Kjo indiferencë apo heshtje e gjatë e popullit përball gjithë këtyre problemeve të grumbulluara politike dhe ekonomike, më fajin e garniturave në pushtet, më duket së nuk justifikohet . Gjithë ky pasivitet politik do të duhej të pushon. Dhe, ka ardhur koha që populli mos ta mallkon më vetën më gjithë këtë heshtje . Popullit po i mungon angazhimi që zingjiri i regjimeve autoritare të shkëputet.Sa më shumë që kalon koha do të jemi edhe më të dobët përballë këtyre tiranëve , të cilët shteti dhe populli po mendojnë që janë bërë vet. Askush nga jashtë nuk na e ndryshon gjendjën për të mirë, nese ne vetë nuk e ndryshojmë ate më angazhimin tonë të përditshem.
Ti o popull mos prano regjime dhe njerëz të cilat janë ngritur mbi Ty. Mos prano që në emer tëndin të qeverisinë më vendin njerëzit e paditur dhe të shitur . Të shitur te qarqet antishqiptare të Evropës, të cilët shumë po na imponojnë lojën e tyre politike. Ti popull mos lejo që të tërheqin për hunde gjysëm analfabetët politik.Mos lejo popull që një grusht oligarkësh politiko-finaciar ta qmontojnë jetën tonë normale, duke na futur në qorrësokak .Mos lejo popull që ky grupazh politik , të dikton kushtet e veta së si duhet sjellur.Mos ua lejo të drejtat tua popull, atyre të cilët që 17 vite nuk po ngopën duke abuzuar shtetin në emer tëndin. Kjo klasë politike moti e ka lënë edhe rrugën e Zotit.Zatën për nekomunistët më rëndësi është idelogjia e tyre .Çdo heshtje në vazhdim është sikur neve të gjithë kemi pranuar kapitulimin para atyre të cilët po e përbysin anijën në dallgët e detit.Nuk ka gjë më tragjike siq e kam thënë edhe një shkrim më parë që të bëhëmi azilant në tokën tonë.Ky pushtet edhe në fakt nuk është fajtor. Fajtor jemi të gjithë ne.Fajtor jemi ne së e bëm haram votën.Edhe nese nuk i paten kokrrat e nevojshme për fitore , këta i vodhën ato , manipuluan më votën e popullit. Për këtë tokë luftuam brez pas brezi.Mos të lejojmë që askush të shkelë mbi gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorve të kombit. Kjo do të ishte tradhëtia më e madhe.Kan mbetur edhe 1800 kufoma diku në Serbi, e këta as që po i përmendin. Popull mos i prano për mendim të saktë dhe serioz ate që po na vjen nga mediatë e kontrolluara pushtetare. Ajo është vetëm një propagandë e tipit gebelsianë. Mos lejo krejimin e politikës të atyre të cilët politikën e kan shndrruar në profesion për përfitime përsonale, e asgjë më tepër.Përgjegjësia tek e fundit është e jotja popull, nese pranon të jeton në kushtet e diktateve .Nese pranohet ky nënshtrim dhe ky poshtnim edhe më gjatë ,faji nuk është më i garniturës në pushet. Së si ia presim rrobat veti edhe i bajshim më shëndet. Nese dikush tjetër na bën jetën tonë, dhe tregimin së si po funksionon bota, e ardhmja dhe përspektiva jonë kurrë nuk do të jetë e mirë. Kosova po zbrazët para syve tanë e Ti popull ende po bënë sehirë.Po bën sehirë para atyre të cilët gjendjen sociale dhe ekonomike e kanë pru në shkallën më të ulët. Jeta dhe bota rreth nësh nuk ndërtohet më përralla të kësaj elite politike.Po lejohet që një grusht njerëzish të na i dikton rregullat e lojës.Tjetërsimi nga vetëvetja është gjëja më fatale !!!