Edhe një vit po e fusim në “ thes’ siq thotë një fjalë e popullit. Pas secilit vit që e lëm mbrapa dëshirojmë që viti që vjen ta na sjellë më shumë shëndet, mirëqenje, më shumë bëgati, dhe përgjithsisht të sjellë prosperitet.Nese në shtetet e zhvilluara nuk mvaret shumë së kush vjen në pushtet, në vendet në tranzicion është shumë më ndryshe. Në Kosovë njeriun tonë e lidhë po thuaj gjithçka së kush vjen në pushtet dhe si punojnë këto pushtete. Sot, pos që nuk e kemi më okupatorin serbë mbi kokë , nuk mund të lavdërohemi më të arrituarat tona.Pak kush e ka paramenduar së edhe pas 16 vitësh , vendi dhe populli do ta bjenë në këtë deregje të ligë.Këto struktura politike, në vend që të janë fanarë ndriques, e ërresuan dhe gjithnjë e më shumë po e errësojnë ardhmerinë e brezave që po vijnë. Po e errësojnë përspektiven e një shteti të vogël në zemër të Evropës i cili sa po ka marrë këmbë.E kan lën të izoluar Kosovën si ne geto.E futen vendin në krizë institucionale më qëllime të caktuara politike.Viti që po e lëm mbrapa ishte i mbushur më plotë ngjarje të pamira. Kishim greva, protesta, gazëlotësjellës, demonstrata të dhunshme e paqësore,largime masovike nga Kosova. Dëgjuam edhe po degjojmë në media retorikë boshe të kësaj nomenklatuare politike. Nuk bëhët mirë duke manipuluar më masën . Ndërtuan institucione të shtetit më shumë për vete së sa për qytetaret. Organët e drejtësisë janë të ndikuara nga politika, dhe mu për ate nuk kemi rezultate në luftë kunder krimit dhe korrupcionit .Nuk kemi hulumtime të pasurisë të kësaj kaste politike . Nuk e lufton kush krimin në radhët e veta.Të gjitha këto marifete i mbulojnë duke arrestuar disa keqbërës shumë të vegjël të cilët nuk kan ndonjë lidhje më pushtetarët.Mediat duhet liruar krejtësisht nga ndikimi i politikës . Vetëm informimi objektiv dhe korrekt i ndihmon këtij vendi dhe këtij populli që të dalim nga gjendja e status kuos.Marshimi i kësaj klase politike po shkon në rrugë të gabuar . I kan shëndrruar qytetarët në viktima, të cilët nuk kan menduar së e kanë dhënë aq haram votën e tyre. Nese nuk ndodhë një zgjim tjeter kombëtar, secilen ditë e më shumë shteti i Kosovës do të mbetet vetëm si nocion imagjinar. Këta janë betonuar fortë pas pushtetit dhe privilegjet që sjellë pushteti. Për të qenë absurditeti edhe më i madh është së ende shumë kush në Kosovë po shkonë verbërisht pas disa liderëve politik , thua së nuk ka kush ti përfaqëson tjetër. Lojaliteti qytetarë karshi këtij estabilishmenti politik ishte dështimi më i madh . Të mbash gjallë diqka inekzistente, është nepërkëmbje e çdo vlere njerëzore, është fundosje e çdo vlere demokratike.Ta mbash gjallë një estabilishment para vdekjës politike, është iluzion i keq , është vazhdim i agonisë së Kosovës. Kemi një Qeveri dhe Parlament të mbushur siq e preferoj unë të thëm me analfabet potencial. Kemi qeverinë më mamute jo vetëm në rajon ,në këtë kohë krize të rëndë ekonomike .Kësaj i thonë turpi i Zotit! Ta drejtojnë shtetin e njejta garniturë politike më njerëz të cilët mbajnë hipoteka nga e kaluara kësaj i thonë neodiktaturë . Në një vend ku vrasjët për motive politike dhe vrasjët tjera nuk zbardhën , nuk mund të themi së kemi shtet të duhur ligjor dhe demokratik. Familjarët e të vrarëve kan mbetur më plagë të pa shëruara. Janari i tragjedive dhe krenarive kombëtare është afer. Është afër dhembja e madhe që përjetuan familjarët e të vrarëve .Kjo dhembje po u përseritet që shumë vite me shpresën që viti që vjen ndoshta vrasjët do ta gjejnë dritën e diellit.
Kjo strukturë e lartë e LDK-së është turpi që nuk lahet kurrë. U treguan lakmitarë për pushtet dhe asgjë më shumë. Është koha që këta mekatarë të partisë të cilën e formoi i madhi Rugova të largohën njëherë e përgjithmonë .Të shkojnë me koka të ulura së i tradhëtuan idealet e presidentit historik , Ibrahim Rugova , Smajl Hajdarajt, Tahir Zemës, Xhemajl Mustafës, Bardhyl Ajetit…Sigurisht së edhe në këtë janar do të shkojnë të përkulen të varri i Rugovës duke thënë ngadalë me vete” mirë ke ba që ike në amshim dhe na u dha mundësia që në emrin tënd ta kalërojmë LDK-në dhe ta kalerojmë Kosovën”. Por mos harroni Ju së nuk e keni të largët ditën kur do të largoheni turpshem ,nga postët e larta partiake dhe nga postët e larta pushtetare…