Besëlidhja shqiptare asht Akti dhe dinjiteti ma i naltë i i vet kombit shqipëtarë. Me këtë asht shque e
vlerësue dhe identifikue si fisnikia ma e madhe dhe e shtrejtë të virtyteve shqipëtare në Europë e ma gjanë.
Ka siell përfundime dhe rezultatet ma të shterjta dhe të bekueme për fitore ndaj pushtuesëve dhe paqën në
mes veti – jo hakmarrje as gjakmarrje. Po mos të ishin burra e atdhetarë të mençëm e prijsa të këtyne
veprave të pavdekshme dhe aq me vëlerë, mbi të gjitha vet populli, përmes të cilit realizohet e zbatohet
veprimi ma esencial për të jetue e ekzistue, shpesh herë kishin mbarue e kthye në akte tragjike edhe ma të
mëdha sesa janë përjetue. Asht diçka e mbrendshme dhe ndjenë e madhe njerëzore me nji dhunti të etnisë,
popull jo fortë i madh në numër, por Besëlidhja, dora – dorës dhe betimimi për ta ruejtë si sytë e ballit, i
ka ba shumë ma të fortë e stoik se si ruhet Besëlidhja e përkushtimi për të luftue pushtuesit dhe robënuesit
me përmasa aq të mëdha nga numri sa vetëm sypamsit, pjesëmarrësit dhe mendja e zemra e viktimave dhe
vet historia i ka përjetue. Shumë të tmerrshme dhe trishtuese. Ndjenjat e mbrendshme dhe shumë të forta,
veprim i trunit të njeriut që vepron në çaste, muej, vit apo në shekuj dhe me pamjen fizike e veprim o i
gjallë o i dekun, kanë lidhë me qinda fate të shpëtimnit të popullit shqipëtarë kundër dhunës, pushtimit e
robënimit. E vet Besëlidhja për të vu paqë e mirëqenje tek fiset e krahinat dhe populli i vet për
normalizimin e ecunisë dhe zhvillimit të rracës së vet, kanë veprue, vetëm e vetëm për të pa e ba mirë të
brezit dhe brezave që vijnë. Besëlidhja u ka lind në zemër e në mendje si fuqia ma e fortë e aktit njerëzorë
e kombëtarë. Ka lidhje me genin e gjakut që këtë botë ta shoh si gëzim dhe i lirë që don ta përjetoj për
vetin, të ketë përmasa edhe ma të gjana mbarëkombëtare ose njerëzore që të qytetnohen së bashku nga ato
mundësi që ekzistojnë ose duhet krijue për mirësinë e këtij përjetimi. Kjo asht Besa dhe Besëlidhja
shqiptare, virtyti ma i naltë njerëzorë që indentifikohen shqipëtarët dhe ua njohti e cilësoi edhe vet Europa
e bota, kush i njohti ata vet, ose përmes historisë së lavdijshme e krenare të shumë e shumë kalvareve për
mbijetesë e Pamvarësi.
E kush e ka thye apo prish Besën apo Besëlidhjen shqipëtare, dihet se kah ka vojtë ose si asht çmue te të
tjerët. Askushi, i pabesë, tradhëtarë dhe çnjerëzorë në vite e shekuj. I shlyem nga faqja e dheut dhe
historisë.
Me qinda e mija e miljonë shqipëtarë ishin humanë e në këtë linjë të Besëlidhjes. Mija vuejtje e
masakrime kanë shkaktue që fenomeni i Besës të lind. Të ruhet e rritet si formë shpëtimi dhe qetësie. Për
jetën e gjatë të Besëlidhjeve. Ndershmënia e madhe me të gjitha visaret e traditat e këtij kombi, vuejtjet
ma të mëdha që mund të përjetoj nji rracë e që i përjetuenë vet shqiptarë, krijuenë fenomenet ma të
dhuntishme dhe të shkëlqyeshme që e vlersoi këtë popull liridashës dhe heroik. Shqipëtari e shqiptarja si
krijesë e këtij kombi të tokës në Europë, janë Apostujt ma të denjë të mbrojtjes dhe lirisë për qytetnim e
Pamvarësi. Janë dhe ishin në të gjithë shekujt. Martirë të papërshkruemë dhe të pavdekshëm që përjetuenë
kalvare nga çdo robënuesë. Nga këto lindën shumë veprime të mëdha njerëzore që janë shembuj për të
tjerët në daç me Gjergj Kastriotin – Skenderbe, për liri e Pamvarësi, në daç me Nanën Tereze për
humanizmin e madh
njerëzorë dhe Paqë në botë. Bukën e ujin, në të shumtën e rasteve e jep ai që ka vuejtje dhe vuejtjen e
shtrimjen e dorës e ban me të bashkvuejtunit. A pak ishin burgje e masakra e pushkatime e varje e
zhdukje të popullit shqipëtarë në të gjitha periudha e mos ti japim bukë e ujë njani tjetrit? Po për mbrojtje
dhe liri dhe ndershmëninë e tyne aq të madhe dhe të papërshkrueme – se nuk pritet kush në Besë as ndaj mikut as anmikut, e sidomos shqiptarët në mes veti, krijuenë fisnikë, zemërbutë e të përvujtun e mbi të
gjitha hero të lirisë kombëtare me të gjitha virtytet e nalta njerëzore. Edhe mikëpritjen e ban fisnikia e
zemrës dhe shpirtit bazue në tradita kombëtare dhe etikën njerëzore e historisë që e indentifikon. Nga
përjetimet tragjike dhe vuejtjet e shumta lindin mu këta hero e heroina të lirisë dhe atdhedashunisë.
Lindën prijsa të shumë betejave për kërkesën Liri e të drejtave të njeriut dhe në të përgjithshmen për
Pamvarësi kombëtare që barazohet me humanizmin ndërkombëtarë.
E kush asht ai shqiptar ose nanë shqiptare që nuk e din se nëpër çfarë masakrash ka kalue e përjetue
kombi shqipëtarë? Po kush asht ai njeri i zakonshëm shqipëtarë ose shqiptare që në kuptimin e mirëfilltë e
gëzoi apo e gëzon tokën, qiellin e diellin e që nuk e vret e nuk e vrasin çdo ditë vuejtje e halle të mëdha
sepse tanë historia jonë, shekujt tanë dhe ditët tona po kërkojnë të mirën e brezave dhe të vetvehtes, mbi
të gjitha të familjeve për nji jetë normale e të zakonshme si botë demokratike e qytetnueme!?
Po kush asht ai shqipëtar, apo shqiptare që nuk e din Besëlidhjen ma historike për shpëtimin e kombit të
vet se Besëlidhjen e madhe dhe të fortë mbarëkombtare që asht baza dhe guri, zemra dhe shpirti, flamuri
dhe historia e shekujve, se ajo në krye me Prijsin dhe heroin kombëtarë Gjergj Kastriotin – Skenderbe më
1444, që u mbajtë në Lezhë. Ajo asht Besëlidhja ma e fort e kombit shqipëtarë që nuk vdes kurrë. Asht
rruga për të ruejtë Komb e Atdhe. Asht rruga jonë.
Po kush asht ai njeri i arsimuemë shqipëtarë apo shqiptare, atdhetarë dhe histori kombëtare që nuk e din
për – Fjamurin e Arbërit – të 1703, ti nismës së Papa Klementit, shqipëtar, për të shpëtue unitetin dhe
identitetin e këtij kombi që kishte para ardhjes së Perandorisë osmane në trollin shqipëtar?
Po kush asht ai shqipëtar ose shqiptare të arsimuemë me dekada që nuk e din Besëlidhjen e Prizrenit të
vitit 1878, për mos tu coptue trojet shqipëtare, për të mbetë unik e etnik të bashkuemë me gjak, gjuhë e
komb dhe për të bashkue fjalën dhe Besën se ky komb nuk duron robëri, por Pamvarësi.
Po kush asht ai shqipëtar ose shqipëtare që nuk e din Besën e Kaçanikut dhe të Drenicës më 1910 dhe
mbarë popullit shqipëtarë të Kosovës, kundër osmanlive të Perandorisë së Turqisë për të shpëtue gjakun e
kombin shqipëtarë…?
Po kush asht ai shqiptar apo shqiptare i shkolluemë dhe arsimuemë dhe njerëz të zakonshëm që din
gjakun, gjuhën dhe etninë e vet të etënve e të nanave shqiptare dhe me dorën e vet shkruejnë shkrimin e
Alfabetit të gjuhës shqipe; e mos të din se në Manastir të Maqedonisë në krye me atdhetarin, misionarin,
diplomatin, publicistin, vizionarin dhe poetin kombëtarë At Gjergj Fishtën u themelue arsimimi dhe
kultura e drita e ditunisë për kombin shqipëtarë.
Po kush asht ai që nuk e din Besëlidhjen e Malësisë së Madhe dhe të Dukagjinit në krye me prijsin dhe
heroin kombëtarë Dedë Gjon Lulin dhe flamurin kombëtarë në Deçiq më 6 Prill të vitit 1911?
Memorandumin e Greçës të 10 – 23 Qershorit; Vendim dhe Besëlidhje e Malësisë së Madhe dhe
Dukagjinit, gur themel i Pamvarësisë së Shqipnisë?
Po kush asht ai që nuk e din Besëlidhjen e Bujanjës të 31 dhetorit dhe 2 janarit të vitit 1944, për të
qendrue dhe mbet shqiptarët së bashku? Po kush asht ai që nuk e din Kuvendin e Prevezës dhe me qinda
Kuvende tjera me Besëlidhje për fitoren e lirisë dhe Pamvarësisë.
Po kush asht ai shqipëtarë ose shqiptare që nuk e din shpalljen e Pamvarësisë të Shqipënisë për të gjithë
shqipëtarë në Vlonë më 1912, në krye me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin, don. Nikollë
Kaçorrin, Lef Nosin e sa të tjerë…?
Po kush asht ai që nuk e din apo njeh Besëlidhjen e Malësisë së Madhe më 1970, e mbajtun në Tuz të
Malësisë dhe pastaj më 2005 me përpjestim të përgjithshëm të mbajtun po nga Malësia e Madhe në Kushe
të Hotit që ndaluenë gjakmarrjen përgjithmonë.
Po kush asht ai që e kupton dhe duhet të kuptohet esenca dhe qëllimi e vendimi për realizim Besëlidhja e
Rugovës, pesë muej pas Besëlidhjes së Malësisë?
Po kush asht ai shqiptar ose shqiptare që nuk e din Besëlidhjen e studentëve të Kosovës në Prishtinë më
1968 dhe ate më 1981, që asht thirrja dhe Besëlidhja ma e fortë për Pamvarësisnë e Kosovës.
Po kush asht ai burrë ose burrneshë, studentë, apo studente, intelektualë, apo njerëz të zakonshëm, mbi të
gjitha, populli shqiptarë i Kosovës dhe të gjithë të tjerët, për Besëlidhjen Legjendare të mbi 500 mijë
shqiptarëve për Dorën e Pajtimit, që historia nuk mban mend vepër ma të madhe se kjo në krye me
humanistin dhe intelektualin e madh e visionarin kombëtarë Anton Çetën me të tjerë – Ska ma gjakmarrje
– po betim për Besëlidhje, ku populli shqiptarë i Kosovës dha provën e betimin ma të shejtë që i nevioitet
nji populli, nji kombi. Ishte bashkimi i nji zemre të nji populli të vuejtjeve e masakrave shekullore për
fitore dhe pamvarësi nga Serbia e madhe, që kurdoherë popullit shqipëtarë i ka krijue tagjeditë ma të
mëdha që kanë përjetue me metoda çnjerëzore, shpërndajë, vra, çfaros e sundo, vetëm shqiptarët të mos
ekzistojnë.
Po cili asht ai shqipëtar që nuk e din Besëlidhjen e shpalljen e Kushtetutës të Kosovës në Kaçanikun
legjendar, në 2 Korrik të vitit 1990, në krye me të urtin dhe intelektualin, vizionarin e Kosovës së
Pamvarun dr. Ibrahim Rugovën; me qinda e mijë të tjerë…?
Po cili asht ai shqiptarë që nuk e din Besëlidhjen e studentëve të Shqipënisë më 1990, kundër diktaturës
enverjane, 50 vjeçare, që veproi në mënyrë çnjerëçzore kundër popullit të vet të izoluemë e masakruemë
dhe kundër; të çdo të drejte të lirisë së fjalës, vet intelektualëve, shqiptarëve të zakonshëm, e çdo lami të
jetës, që çdo gja ishte në duerët e hekurta të Partisë, që me shekuj do ti kushtoj shumë këtij populli në
qytetnim e zhvillim të lanun aq mbrapa mu në Europë, ku me zemrën e jetën e lirisë – Duemë Shqipëninë
si gjithë Europa- dha dritën ma të
shkëlqyeshme të rrezeve të diellit për zhvillim dhe emancipim. Besëlidhje e fortë që solli dritën e lirisë së
veprimit të të menduemit e vepruemit si gjthë Europa.
Po cili shqipëtar ose shqiptare nuk e din Besëlidhjen e Madhe dhe të Fortë të UÇK – së, kësaj Ushtri
Çlirimtare, legjendë e gjallë e Kosovës me të gjithë pjesëmarrësit në luftë të drejtëpërdrejtë për të shpëtue
popullin shqipëtarë me Betimin: Për Flamurin kombëtarë shqiptarë, Liri dhe Pamvarësi. Vdekje ose Liri.
Betohem.
Vëllazën shqipëtarë. Këto e sa të tjera me betimin – Liri ose vdekje – sot dhe në çdo brezëni ishin dhe janë
të domosdoshme të ruhen si sytë e ballit në mendje e zemër të Kombit shqipëtarë.Për të ardhë deri te kjo dhe këto Besëlidhje aq me vlerë historike e kombëtare për të shërue sëmundjet e
mbrendshme që pengojshin në paqë e siguri fisnore, krahinore e mbarë trollit shqiptarë dhe për tu mbrojtë
prej pushtuesëve, ishin dhe janë ma se të nevojshme dhe kërkesa e shtyllave ma kryesore që e mban gjallë
kombin shqipëtarë në të gjitha dekada.
Mbi gjakun e derdhun të mija dëshmorëve për të ruejtë gjak, gjuhë, komb e trollin shqipëtarë Etnik, që
duhet të jetë Besëlidhja ma e madhe e mbarë Kombit shqipëtarë, sublime e të gjitha Besëlidhjeve që janë
themelue e nguros mbi gjakun e derdhun të këtij kombi të mija e mija martirëve e dëshmorëve e me mija
e mija heroina për të jetue të pashpërndamë dhe sbashku, sepse jemi nji gjak, nji gjuhë e nji komb, nuk e
kem as të arsyeshme, as të lezetshme, as të bukur as të logjikshme, as kuptimore, as me mirënjohje,
veprim dhe përparim, nëse Parimet dhe vendimet e shumë Besëlidhjeve që janë vu mbi baza të gjakut të
derdhun dhe Besës për shpëtim e qytetnim në të mirë të vehtes dhe të tjerëve, shumë na pengon, na
çorjeton, na përkeqëson, na humb besimin te njani tjetri për zhvillim e mirëqenje që asht kancer i pa
shëruemë dhe humbim imazhin tonë të shekujve për Lavdinë tonë kombëtare.
Vëllazën. A asht e arsyeshme tue i dijtë të gjitha këto e mos të punojmë me qytetnim si na takon e me
ligje që duhet ta ketë Kushtetuta e vet shteti për mbarëvajte e për arsimim dhe dituni të brezënive dhe të
vetvehtes? A asht e arsyeshme që shumica të marrë bukë me hua dhe në rregjistra e pjesa tjetër prej të
cilëve pritte populli realizimin e idealeve të jenë fortë të pasun; e prej këtyne trimave të lirisë e
Pamvarësisë, populli e kombi shpresonte gjanë ma të mirë, të përpikët dhe të përkushtueme në realizim të
përpikënisë të çlirimit kombëtarë.
Po a na shkon mendja për miljonë shqipëtarë që janë jashtë Atdheut e trojeve shqipëtare në mërgim që të
gjithë kanë ikë e largue prej shumë shkaqeve e mjerimeve, torturave e çnjerëzimeve? Po a na shkon
mendja për shekullin e fundit dhe Epopejën kombëtare të UÇK -së, me sa e sa djelmosha e vajza, që janë
martirë e dëshmorë që prehen në vorre? Drenicë legjendare e Reçak, mbarë Kosova. Lavdia u qoftë. Po, a
na shkojnë ndërmend vorre masive të djemëve dhe vajzave të Kosovës, që as sot etnit dhe nanat e tyne
nuk ua dijnë eshtnat?!
Po çka duemë me të gjithë këta politikanë dhe intelektualë të arsimuemë dhe mos të dimë me i dhanë
zgjedhje popullit e Kombit me dy Parlamente shqiptare, se duhet burrënisht thanë fjalën e mendimin, që
aq fortë e kanë lodhë popullin me ato debate e akuza për njani tjetrin tue i shkue
deri në hollësitë familjare të drejta dhe të padrejta, pa diskutue Temën e subjektin për të cilën janë
bashkue dhe detyrat për të realizue obligimet madhore ndaj popullit dhe votuesëve. Çka asht me ne? Ta
jep pamjen Parlamenti sikur tishim në gjygj të akuzave dhe atakuzave që skanë mbarim ndaj njani tjetrit.
Po ku qendron ajo që të jetë personi deputet i pa provuemë para popullit dhe me dëshmi të veprave të
dukshme e të verifikueme për të mirë dhe në zbatim të kërkesave kombëtare për zhvillim të
përgjithshëm…?
Mezi pritme me u lirue nga barra e randë e sunduesëve dhe pushteteve që na futshin konflikte dhe na
shpërndanë me shekuj tue na vra e pre dhe coptue në pesë shtete. Çka asht me ne? Tash skemi nevojë tia
lamë askujt fajin. Tia lamë vehtes e na ta korigjojmë për të mirë të të gjithëve. Futemi vend e pa vend si të
jetë politika, si ekonomia, si arsimimi, si kultura si shëndetësia e lami tjera dhe në shumë raste nuk jemi të
aftë me i krye ose të pa përgjegjshëm për to. Po a në këtë botë dhe trollin shqipëtarë nuk po munden me e
gjet vetin seicili ku i takon dhe sipas ditunisë dhe aftësisë që ka, apo turremi pa përfillasnji ligj dhe nderue e respektue drejtësinë ligjore dhe Kushtetutën dhe krijojmë probleme të paparapame
që dita më ditë janë tue pengue. A nuk e dimë na se çka asht e keqja si ngatrresë e përhershme e
problemeve pafund? Në ekrane tona vetëm vrasje rrugash të rezultateve të errëta që janë të përditshme
dhe trondisin zemrat dhe pasqyrën e përditshme të botës shqiptare! Pse lëshohemi të gjithë në politikë,
kompetencë e pa kompetencë, të pa provuemë kombëtarisht dhe me dituni që duhet ti ketë çdo person të
aftësisë personale e pasunisë njerëzore të trashigimisë familjare që ka etikë e përgjegjësi. A duhet të jetë i
vetmi burim për ne që nuk e kanë as shtetet tjera demokratike, vetëm politika për tu pasunue e korruptue
në përmasa fare të çuditshme dhe të pa arsyetueshme, marramendëse, a por asht gjetë modusi i shumë
korrupcioneve që janë turp i natyrës shqiptare ku jetohet?
Pse nuk lëshohemi në bujqësi, blegëtori, treg, ekonomi të përgjithëshme që të jetohet e zhvillohet në bazë
të arsimimit përkatës dhe aty të zhvillojë veprimin. Po a e shihni se nga mospërgjegjësia e strategjisë
politike të sektorëve të ndryshëm me mija shqiptarë e miljonë përpara, morën rrugën e mërgimit; me mija
hektarë të tokës shqiptare janë e mbetën djerrë. Me mija bukuri natyrore të bjeshkëve, fushave e vërrinit
bregdetarë të pashfrytzueme e të pa përpunueme si duhet. Ku janë ato shtete demokratike që nuk zbatohet
ligji dhe vërtetohen tardhunat e fitesave dhe prodhimit personal apo kompanive që nuk verifikohen çdo
ditë e çdo vjet?
