Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Në hetuesi

$
0
0

Nga Avdush Canaj

 

E kishin futur në një qeli të errët dhe ai priste.Priste të hynte dikush që ta merrte në pyetje. Kokën mbante lart, s`i luante as qerpiku. S`kishte bërë asgjë të keqe e as s`i kisht kujt borxh.

Sakaq dera e hekurt u hap.Hyri një njeri me mantel të zi si prej korbi.Edhe republikën në kokë e kishte të këtillë. U ul pranë tij.Nxori një cigare nga pakoja.Ia qiti tymin.Ishte vetë udbashi.

Ti je ai poeti që po flitet?- e pyeti.

Për kë po flitet nuk e di, por unë jam Alush Canaj. Shkruaj poezi e tregime për fëmijë.

Pasi thithi tymin me afsh e pjesën tjetër e qiti si nga shpella e tij,shllunga-shllunga, udbashi iu drejtua:

Për kë shkruan, or poet?

Për çdo gjë që më mundon, i tha dhe e shikoi në sy. I kishte të enjtur, të mavijosur.Sigurisht kishte pirë gjithë natën me cerberët e vet.

Përshembull, çka të mundon ty?- e provokoi

Liria, i tha shkurt

Si ?!- u çudit udbashi, s` e kishte pritur këtë përgjigje të drejtë. E thithi edhe një herë cigarën dhe e hudhi në dyshemenë e betontë,pastaj menjeherë e vuri këmbën në qafën e saj.Ia nxori shpirtin.

Liria, zotëri.Ajo na mungon. Atë s` e kemi.

Çka don ti, brinat, a?

Jo brinat, ato i kanë dikush tjetër, por lirinë siç e kanë gjithë popujt e tjerë. Të jemi zot në shtëpinë tonë e jo qiragji.

Sipas kësaj  ti nuk qenke zot në shtëpinë tënde?

Jo.

E kush na qenka?

Beogradi.

Ai u tmerrua me  përgjigjen. I ra tavolinës me grusht.

Ti me këtë po e kërkon Shqipërinë, ë? Xhaxhi Enverin, ë?

Deshi ta qetësoi.

Mos u ngut.Nuk thashë kështu.

Ta lexova mendimin.Mos mendo se ne nuk dimë asgjë.Të gjitha i dimë. Edhe çka mendoni. Ti po e kërkon Shqipërinë këtu. Po e kërkon edhe përmes vjershave të tua. Po i lexojmë ne.Po na tregojnë. Po na zbërthejnë metoforat e simbolet e tua. I kemi na njerëzit tanë për këto punë.

Sa për këta të fundit, e di që i keni.Poezitë e mia janë të hapura, i lexoj nëpër orët letrare, i gjeni nëpër faqet e revistave.Flasin për dashurinë e nënës, Atdheut, tokës…

Po, po, për nënën Shqipëri .

Për nënën time, zotëri. Unë kam nënë.Nuk jam jetim.

Udbashi u zemërua.Damarin e zemërit ia pa në ballë.

Ore, ti, poet, edhe unë kam nënë, por nëna ime e ka emrin Jugosllavi e babai Tito. Edhe ti duhet të jesh kështu, a më kupton?-iu  afrua të veshi.

S` të kuptoj. Unë ndryshe jam. Nëna ime është Vaxhideja, amvise, e ,baba Jonuzi, punëtor në Kombinatin e Duhanit.

Don të thuash se je irrident, nacionalist. E do Shqipërinë e jo vendin ku jeton e ha bukë.

U mbrojt.

Jam shqiptar, por tokën time e dua.

Do të thotë Shqipërinë. A ke qenë ndonjë herë atje?

Një buzëqeshje e dielltë iu shfaq në sy.

Ta merr mendja se kam qenë.

E si e kishe, pra, atë nënën tënde?- udbashit iu çel fytyra. Zemërimi i kishte ikur.Tashti i kishte rënë telit ku duhet. Do të gradohej për këtë që e kishte zbuluar tek viktima e tij, pa ndihmen e askujt.

Ishte për mrekulli. Zonjë e rëndë. U çmalla me të. U kënaqa. Si me nënën më. Në prehërin e saj të ngrohtë. Natën e benim ditë.

E  Xhaxhi si ishte? Je pa me të?

Si jo. I fortë. Çelik. Me grushtin lart.

Fërkoi duart me një buzëqeshje të zgërdhirë si prej ujku.

Eh, tashti me trego drejt, si arrite deri atje? Në çmënyrë? Kush të ndihmoi?

Shumë lehtë, zotëri. Nëpër atë kufirin gjemborë të vdekjes.

Nuk të diktuan qentë?!

Kisha me vete pipër. Dhe kalova  pa një therrë në këmbë. Shkova tek Nënëmadhja jonë.

Dhe?

Kur hapa sytë, jorgani te këmbët. Ishte vetëm një ëndërr e mirë, asgjë më shumë, zotëri .

Udbashi u çart. Ulurinte si ujk i uritur. Thirri xhelatët.

Drama e trishtimit filloi.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles