga maxhoranca nëpërmjet kundër akuzave, dis-informimit, përdorimit të medias për të përdorur shpifjen kundër maxhorancën dhe kundër individëve,
Akuza kundër individëve deputetë të cilët në fakt kanë patur poste drejtuese edhe në kohën e ish qeverisjes.
Nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë në vënd të bashkëpunimit me Maxhorancën, nëpërmjet akuzave pa baza- pra shpifjes,
Akuza të rëna në drejtimit të mos sukseseve immediate në shëndetësi, në të cilin sector gjëndja e rëndë ishte e trashëguar por e fshehur nga ish-qeverisja,
Akuza të rënda për papunësinë, dhe emigrimin, akuza të cilat nuk janë të faktuara nga ana statistikore, por që nxihen e sterrosen në formën e akuzave shpifëse në fillim kundër ilir Metës dhe më vonë e gjatë gjithë kohës, tani kundër Edi Ramës,
Shpifje të rënda kundër Kryeministrit, dhe disa drejtuesve të maxhorancës, shpifje-akuza të cilat nuk janë të vërtetura me qëllim të krijimit të përçarjes në Maxhorancë dhe në drejtimtë krijimit të konfuzionit në popull,
Përpjekjet për krijim të destabilizimit politik dhe konfuzionit në popull me qëllim rrëzimin e qeverisë.
Këto Strategji aspak konstruktive por thjesht në shërbim të disa drejtuesve politikë të Opozitës me qëllim që të largojnë përgjegjësitë nga vetja e tyre dhe tua faturojnë dështimet e tyre Maxhorancës 2 vjeçare e cila ka bekimin e BE, FMN, BB, SHBA, për realizmin e reformave, nuk do të kenë sukses sepse mendoj se populli  e kupton që gjithë ky vrer radikalist i hedhur nga Kryetari i Ri i PD, në drejtim të maxhorancës dhe në drejtim të reformave do të shërbejë vetëm për të shmangur nga përgjegjësia drejtuesit e opozitës së sotme, se sa në përpjekjet për bashkëpunim.
Përpjekjet e përditëshme me sharje, mllef, urrejtje, kundër individëve drejtues dhe Maxhorancë, veçanërisht kundër Edi Ramës, kanë dhe një element shumë negativ, përsa i përket stabilizimit të gjëndjes, krijimit të një klime të përshtaptshme për të ecur përpara dhe për të realizuar detyrimet për integrim, sepse akuza pa baza dhe shpifje të ulta vetëm largojnë opozitën nga përgjegjësitë e saj, por nga ana tjetër e pengon Opozitën të bëjë autokritikën dhe katarsisin brënda partisë së saj më të madhe.
Në këtë mënyrë, ata nuk po e kuptojnë se ndjekja e një politike plot urrejtje, arrogancë, dhe shpifje, të një politike përplasëse në vënd të bashkëpunimit, mos pasja e një programi real për të ardhmen, -do ta mbajë larg PD nga fitoret në zgjedhjet e ardhëshme.
Kjo gjuhë plot urrejtje dhe shpifje, duhet ta detyrjë qeverinë aktualë të bëjë një ligj të ri kundër shpifjes në drejtim të politikanëve sepse gjuha e shpifje është bërë gjuhë normale në parlament dhe në Media, është bërë një gjuhë anormale që po dëmton rëndë të ardhmen e vëndit, por nuk do të pengojë që të vejë para ligjit shkaktarët, gjë që e kanë treguar dhe gjyqet e fundit..
Sipas Fjalorit nga më seriozët atij të Merriam Webster, me Shpifje kuptohet deklarata apo deklarime fallse që i shkaktojnë njerëzve një opinion të keq ndaj dikujt.
Nga ana ligjore me Shpifje kuptojme se shpifjet (slander, defamation) me gojë janë : ` për individ që thotë të pavërteta ndaj një personi tjetër me qëllim që të dëmtojë reputacionin e personit ndaj të cilit është shpifur.
Disa artikuj ose deklarime të tila si një akuzë e pavërtetë ndaj një krimi të kryer, apo për një sëmundje të neveritshme që ka personi, ose duke e akuzuar sikur personi është i pa aftë të kryejë punën e tij zyrtare, duhet të trajtohen si shpifje  -per se (ne vetvete) -, mbasi dëmi dhe malinjiteti ndaj personit të akuzuar padrejtësisht është i dukshëm, prandaj duhet në përgjithësi të merren masa ndëshkuese ndaj shpifësit dhe rivendosje e respektit ndaj personit të dëmtuar.
Fjalët e thëna në TV , radio, e media, duhen klasifikuar si shpifje e shkruar (libel) e cila në krahasim me shpifjet orale përhapen dhe kanë audiencë më të madhe (http://www.nolo.com/legal-encyclopedia/libel-vs-slander-different-types-defamation.html).
Le të shpresojmë se Maxhoranca qeverisëse tu mbijetoje urrejtjes, shpifjes, dhe deklaratave per `revolucion demokratik` apo `mosbindje civile`, të deklaruara nga dy kryetarët e kësaj partie Opozitare të cilët po sillen si radikalistë.
priftipirro@hotmail.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles