Organizata Forca e Diasporës për Atdheun-FDA, ka nisë një Peticion, drejtuar shtetit respektivisht Republikës së Maqedonisë. Përmes këtij peticioni kërkojmë që proceset zgjedhore të jenë një shans për përfaqësim të barabartë njëherësh t’u mundësohet të gjithëve pjesëmarrja në zgjedhje , si e drejtë e patjetërsueshme. Kërkesa drejtohet konkretisht për diasporën në tërësi e atë shqiptare në veçanti, në mënyrë që shqiptarëve t’u mundësohet pjesëmarrja në proceset zgjedhore në të gjitha shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.
Ju lutemi shumë që të na ndihmoni në këtë nismë, duke e promovuar këtë peticion, në mënyrë që të dalë sa më masiv dhe, ta arri qëllimin. Votimi është I organizuar online në kuadër të web faqes “
Peticion drejtuar Republikës së Maqedonisë për mundësimin e pjesëmarrjes së diasporës në votime në vendet ku jetojnë pa burokraci e pa shantazhe, duke respektuar të drejtën elementare të secilit për të votuar dhe duke ruajtur dhe numëruar votën se secilit.
Republika e Maqedonisë, është shtet më përbërje shumë-nacionale. Regjistrimi i fundit i organizuar i popullsisë, u shpallë i pavlefshëm, i dështuar për shumë arsye të paqarta, prandaj nuk ka shifra të sakta për përqindjen e komuniteteve të cilat përbëjnë qytetarinë maqedonase.
Sipas informatave zyrtare rezulton se numri i shqiptarëve në Maqedoni është 500.000 pesëqindmijë, përderisa në çarqet jozyrtare flitet të jetë 700.000 shtatëqindmijë. Nga kjo 200-300.000 dyqind deri treqindmijë shqiptar jetojnë në diaspore të shpërndarë si në: SHBA, Gjermani, Zvicër e kohëve të fundit edhe në Itali. Pra llogaritet të jenë mbi 40% e shqiptarëve të cilët jetojnë në diasporë.
Nëse do t’u mundësohej pjesëmarrja në votime,atëherë diaspora shqiptare por edhe e komuniteteve tjera në Maqedoni, do të kishin impakt të drejtpërdrejtë dhe, do ta bënte dallimin drejtë ndryshimeve në politikën e Republikës së Maqedonisë. Njëherësh do të ndikonte drejtpërsëdrejti edhe në përqindjen ë subjekteve shqiptare në Maqedoni.
Sipas disa shifrave përllogaritet se 40% të e valutave (devizave) në Maqedoni vjen si kontribut i drejtpërdrejt nga diaspora.
Diaspora është një faktor shumë i rëndësishëm për shtetin nëse bazohemi në investimet e drejtpërdrejta .
Forca e Diasporës për Atdheun- FDA duke parë gjendjen e papranueshme në skenën politike maqedonase sheh si nevojë të domosdoshme që diasporës t’i mundësohet pjesëmarrja në votime pa burokraci dhe pa shantazhe në të gjitha shtetet ku ka përqendrim të diasporës në përgjithësi e në veçanti asaj shqiptare.
Ne ju bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike shqiptare njëherësh edhe Qeverisë së Maqedonisë, që të respektoj të drejtat themelore të shtetasve të saj e që është pjesëmarrja aktive në votim.
Duke pasur parasysh këto të dhëna faktike konsiderojmë që është e nevojshme, e rëndësishme dhe e drejtë e patjetërsueshme që:
- Të organizohen zgjedhje në të gjitha shtetet ku ka përqendrim të diasporës;
- T’u mundësohet votimi pa burokraci e pa shantazhe;
- Votimi t’u mundësohet votimi të gjithë shqiptarëve më prejardhje nga Maqedonia;
- Të mbrohet vota e secilit qytetar në diasporë.
Ftojmë të gjithë qytetarët në Maqedoni dhe diasporë respektivisht qytetarët shqiptarë që ta mbështesin pasivisht këtë peticion më qëllimin e ngritjes së nivelit të pjesëmarrjes në zgjedhje njëherësh edhe ngritjen dhe forcimin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.
Ju lutemi shumë që pas nënshkrimit të peticionit, ta konfirmoni më pastaj duke klikuar në link-un që do ju vije në email.
Me respekt, Forca e Diasporës Për Atdheun-FDA