Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Gjekё Gjonlekaj kodiku i besёs e fjalёs sё lire nё Amerikё…

$
0
0

Nga Zef Pergega

 

Pёr t’a pёrshkruar veprimtarinё e njё njeriu, intelektuali dhe punёtori tё palodhur tё fjalёs sё lirё nё shёrbim tё çmuar tё çёshtjes kombёtare qё lartёsohet nё kufij tё dritёs sё yjeve nuk ёshtё punё e lehtё. Aq mё shumё qё kodiku i besёs sё fjalёs shqipe nё Amerikё, Gjekё Gjonlekaj ka fletё qё ndriçojnё si kallёzat e grurit tё vjeshtёs nё arёn e kombit tonё. Ky princ i guximit nё principatёn e vlerave tё lirisё, humanizmit dhe guximit qytetar e ka shtruar rrugёn e arbёrit me pllaka, ku shkruhet shqip dhe spikat me plot dhunti emri shqitar. Ai e ka pёrdorur emrin e tij, pёr t’a lartёsuar kёtё emёr tё mёrgimtarit nё botёn e lirё, duke i dhёnё atё qё duhet dhe e meriton t’a kёtё, qytetarinё e denjё. Gjonlekaj ёshtё i denjё tё konvertohet ne lёgjёndёn e kuvendeve tё odave tё burrave tё mençur tё kombit, pёr tu ngrohur nё zjarrin e shpirtit tё shqiptarit qё e do mё shumё se çdo gjё tjetёr Nanёn, Shqipёrinё dhe lirinё. Gjekё Gjonlekaj nё shkrimet e tij kurr nuk e takova si konformist dhe pajtues me fenomenet negative tё kohёs dhe tё shqiptarёve, por si njё prijёs i fjalёs dhe i veprёs nё llogorёn e parё tё luftёs, pёr tё drejten, dinjitetin, pёr tё shporrur nga sytё butaforizmin e slloganeve tё rreme qё fshihёn e çelin vezё tё sёmura nёn kapotёn e patriotizmit.

Gjonlekaj, kur ka ligjёruar nё demotratё edhe stralli ka xixelluar shqip dhe thirrja liri i ka kapёrcyer gradaёelat e larta, tё cilat mёgjezet me diell i zgjojnё me qiellin dhe aty valevitet flamuri ynё kombёtar e kёndohet kёnga: “Osa mirё mё qenё shqiptar!. Kur ka i ka trokitur nё Shtёpinё e Bardhё, bardhёsi ka marrё emri shqiptar dhe nё vemendje e ka kthyer administraten amerikane. Kur ka dhёnё nga shpirti pёr katedrale dhe njerёz nё nёvojё provonia e shpirtit e ka dhёnё njё mirёnjohjё mё shumё se njё dekoratё. Gjonlekaj nё komunitetin shqiptar nё Amerikё gёzon respektin mё tё merituar nga shumё figura dhe pёrsonalitete shqiptare dhe amerikane. Oratoria e tij ёshtё tribunale, ku reflekton bukur sfera e ngarkuar e logjikёs sё problemit me njё njohje historike dhe shoqёrore tё temёs qё rrok e referon.

Njё ditё erdhi si pa u ndjerё nё Detroit tё nderonte marinsin shqiptaro-amerikan, Gentian Marku qё dha jetёn nё Irak. Doli para trupit tё tij dhe tha: “…Fli i qetё o bir i Shqipёrisё se je njё hero i vёrtetё. Ke nderuar kombin tёnd dhe kombin amerikan me frymёn e tё cilit u rrite e u edukove…!” Ai foli mё tepёr pёr veprёn e marsit, por nderimi u shfaq nё sytё e tё gjithёve se Gjonlekaj kishte marrё rrugёn enkas nga New-Yorku, pёr ti thёnё ato fjalё para trupit pa jetё tё mbuluar me flamurin shqiptar dhe Amerika. Nё kёtё kuptim them se Gjekё Gjonlekaj ёshtё njё piramidё nderimi, krahёt e tё cilёs rrokun traun e kulmit tё kullave tё moçme shqiptare.

Gjeka, njё herё pasi mbajti njё fjalim nё njё aktivitet tё Kishёs sё Shёn Palit u duatrokit gjatё pёr elekuencёn e shpehjeve tё tij tё gjetura, por dikush nga cmira po kruhej nёn lekurё tё poshtrimit dhe gjeti rastin nё kafeterinё e kishёs tё hidhte ndonjё rromuz, duke sjellё njё motiv popullor tё kёrtollёs sё djegur qё me sa duket pёrdoret ndёr shqiptarёt e Kosovёs se prej andej ishte ai qё bёri suflerin. Gjeka nё atё moment u shfaq nё kafeterinё ku ishin rreth 20 veta dhe e dёgjoj kёtё ofezё tangent. Dikush aty nё koridor e pyeti se pse nuk i ktheu pёrgjigje e ai e dёgjova qё tha: “Kisha ёshtё vend i shenjtё dhe si e tillё asnjё fetar dhe jo fetar nuk guxon tё fyeje tё tjetёrt ti pёrgjigjet tjetrit me monedhen qё e mertion se kёtu nuk lejohet as tё ngrihet zёri se ёshtё vendi i paqёs dhe dashurisё. Zoti pastё mёshirё pёr te!”

Gjekë Gjonlekaj

Gjeka ka qenё vazhdimisht prezent nё komunitetin shqiptar tё Detroitit, me shkrime, me kёshilla dhe biseda tё ndryshme, ku ka dhёnё mendimet e tija pёr zgjidhjen e çdo problemi apo pengesё nё rrugёn e ngritjёs sё shqiptarёve. Ai ka patur njё bashkёpunim tё dёndur me mediat e shkruara dhe audiovizive tё komunitetit tonё, por disi e pashpjegushme se ai pas njё kohe ёshtё larguar. Dikush thotё se Gjeka nuk lejon qё ti pёrdoret emri nga kushdo qё duke njohur aftesive tё tij tё thella kёrkon t’i imponohet dhe tё bёjё emёr.

Kam lёxuar shumё shkrime tё tij sidomos ato qё kanё bёrё jehonё ёshtё vetё jehona e kryengritjёs sё Malёsisё sё Madhe nё shtypin amerikan. Asnjё nuk e ka rrahur kёtё temё historike, ose i ёshtё referuar Gjekes. Kontributi i Gjekёs nё kёtё drejtim ёshtё njё brumё i ardhur qё gjithmonё i gatshёm pёr ta pjekur bukёn

e fjalёs sё lirё ndёr shqiptarёt e Amerikёs. Zani i tij ka qenё i fuqishёm, jo vetёm nёpёrmjet valeve tё “Zёrit tё Amerikёs”, por kudo nё tubime e takime pёr liri e tё drejta njerёzore. Nё gurin e kёndit tё lirisё sё Kosovёs ёshtё shkruar edhe emri i Gjekё Gjonlekes. Nё tingullin e kёmbanes sё katedrales “Nana Tereze” nё Prishtinё ёshtё edhe njё thirrje pёr njё lutje bujare pёr shpirtin e tij tё gjallё e bujar. Gjekё Gjonlekaj ёshtё pothuajse nё çdo evenimet historik dhe tё rёndёsishёm nё jetёn e shqiptarёve tё Amerikё, si njё nxёnёs i shkёlqyer qё nuk mungon nё mёsimin e historisё dhe tё jetёs sё shqiptarёve, duke dhёnё gjithçka nga vetja pa kёrkuar shpёrblime, pa kёrkuar dekorata , qё siç ka thёnё Balzaku se ai qё i kёrkon levdatat nuk i meriton e ai qё i meriton nuk ka nёvojё pёr ta.

Si dashamirё i Gjekёs do ti kёrkoja qё me influencen e tij tё mund tё organizohej njё takim pёr shkёmbime eksperiencash pёr tё diskutuar rreth shuarjes sё gjuhёs shqipe nё Amerikё, tё pёrdhosjes tё datave historike tё kombit, pёr shthurjen dimensionale tё kulturёs kombёtare nё diasporё. E me kёtё rast bashkarisht ti kёrkonim shtetit shqiptar dhe organizmavet tё tij, Presidentit, qё tё ushtronte gjithё autoritetin e tij pёr zbatimin e Kushtetutes pёr tё drejtat e shqiptarёve nё mёrgrim, me qёllim qё diaspora tё jetё e lirё dhe e mbёshtetur nё aspiratat e saj dhe kurrёsesi tё mos jetё pjesё e organizuar e njё partie politike, siç ёshtё nё fakt tani nё fazёn pёrmbyllese tё kёtij proçesi ogurzi.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles