Dihet që Opozita shqiptare do të organizojë një demostratë kundër qeverisë nga ato ku marrin pjesë `300.000 protestues në shesh` me dt 9 janar ditën e shtunë.
Dihet që Opozita është një nga elementët më të rëndësishëm në Demokraci dhe e udhëhequr mirë të drejton drejt marrjes së pushtetit me mjete demokratike si p.sh., zgjedhjet.
Çuditërisht po më 9 janar edhe opozita e shqiptarëve të Kosovës do të organizojë një demonstrim kundër qeverisë aktuale të Kosovës. Pse thuhet çuditërisht?
Çudia qëndron në tragji-komedinë opozitare shqiptare madje dhe në atë të Kosovës kur shikohet qëllimi i demostrimit: të dyja partitë opozitare kërkojnë zgjedhje të reja në emër të korrupsionit dhe kriminalizimit të politikës, apo në emër të rrëzimit të ligjeve ose të project ligjeve, apo edhe kundër marëveshjeve të ndryshme.
Të dy Partitë Opozitare nuk e kanë problem që të destabilizojnë vendin nën emrin e qeverisjes së keqe, të dy partitë opozitare nuk e kanë problem të shtrembërojnë faktet akuzuese kunër qeverisjes dhe qeveritarëve përkatës; të dy Partitë opozitare përpiqen të ndezin zjarrin e protestës duke paguar para për demonstruesit të cilët në fakt mund të quhen edhe `demonstrues mercenarë`. Është për të vënë në dukje se ka më pak demonstrues nga vëndi ku organizohet demostrata sepse shumica janë të ardhur nga periferia.
Askush nga të dy partië opozitare në Shqipëri dhe në Kosovë nuk është dakort me reformat që po ndërmeren pavarësisht se këto reforma janë të miratuara edhe nga faktori ndërkombëtar për të ndërmarë reformat me qëllim përmirësimin e situatave në drejtimin ekonomiko-financiar të vëndit, në vënien në binarë të sistemit të Drejtësisësi një pushtet i tretë i pavarur, në luftën kundër korrupsionit, në integrimin sa më parë të vendeve në BE, si dhe në largimin nga funksionet drejtuesve të personave të kriminalizuar, dhe ish `ishave` të komunizmit, etj, etj.
Atëhere lindin disa pyetje të ligjëshme që kanë dalë pas këtyre dy viteve qeverisje:
Përse sa herë që Shqipëria përmbush ose bëhet e gatshme të realizojë një reformë e cila do të na përshpejtojë integrimin- Opozita përkatëse acaron situatën?
Përse në momentin kur qeveria Kosovare arrin një pikë të përshtatëshme kompromisi, Opozita përkatëse acaron situatën ?
Përse vihet në dyshim nga Opozita shqiptare realizimi i reformeës në drejtësi nëpërmjet akuzave ndaj maxhorancës në një kohë kur mqeverisja aktuale ka deklaruar se `do të pranojë çdo variant që do të sjellë Komisioni i Venecias?
Përse opozita kosovare nuk pranon Vendimet e gjykatës Kushtetuese të Kosovës?
Përse Opozita shqiptare ashpërson gjuhën duke bërë thirrje për `mosbindje civile` apo `arrestim ministrash në rrugë`, në një kohë kur nuk e ka një tagër të tillë duke ditur se jemi në një sistem vlerash të demokracisë perëndimore e cila nuk pranon shkeljet e ligjit dhe të Kushtetutës?
Përse Opozita kosovare hedh bomba me gaz lotsjellës në Parlament në një kohë kur Xhon Kerri : …`mbështet Qeverinë për dialog dhe është kundër dhunës`?
Përse Opozita shqiptare vë në dyshim në fjalët e Vllahutin dhe ambasadorit amerikan Lu për mbështetjen e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe për dekriminalizimin?
Ka dhe plot pyetje të tjera të cilat kërkojnë përgjigjë, por e rëndësishme është diçka që të dy Opozitat shqiptare këtu në Shqipëri dhe në Kosovë nuk e kanë mësuar: asnjëhere në qeverisjet demokratike Opozita nuk duhet ta shohë qeverisjen si armike dhe anasjelltas.
Në luftën opozitare në të dy anët, vërehet dëshira e kamufluar për të rimarrë pushtetin pa u kujtuar që më parë duhet të bëjnë analizën e dështimit në zgjedhje, dhe se së dyti duhet të bëjnë një program të ri, së treti duhet të shohin se, si po implementohet programi i qeverisjes pra i Maxhorancës, dhe ku janë të metat dhe difektet ndaj të cilave ato duhet të organizojnë projektet dhe programet e tyre si dhe të bëjnë demonstrimet përkatëse.
Në Shqipëri kryesisht, por edhe në Kosovë sidomos Opozita aktuale e ka filluar luftën që ditën e parë pas humbjes së zgjedhjeve nëpërmjet akuzave dhe shpifjeve të ulta në vënd që të reflektonte për humbjen dhe të fajësonte apo të ngarkonte me përgjegjësi ata që gabuan, sepse një qeverisje tetë vjeçare sigurisht do të sillte probleme në qeverisje.
