Duke lёxuar Konicen dhe shkrimet rreh tij, njeriu ndjehet nё njё atmoferё informacioni tё ri, nё njё botё krejt dryshe plot dritё dhe udhё, duke tё futur nё shtegun e meditimit qё t’a ndez motorin e shpirtit, pёr tё kapur kohёn e humbur dhe pёr tё shpetuar nga ganxhat ideologjike qё tё ngulёn si heshta gladiatorёsh. Eshtё vёrtetё njё fenomen i çuditshёm nё vendin tonё, pas rёnjes sё komunizmit, duke parё se demokracia, mendimi i lirё, pluralizmi politik e kulturor me tё metat dhe jo pёrsosmerinё fillestare qё kanё, janё proçese tё pakthyeshme edhe nё Shqipёrinё tonё. Tё gjithё kalemxhinjtё e deridjeshёm tё diktaturёs, disa prej tё cilёve u ёshtё vёnё epiteti “inkuzitorё tё kulturёs shqiptare” si dhe tё disa dyfyrёsive tё tyre nё diasporё po vrapojnё shoq pёr krye shoqit se kush tё kapet mё parё e mё bindshёm me figurat e Fishtes, Konices, Koliqit, Camajt, Pipes… poetё e dijetarё, atdhetarё tё mёdhёnj, tё cilёt ishin tё ndaluar pёr 50 vjet. Kjo nuk do tё kishte asgjё tё keqe, sikur vёrtetё tё ishte fjala pёr njё kthesё burrёrore, tё njё pendimi tё thellё, pёr njё rinovim mё tё vёrtetё demokratik, atdhetar e tё kulturuar tё punёtorёve tё propagandёs sё proletariatit. Njё kthesё dhe njё rinovim i tillё, jo vetёm se ёshtё i pranueshёm, por domosdoshmёrisht i nёvojshёm edhe si njё kёrkesё e kohёs, pёr tё mirёn e tyre, pёr tё dalё nga llumi i zi i kёmbёve dhe duarve tё tyre, por mё tepёr pёr tё mirёn e kulturёs sё kombit tonё, pёr tё mirёn e historisё dhe gjuhёs sё saj, si njё shtresim pёr tё korigjuar gabimet shumё herё trashanike dhe kriminale.
Demokracia nё pёrgjithёsi dhe toleranca kristiane me vlerat e saj nё dashurinё njerёzore, nё respekt tё besimit ndryshe, tolerancё e shenjtё qё mbijetoi nё shpirtin e kombit tonё, janё njё ftesё pёr tё gjithё, pёr t’i afruar dhe jo pёrbuzur siç pёrbuzёn, por pёr ti dashur siç na don ne vetё Zoti, qoftё edhe ata qё dihet mirёfilli se kanё marrё pjesё direkte nё krimin madh kulturor e fetar kundёr kombit. Mohimi i veprave tё shkrimtarёve tё diasporёs ishte njё nga shkaqet e ç’thurjes sё madhe morale, pezimizmit fatal dhe triumfit pёr disa dekada tё metalizmit ideologjik deri nё deje tё fjalёs dhe mendimt. Vihet re njё rёndje e dukshme e disa penave pёr tё bёrё riabilitime tё shkrimtarёve tё diasporёs, kur ato janё pёrgjegjёsit kryesor tё mohimit te tyre. Kjo nuk ёshtё gjё tjetёr vetёm njё mashtrim e njё rimohim nё formё tё kamufluar. Pa kёrkuar falje deri nё skaj tё ylberit, nu ke si t’i shikosh e shijosh ngjyra e tij.
Kombi shqiptar, rinia e tij ka nёvojё tё dijё pёr At Gjergj Fishten, pёr Faik Konicen…, pёr vepren dhe mendimin e tyre kritik dhe mbi te gjitha pse ato i shpallen “armiq tё popullit”, kur nuk ka njeri mё shumё nё botёn shqiptare si ata qё e kanё dashur aq shumё kombin e tyre. Pёr kёto analiza ka nёvojё rinia dhe jo pёr reabilitime fiktive si njё pluhur patonjsh tё vjetёr pas tё cilёve fshihet arsyea e vёrtetё. Tё vendosish kazmёn mbi eshtrat e kolosёve tё letёrsisё dhe artit, tё dejgёsh prodhimin e trurit te tyre, pёr tё t’kurrur hemisfren e etur pёr dije tё gjeneratave tё reja ёshtё njё tokё e djegur qё i pas. Kemi nёvojё tё mbjellim filizin e ri tё jetёs. Kjo duhet kuptuar se dielli nuk mbulohet me shoshё!
E gjithё jeta e tyre e mohuar ёshtё njё lapidar drite, e gjithё vepra e tyre ёshtё njё monument nё sy tё Nanёs Shqipёri. Me kontributin e tyre e lartёsuan dhe e nderuan aq shumё shqiptarizmin si njё program shkollor dhe si njё abetare e rrugёs sё dretjte tё nacionit tonё nё kufijt e bashkuar tё Shqipёrisё etnike qё na fali Zoti t’a shijojmё e t’a trashёgojmё.
A ka pra riabilitim tё sinqertё tё kёtyre figurave?! Zhurma nuk e ndan nga goja mikrofonin e tamburanteve. Njё jetёshkrim apo njё dekoratё nuk mund tё quhet riabilitim. Njё dekoratё, dhёnё Gjergj Fishtёs nё njё nga zyrat e pushtetit lokal tё Lezhёs, nё prani tё njё pakice njerёzish nuk ёshtё riabilitim, por injorim i kёtij poeti qё i kapёrcej kufijt e kombit tё vet. Shkrimtarёt shqiptar nё perёndim krahas letёrsisё e kulturёs ato zhvilluan edhe mendimin plotik nё demokraci, si njё parakusht pёr rrёzimin e diktaturёs. Riabilitimi nuk ka bazё tё shёndoshё pёr kёtё shtresё tё ndritur tё inteligjencёs shqiptare, pёr kёtё furrё tё zjarrtё tё atdhedashurisё, tё cilёt ngritёn nё funksion njё shtrukturё autoktone shqiptare tё traditёs sё lashtё, mё fytyrё engjellore lirie, duke shtruar njё trase tё sigurtё nga ku duhej t’a hidhte hapin shqiptari, drejt realizimit tё ёndёrrave tё prosperitetit dhe identitetit tё tij nё integrimin e vlerave cilivizuese perёndimore.
Nё Shqipёri, pёr fatin e keq, nderohen me perulje politikanet dhe u çelet shtegu hajvanёve pёr pushtetin e radhёs. Ky ёshtё cikli i votёs sё sovranit nё vendin tonё. Njerёzit e artit nё perёndim kanё njё nderim tё lartё pёrkundёr politikёs, pёr tё cilёn nuk ta jep kush njё peni.
Riabilitim do tё thotё qё e gjithё krijimtaria, mendimi letrar, kulturor dhe politik i krijueve tё diaporёs tё jetё njё program shteteror, arsimor e kurutor dhe tё “hidhet” si hiri i shenjtё nё tё gjithё damarёt e hartёs sё Shqipёrisё, pёr tё marrё nё dorё çelёsin e tё ardhmes sё kombit qё e mban tek burimi kulçedra e vjetёr. Njё çelёs kopil tё saj ajo e ka edhe nё fletёt mediatike dhe tё organizimeve shqiptare nё botёn e lirё. Aferim o miku im!