O vëllazën. Me miljona shqipëtarë kudo ishin dhe kudo jemi mbrenda dhe jashta Atdheut, iu gëzueme
Shqipnisë demokratike. Me miljona shqipëtarë përjetuemë Aktin ma madhor dhe fitimtarë të popullit
shqiptarë të Kosovës dhe kudo ishim për Pamvarësinë e shpallun më 17 shkurt të vitit 2007. Gjithëkund
dasëm e hare. Gjithëkund; e çdo qendër shqiptare e në botën tjetër të kontinenteve, në krye me Amerikën
dhe Europën; përjetuemë Ditën ma të lumtun të historisë sonë. Kosova e Pamvarun.
Me miljona flamuj të kombit shqipëtarë valvitën për Shtetin e Ri shqiptarë të Kosovës. Po çka duemë? A
e dimë të gjithë, thanë burrnisht dhe trimënisht, për të drejtat tona; me mençuni e diplomacion, detyrë për
Bashkimin kombëtarë që na takon, të etnisë sanë se çka duhet veprue e
punue në atë aspekt? Gjithmonë e kërkueme mbështetjen e shpëtimin e ndihmën në Europë, se jemi në
Europë dhe te Shtetet e Bashkueme të Amerikës, që na e dhanë ndihmën e forcën ma të madhe si askush
tjetër për Kosovën, Shqipëninë, shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi. Asht miku ma i vërtetë i veprimeve
që e lidhi Diaspora dhe inteletktualët e mençëm ngado ishin me banim e veprimtari në amerikë. Pse bajmë
veprime aq shqetësuese kur mundemi me i zgjedh na kryesisht me vetvetin. Na ditme me i dhanë mend e
udhëheqësi e shtetformim Romës, Stambollit, Egjiptit, Rumanisë e kujdo tjetër gjatë robënimeve tona. Me
plotëbindje e thomë se na jemi të zotët e të ditun e të urtë e diplomatë e politikanë e ekonomistë e për
arsim e tjera e tjera për të krye punët tona dhe të jemi shembull edhe për të tjerë. Po, atherë çka kemi? Të
gjithë nga fisnikia familjare e trashiguese jemi me krenari për gjak gjuhë e komb; për veprime të të
tparëve e tonat. Po atherë ta pyesim vehten a jemi në ata rrugë që kërkuenë gjeneratat e martirët e
dëshmorët në shekuj? Edhe sot? Zume e thame për fajtorë të dëshmuemë pushtuesë për popullin shqiptarë
që na robënuenë me shekuj. U fol e flitet në Bruksel, Pariz, Hag, Vienë, Londër e ku gjetiu. Folme në
Organizatën e Kombeve të Bashkueme, Vashington e Njujork. Në Dajton e Rambuje. Erdhi finalizimi.
Kosovë e Pavarun, 17 Shkurt 2007. Gëzim pa kufi!
Me qinda të jashtëm na vinë tash e parë e na japin udhëzime e këshillime e direktiva konvencash se si
duhet veprue, sikur mos të ishim na të zotët për ti zgjedh; sikur na mos të njifshim njani tjetrin dhe
vuejtjet e mjerimet tona, sikur tishim sa nacionalitete e jo nji komb me nji gjak e nji gjuhë e nji histori. Na
erdhën Papa nga Roma e bekuenë tokën shqiptare të shumëvuejtun dhe të përgjakun në shekuj. Të gjithë
ishim së bashku. Asnji kundër njani tjetrit. E shkëlyeshme. Të gjithë të nji Zoti. E shkëlqyeshme.
Po çka tash? Zotni Ashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, dr.Fatmir Sejdiu i LDK- së, ish
President, presidente Jahaga, Vetëvendosjes e sa tjera të Partive, pse nuk e bajnë burrënisht dhe me
mençuni e vëllazën të gjakut shqipëtarë Besëlidhjen për të mirën e Kosovës, ashtu sikur ishin në
Legjendën e gjallë të Betejës për Pamvarësi? Për të mirën e popullit dhe prosperitet. Për uljen e
tensioneve dhe mirëqenjen e mbarë Kosovës. Për Lavdinë e mija e mija viktimave dhe dëshmorëve dhe
krenarisë kombëtare. Mos të frigohen se svdesin unit. Të mendojnë se si vepruenë ma parë për ideale të
Pamvarësisë dhe ishin piedestale, ashtu në veprim të mendojnë për të mirën e popullit se vdesin të
paharruemë e Piedestal.
Keni nji ditë tjetër vëllazën të Opozitës për demostrata, pas kremtimit të Ditës së Pamvarësisë së Kosovës
e mos të luejmë me fatet ma vitale të Shtetit shqiptarë të Kosovës, që ndërkombëtarët na kanë vu në prova
se çka jemi tue ba? Në mos doni ta gëzojmë Beogradin që spushon për ndasinat tona, Podgoricën,
Moskën e Atinën, derisa nuk asht vonë, kthenju e merrnju me çështje vitale të shqiptarëve si në Kosovë,
Shqipëni, Maqedoni e Mal të Zi. Me aq Parti që as vet Amerika nuk i ka, puna nuk ec përpara. Jeta asht
Pluralizëm e konsesione, asht drejtësi e ligje për zbatim, por as na nuk mund të dalim të veçantit ndaj
shteteve tjera demokratike apo në botë.
Ne duhet të shikjojmë se si na edukohen e arsimohen familja që asht bazë e shoqënisë, fëmitë, të rijtë e
studentët. Kush na i edukon ata dhe si na i arsimojnë dhe edukojnë nëpër të gjitha
shkolla dhe Universitete? A janë në edukimin e arsimimin mbarëkombëtarë shqipëtarë dhe të përmasave
arsimore e ditunore europjane e botënore si na ka hije e pritet prej nesh gjithmonë, a por ka kahje të dikujt
tjetër që aspak nuk asht shqiptare e as historike të shekujve tanë. Për ne dhe breznitë tona asht ma e
madhja për të jetue e mbijetue dhe integrue në botën e qytetnueme europjane.
Mjaft me fyemje dhe çpifje; mjaft me ngatrresa dhe shamje, mjaft me dhunë dhe mostolerancë, mjaft me
retorika që skanë baza në funksionim të popullit, mjaftë me të kurdisuna dhe vrasje për hakmarrje, mjaft
me narkotizëm që se ka njohtë bota shqiptare deri në këtë shekull, mjaftë me shfrytzimin e këtij kombi
për përfitime personale, mjaft me kohë boshe që nuk siell kurrëfarë rezultati, mjaft me luftën e rendeve
fisnore dhe krahinore të lloj – lloj ngatrresave për përfitim, mjaft me mosndërgjegjëje dhe mospërgjegjësi
ndaj popullit dhe kombit shqipëtarë kushdo qoftë. Të lamë inatet e xhelozitë e së kaluemes se ato na vranë
tash e parë dhe po na1 vrasin edhe sot. Të shkruhet e vërteta nëpër të gjitha shkrime kudo shkruhet e flitet
se mos e vërteta asht plaga që kurrë nuk shuhet as nuk shërohet. Për çdo plagë që ka përjetue populli
shqiptarë dhe përjeton, tia lamë drejtësisë dhe ligjeve si të vetmes rrugëdalje që mos ti kthehemi njani
tjetrit kundër, se asht shkatrrim kombëtarë. Vëllazën e qytetarë shqiptarë. Ti lirojmë e japim ndihmë për
të udhëheq të gjthë ata që dhanë e japin prova në të mirë të kombit. Tu japim të drejtë të gjithë atyne që
kanë mençuni e aftësi arsimore e ditunore për udhëheqje të çdo lamije të jetës sonë. Vetëm Besëlidhjet e
arsimueme e të qytenueme në shërbim të qytetnimit mbrenda nesh dhe ndaj të tjerëve na ban edhe ma
krenarë. Ate gjatë historisë së rrjedhave të shekujve e dëshmueme. Duhet ta dëshmojmë si populli ma i
lashtë në Europë. Nuk mund të jemi të gjithë Engjuj. Asht e pamundun se ata nuk ekziston në botë, por mund të jemi si shembull i njerëzimit të shumëvuejtun që e don civilizimin dhe Paqën në mes veti dhe në
Botë.
Gëzuar Pamvarësinë e Kosovës të 17 Shkurtit 2007.
Detroit, 30 janar 20016 Vëllaznisht, prof. Lulash Nikë Palusha