Praktikisht Opozita e sotme dhe qeverisja e djeshme ngarkohen me përgjegjësi për dy element kryesore ndaj të cilave, maxhoranca e sotme ndërtoi Programin e saj: Korrupsioni masiv dhe shkelja e ligjit e pasuar me mungesën e dëshirës për të ndëshkuar shkelësit e ligjit.
Në vënd që të reflektonte dhe nxirrte mësime, Opozita e ndërtoi platformën e saj afat shkurtër madje dhe miope në parimin :`sulmi është mbrojtja më e mirë`, parim ky që u pëlqye nga ish qeveritarët qëndrorë dhe lokalë. Me negativja mbeti se sulmet u organizuan bazuar në shpifje të ulta dhe aspak qytetari.
Është e vërtetë që qeverisja në formë koalicioni nuk është pa probleme. Por interesant është fakti që Opozita përdori si akuza pikërisht ato gabimë dhe përgjegjësira për të cilat mbanpërgjegjësi vetë, përfshi dhe problemin e kriminalizimit të Parlamentit.
Përfshirja e disa deputetëve të inkriminuar ka ndodhur pikërisht nga Kodi zgjedhur jo i rregullt i cili pranonte individë si kandidatë për deputetë apo qeverisje locale vetëm me një `dëshmi penaliteti`, e cila kishte krijuar edhe tek vetë qeverisja demokratike përfshirjen e elementëve të inkriminuar.
Miratimi i ligjit për Dekriminalizimin tregoi se sa të pavërteta ishin akuzat e opozitës.
Po ashtu dhe në Kosovë akuzat ndaj disa drejtuesve qeveritarë e lokalë bazohen tek mos përmirësimi i ligjeve dhe keq funksionimi i drejtësisë.
Në se në Kosovë egziston dhe një Euleks i cili si i pa anshëm vendos gjykim dhe drejtësi për të gjitha palët, në Shqipëri çështja qëndron ndryshe; Korrupsioni masiv pikërisht në Drejtësi dhe në Prokurori si dhe në përgjithësi tek drejtuesit qëndrorë dhe lokalë të të dy grupimeve partiake, mendoj se për shkak të përzgjedhjes dhe emërimeve të gabuara dhe aspak profesionale dhe teknokrate ka shkaktuar që të ketë kriminalizim të politikës dhe korrupsion në të gjitha hallkat. Kujtoni zemratat e Berishës për `Klanin e Zemunit`, `drogaxhinjtë`, dhe çuditërisht mungesën e luftës ligjore kundër këtyre grupimeve në kohën e qeverisjes së tij.
Qeverisja e sotme sigurisht ka probleme edhe kjo në emërimet e drejtuesve dhe disa qeveritarëve apo deputetëve.
E rëndësishme është dëshira për të vënë në binarë këtë shtet të dalë nga binarët. Kjo është e rëndësishme dhe Opozita aktuale duhet ta shohë këtë vdëshirë të shprehur në Programin e Maxhorancës dhe në Përkrahjen që po i jep BE dhe SHBA në luftën kundër korrupsionit, Kundër kriminalizimit dhe të reformës në drejtësi.
Atëhere, ku qëndron problem në demostratat e 9 janarit? Për cfarë duhet kjo demostratë? Për të rrëzuar qeverinë? Pse? sepse po zbaton reformat? Apo sepse kërkon që nëpërmjet zbatimit të reformave të vëjë në binarë shtetin, qeverisjen dhe ligjin?
Atëhere nëse shikohet në këtë prizëm, demostrata ka për qëllim diçka tjetër: të pengojë reformat, të pengojë dorën e drejtësisë së reformuar të bjerë mbi ata që kanë shkelur ligjin, dhe mbi ata që janë deri më sot të pandëshkueshëm.
Gjatë ndjekjes së ngjarjeve politike, kam vënë re se disa gabime dhe të meta në miratimin e disa ligjeve janë korrigjuar për shkak se Opozita në Parlament dhe disa institucione interesi e kanë kritikuar, dhe qeveria ka reaguar duke dëgjuar fjalën e tyre duke përmirësuar ligjet. Ky është një aspekt i mirë dhe një nga qëllimet e Opozitës.
Sidoqoftë, nëse Opozita aktuale e sheh Qeverisjen si armike, e sheh Kryeministrin si armik (ashtu si deklaroi drejtuesi i PD dje), atëhere kemi të bëjmë me një nonsens të mirëorganizuar me qëllim që të shkaktohen turbullira, në një kohë kur BE dhe SHBA janë në këmbë dhe vigjilente kundër terrorizmit.
I njëjti problem qëndron dhe për Opozitën kosovare. Ajo duhet të kuptoje dhe të pranojë kompromiset dhe marëveshjet e miratuara nga BE dhe SHBA.
Le të shpresojmë që Opozitat në të dy shtetet shqiptare të kuptojnë mesazhet e BE dhe të SHBA, dhe le të demostrojnë për probleme që qëndrojnë dhe jo bazuar në shpifje të cilat tentojnë të destabilizojnë vëndet dhe dërgojnë ujë në mullirin e armiqve të demokracisë dhe integrimit.
priftipirro@hotmail.com