Fotoja e kësaj patateje është shitur me një çmim të pabesueshëm prej 1 mln eurosh. Fotoja është blerë nga një koleksionist arti, klient i fotografit Kevin Abosch, pasi e pa veprën e artit të varur në një nga muret e shtëpisë parisiene të artistit.
Abosch është një nga fotografët më të vlerësuar në nivel ndërkombëtar dhe ndër personazhet më të famshëm të portretizuar prej tij janë yje të Hollivudit si Johnny Depp, Steven Spielberg, Dustin Hoffman etj.