Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Ndërron jetë kitaristi i “Eagles”, Glenn Frey

$
0
0

Glenn Frey, kitaristi dhe njëkohësisht një prej themeluesve të grupit të rokut “Eagles”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Rockeri i hitit “Hotel California” ndërroi jetë në Nju Jork, ndërsa vuante nga artriti reumatoid, një sëmundje kronike.

“Nuk mund ta përshkruajmë me fjalë dhimbjen tonë, as dashurinë dhe respektin për të gjitha ato që ai ka dhënë për ne”, thuhet në deklaratën e familjes dhe shokëve të grupit.

Glenn Frey ishte një prej themeluesve të grupit të rokut, Eagles, të cilët ishin një nga grupet më të suksesshme të viteve 1970, me hite të shumta, përfshirë “Hotel California” të 1976. Frey ka shkruar edhe një numër të këngëve të mëdha, si “Heartache Tonight” dhe “Lyin’ Eyes”.

/ Top Channel

LAJME TE NGJASHME

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles