Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Opozita e bashkuar VS Klani Pronto

$
0
0

Nga Gentian Shala

 

Pas përpjekjeve disa mujore të Bllokut opozitar për formimin e Qeverisë, VLAN-i  do shkatërrohet pas tërheqjës së LDK-së dhe lidhjën e kurrorës me Klanin Pronto.

 

E papritshme sepse kryetari saj Isa Mustafa, i ka premtuar elektoratit të vet qe nuk do të lidhte koalicion me Partinë Demokratike e Hashim Thacit ; e pabesueshme sepse në secilën paraqitje televizive të tij, ka përjashtuar në mënyrë kategorike lidhjen e një koalicioni me një parti e cila, sipas deklaratave të tij, ka rrezikuar integritetin territorial të vendit ; e shëmtuar sepse Isa Mustafa ka akuzuar SHIK-un si të përfshirë në vrasjën e kundërshtarëve politik dhe nuk ka prituar ta katapulton (me votët e deputëve të LDK-së)në krye të Kuvendit shefin e nëntokës dhe SHIK-ut, Kadri Veselin.

 

Ndryshimi i qëndrimit politik brenda natës në raport me Klanin Pronto nga Isa Mustafës nuk mund të shpjegohet si domosdoshmëri për mbrojtjën e Republikës nga izolimi ndërkombëtar, siç pretendon ai, por thjesht si një përpjekje e deshpëruar , nga një politikan i deshpëruar dhe shantazhuar politikisht qe shpreson ti ik drejtësisë dhe ndjekjës penale. 

 

Kjo ngjarje e papritur do ti detyron tri partitë opozitare shqiptare, VV-AAK-NISMA të mbajnë një front opozitar të përbashkët përballë një koalicioni qeveritar me një shumicë absolute në një betejë politike të pabarabartë.

 

Pas lidhjës se koalicionit mes LDK-së  dhe PDK-së dhe marrjën e postit (aq të deshiruar) të Kryeministrisë nga ana e LDK-së, ndodhi ajo qe (nuk) është pritur. Isa Mustafa, nga një kriktikues i ashpër i modelit të negociatave qe ka udhëhequr Hashim Thaci në Bruksel, shndërrohet në një mbështetës besnik i metodologjisë së punës të paraardhësit dhe kolegut të tij,  duke riprodhuar hap pas hapi, takim pas takimi të njëjtin « modus operandi ». Po ky modus operandi  qe sjelli marrëveshjen e dëmshme Thaci-Dacic në prill 2013, po ky model qe do të sjellte dy vite më vonë marrëveshjen Mustafa-Vuciq. Ky modus operandi, ose ta quajm « metoda Thaciste » karakterizohet nga : njëanshmërija politike, mospërfillja e botës institucionale, civile dhe intelektuale ; mospërgaditja profesionale ; arroganca politike ; mungesa e vizionit afatgjatë politikë ; dhunimi i ligjit dhe Republikës. ; etj.

 

Pas më shumë se dy vite bisedime për gjoja normalizim të marrëdhënjeve me Serbinë, frytet e « metodës Thaciste » janë të prekshme : Shkatërrimi i Republikës përmes vendosjës të fusnotës ; krijmi i një entiteti politiko-territorial serb qe ndan veriun dhe e zhvesh rajonin e Anamoravës nga një e treta e territorit të vet ; ndihmën direkte në përshpejtimin e  integrimit europian të Serbisë ; legalizimi i strukturave ilegale dhe kriminale të Serbisë.

 

Mustafa do mundohet ti vendos deputetët (e opozitës) para aktit të kryer, duke raportuar për një marëveshje të firmosur pa u konsultuar fare paraprakisht me spektrin politikë. Por nuk ja arriti dot qëllimit tij. Deputetët e opozitës do ta ndërpritën seancën parlamentare duke ia pamundësuar de fakto qeverisë dhe deputetëve të pozitës ta shndërrojnë këtë marrëveshje në një realitet politik, siç ka arritur të bëjë Hashim Thaci në vitin 2013. Do pasoj një bllokadë disa mujore e seancave të parlamentit ku opozita, me metoda të ndryshme (dhe kreative) por e sfiduar nga forca të shumta të sigurisë parashtetërore qe ti kujtojnë pamjet e trishtueshme të vitit 1989, ka arritur të pamundëson mbajtjen e çdo seance parlamentare për raportimin e marrëveshjës.  Rreth 205 000 qytetar të Republikës firmosën një peticion ku u deklaruan kundër Marrëveshjës për Bashkësinë e komunave serbe dhe kundër faljës të mijërave hektarë tokë Malit të Zi. Ndërkohë, shumë deputetë të opozitës u arrestuan nga prokuroria për hedhjen e gazit lotësjellës brenda ambientit të Kuvendit.

 

Në dhjetor 2015, Gjykata kushtetuese shpalli Asosiacionin të papërputhshem me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit, Asociacioni shkel 23 nene të Kushtetutës. Këmbëgulësia iracionale e Qeverisë për vazhdimin e themelimit të një Bashkësie tash më ilegale, do ta tension gjendjen dhe do derdhë rrugëve të kryeqytetit mijëra dhe mijëra qytetar për të kundërshtuar implementimin e marrëveshjës dhe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

 

Sot, qeveria kërkon bisedime me opozitën për përshtatjën e asociacionit me ligjet e Kosovës. Mirëpo kjo kerkesë është tepër e vonshme. Qeveria ka pasur detyrë qe të konsultohet paraprakisht me partitë opozitare dhe qe të merren vesh të gjitha palët për ndërtimin e një kornize të përbashkët dhe të caktojnë vijat e kuqe qe duhet të respektohen. Sot, gjendja ka ndryshuar në mënyrë drastike. Qeveria nuk e gëzon më hapsirën e manovrimit politik qe ka pasur në fillim të mandatit dhe madje as kredibilitetin. 

 

Vendimi i Gjykatës kushtetuesese thotë qartazi qe Kushtetuta është shkel disa here. Shkelja e Kushtetutës përbën vepër penale. Në sistemet demokratike ku sistemi drejtësisë funksionon, secili individ qe ka kryer ndonjë vepër penale, qoft ai funksionar ose qytetar i thjesht, duhet të sillet para një trupi gjykues i cili ka detyrën ta përkufizon përgjegjesinë penale të të pandehurit dhe në bazë të saj, të jepet një dënim. Paramendoni skenare ku shkelësit e ligjit sifdojnë gjykatësit dhe drejtësinë dhe nuk pranojnë të ballafaqohen me të bëmat e tyre. Në raste të tilla, shteti do detyrohet ti hapte dyert e burgjëve dhe të lironte të gjithë të burgosurit dhe të dënuarit në Kosovë. Pse një i dënuari në Dubravë do të pranontë të vuante dënimin kur e sheh Kryeministrin dhe Zëvëndësin e tij duke shkelur ligjin dhe duke i ikur përgjegjësisë së tyre. Sjellja e Mustafës dhe e Thacit përbën një precedent i rrezikshëm qe rrezikon vet ekzistimin e sistemit të drejtësisë.

 

Më e frikshme se shkelja flagrante e ligjit është padyshim polarizimi i shoqërisë në të cilin kontribuon shumë Qeveria e Kosovës. Duke i bërë thirrje indirekte elektoratit të vet për mbrojtjen e vendimëve të saja, ajo dëshiron të krijon një ndarje mes qytetarëve të Kosovës duke i ndarë në pro dhe kundër marrëveshjëve me qëllim qe të shkakton përplasje mes tyre. Qasje tejet dinake dhe e shëmtuar kur dihet qe marrëveshjet e dëmshme janë kryevepër e Qeverive Thaci 2 dhe Mustafa por qe rreziqet qe ato sjellin prekin qdo qytetar të Kosovës, pavarsisht përkatësisë së tij partiake.

 

Opozita duhet të jet tejet e kujdesëshme sidomos kur organizohen demostrata si ajo e 9 janarit. Eshtë mëse e domosdoshme qe të ketë një strategji dhe organizim të mirëfilltë për të parandaluar çdo formë të dhunës qe dëmton rëndë qëllimin e protestës. Duhet të jet e vetëdijshëm qe kjo qeverie është në gjendje të inskenon edhe dhunë kundër pakicave përmes agjentëve të vet, vetëm e vetëm qe ta paraqet opozitën si fashiste para Ambasadave. Opozita duhet të ketë strategji të qartë për ti bërë ballë një aparati të tërë propagandistik në shërbim të qeverisë i cili përmes argatëve të vet, vërshon ambasadat dhe qytetarët e Kosovës me të dhëna dhe informata të falsifikuar se gjoja opozita është e lidhur me qarqe islamiste  ose edhe me shërbimet informative të shtetëve të Lindjës.

 

Përgjegjësia e opozitës nuk përkufizohet vetëm në rrëzimin e një qeverie tillë, por edhe në parandalimin e çdo përpjekjë kriminale dhe të degjeneruar qe mund te vjen nga zyrtar të një qeverie, qe të vetmin hallë kanë, se si ti ikin drejtësisë dhe aspak ta mbrojnë Kosovën.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles