Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Kush po e pengon ndriçimin e Katedrales

$
0
0

Nga Frrok Gjergjaj

 

Ta ndriçojmë Katredalen Imzot Ipeshkëv, se ka nevojë Prishtina të duket sa më e bukur, përballë shëmtive që e sfidojnë. Kjo nuk po ndodh dhe nuk e dimë nga kush pengohet? Kush nuk po do dritë!? Fundja, objektet e kultit të jenë shembull, të na ushqejnë me mendimin pozitiv, me ndjenjën e mirë. Aty ku shoh dritë unë shkoj. Aty ku zhvillohet jeta në errësirë unë e refuzoj. Katedralja duhet të ndriçohet.

Katedralja e kryeqytetit e mban emrin e shqiptares më të ndritur, më të shquar të të gjitha kohërave, Nënës Terezë. Emri dhe shembëlltyrja e saj ndriçon kombin shqiptarë, – drita e rrugës sonë.  Ndriçon virtyti i saj, por nuk po ndriçon objekti, – Katredalja.  Ndriçon vetë emri i saj, por nuk po ndriçon dora e njeriut.

Tash e shumë vite jemi mësuar që për festa të fund vitit ta shohim Katedralen në terr dhe të shndërruar në një objekt që nuk reflekton, nuk ndriçon  dhe shikuar nga larg nuk sjell atmosferë të ringjallje shpirtërorë siç reflektojnë  festat e fund vitit.  Ndriçimi për festa ku do në botën e qytetëruar fillon në fillim të muajit dhjetor por si duket për udhëheqësit e Ishpeshvënisë së Kosovës dhe për Kryetarin e Prishtinës kjo shumë pak ka rendësi sepse të dy institucionet kanë punë tjera për të bërë.

Ndërsa në anën tjetër udhëheqësi i kishës katolike i mbarë botës Papa Françesku muajin dhjetor në mbarë botën e ka shpallur muaj të madhështisë – muaj të lutjeve pikërisht së në vitin 2016 pritet që Nënë Tereza nga Vatikani të shpallet shenjtëreshë. Dhe, aty ku reflekton emri i saj, prej nga na jep dritë,  udhëheqësit tanë shpirtëror nuk shprehin interesim, përkushtim për ndriçimin e objektit i cili është madhështia e kryeqytetit.

Udhëheqësi shpirtëror i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji, me të gjithë bashkëpunëtorët, pikërisht në  kryeqytetin e Dardanisë, nuk po e ndriçojnë objektin e kultit, prej nga del drita e shpirtit të Nënë Terezës. Me siguri thonë, se dritë është shpirti ynë, janë veprat e mendimet që bëjmë. E vërtetë është kjo.

Por ne duam dritë. Madje sa më shumë, edhe ato vezulluese të dorës së njeriut. Kur vjen fundi i vitit, presim hapjen e qiellit, ndërrimin e motmotit, numërimin e ditëve kalendarike, bashkë me numërimin e të mirave e të këqijave që kemi lënë pas dhe atyre që i presim. Ky është kuptimi i ndriçimit, sepse, duam sa më shumë dritë përballë erresësirës që po na sfidon.

Le të ndriçojnë edhe objektet, edhe individët edhe institucionet. Për sa më shumë dritë  ka nivoj ky vend ,  nga kushdo, është më mirë. E si mund të dijmë ne se kemi dritë shpirtërore, kur nuk e shfaqim ate. Ta ndriçojmë Katredalen Imzot Ipeshkëv, se ka nevojë Prishtina të duket sa më e bukur, përballë shëmtive që e sfidojnë. Kjo nuk po ndodh dhe nuk e dimë nga kush pengohet? Kush nuk po do dritë!? Fundja, objektet e kultit të jenë shembull, të na ushqejnë me mendimin pozitiv, me ndjenjën e mirë. Aty ku shoh dritë unë shkoj. Aty ku zhvillohet jeta në errësirë unë e refuzoj. Katedralja duhet të ndriçohet.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles