Në tromegjën:Gjermani ,Zvicër dhe Francë, në qytetin Lorrach-Gjermani u themelua “Lobi Euro-Atlantik Shqiptar”. Një Lob apolitikë që prioritet ka unifikimin dhe tubimin e mbarë mërgatës kudo në botë! Tubimi u mbajt aty që dikur ishte arenë e përgjakshme luftërash e urrejtjesh. Më shërimin e plagëve të vjetra, tani kjo tromegje, është shembulli më i bekuar i unitetit ndër popuj e civilizuar. Zgjidhja e këtij vendi ishte një mesazh për shqiptarët të cilët kanë një gjak flamur dhe një gjuhë:”Bashkohuni edhe JU”! Amanetet dhe udhërrefimet për bashkim i kemi të kahershme, që nga Teuta, Agroni, Skënderbeu, Rilindësit deri të dëshmorët e lirisë etj!!!
Pamje e të pranishmëve në tubimin e themelimit të “Lobi Euro-Atlantik Shqiptar” në Lorach
Në Tubim u prezantuan pjesa dërmuese,nga përfaqësues të asociacioneve,shoqatave dhe organizmave me veprimtari në Evropës dhe ma gjerë. -Në pamundësi pjesëmarrje shumë përfaqësues nga katër anët e Globit shprehen gëzimin, gatishmërinë dhe vullnetin përmes përshëndetjeve,telegrameve dhe mesazheve në shenjë përkrahje për këtë nismë. Pati shumë telefonata dhe shkrime nga kryesues të shoqatave e asosiacioneve nga vende përtej oqeanike, si:Amerika,Australia,Zelanda e re etj. Pjesëmarrës pati nga te gjitha trevat shqiptare .Tubimin e hapi zoti Skenderbeg Klaiqi me antonimin e himnit kombëtar të dy shteteve shqiptare ,po edhe përkujtim me një minutë heshtje martireve që ranë për lirinë dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesit barbar. Zoti Skenderbeg Klaiqi paraqiti në mënyrë ilustrative shembullin e një projekti se si një platformë organizative do dukej. Edhe pse të ftuar e njoftuar ishin të gjitha partitë politike, e institucionet tjera, pjesëmarrës nga strukturat politike ishte vetëm zoti Begjet Pacolli.
- Pjesëmarrja e Zotit Pacolli ishte në cilësinë e një mërgimtari nga Zvicra. Këtë e konfirmoi ai vet në prezantimin e tij,duke konfirmuar po ashtu gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të ndihmuar organizimin e lartpërmendura. Zoti Pacolli apeloi në nivelin e njëjtë me W.Woker, për një organizim të mirëfilltë të mërgatës dhe një zgjim të cilin e kërkon koha dhe nevoja. Të gjithë pjesëmarrësit arritën të japin mendimet dhe idetë e tyre rreth platformës organizative dhe emërtimit të këtij kulmi organizativ. Propozimet u miratuan me vota të hapura. Pos shume propozimeve rreth emërimit ma i qëlluari ishte ai i zotit Xhafer Ahmetaj nga Norvegjia, nga e cila pjesëmarrësit me shumicë votash e miratuan me emrin “LOBI EUROATLANTIKË-SHQIPTAR”.E veçanta e këtij takimi ishte edhe komunikimi i drejtpërsëdrejti i Lobit Shqiptaro –Amerikan, përmes internetit, me një deklaratë të ish ambasadorit amerikan zotit W.Woker me porosi të fuqishme,duke vijuar deklaratën përmbledhëse të tij:
-Unë dhe familja ime, do jemi në betejën për realizimit e aspiratave dhe të drejtave tuaja. Duam të kontribuojmë për zhvillimin e pozitës së shqiptarëve kudo që janë. Na duhet durimi,besimi,vullneti dhe uniteti i juaj. Organizimi i mërgatës mbarëshqiptare është obligim që duhet urgjentisht të vëhet në jetë. Luftoni dukuritë negative dhe investoni në ardhmërinë e fëmijëve tuaj. Ne jemi me Ju! Amerika është me JU!Zgjohuni! Publiku e përcolli deklaratën e zotit W.Woker me duartrokitje të gjata.
Kjo datë e 20.02.2016, ishte një ndër ditët që thyen tabutë historike të shqiptarëve nëpër shekuj. Kjo ditë shënoj një shpresë të madhe, për t’i kthyer imazhin popullit shqiptar në mërgatën e madhe anembanë botës. Këtu u bë promovimi i bashkimit të mërgatës tonë me themelimin e këtij Lobi, që do të sjell dashurinë e jo urrejtjen ndaj njëri tjetrit,forcën e jo përçarjen si deri më tani ,punën dhe jo abuzimin si deri me sot. Formimi i këtij Lobi, do të bashkon e bashkërendon një potencial të fuqishëm, për çështja madhore të interesave tona të përbashkëta te të gjitha trojeve shqiptare dhe të Mërgata Shqiptare.
Ky takim i kësaj date krijoj vullnetin relativ nga veprimtarët, intelektualët dhe përfaqësuesit e organizmave të ndryshme në mbarë Evropën nga unioni dhe asociacionet e të gjitha organizmave u zotuan për mbarëvajtjen e aktualitetit të Mërgatës Shqiptare përmes Lobit Euro-Atlantik Shqiptar ,duke i përfshirë të gjitha subjektet e gjithmbarshme kombëtar në boshtin Lob –Shqipëri dhe vendet shqiptare të Ballkanit .
Ky tubim hapi një kapitull te ri me qellim të sensibilizojmë opinionin ndërkombëtar duke u hap ndaj Evropës dhe Botes, përmes lotimit nga deputet tanë që do të jenë pjese e politikes për mes partive politike të tyre ,qoftë gjermane ,zvicerane , austriake, belge apo në shtetet përkatëse ku jetojmë në shqiptarët si emigrant.
Këtu u synua qe Lobit Euro-Atlantik Shqiptar të jete urë lidhëse dhe si sugjerim ka ndryshimin e diskursit ndaj Mërgatës Shqiptare duke filluar nga Shqipëria ,Kosova dhe trojet tjera me qëllim të përforcimit të interesave tona ne këto segmente dhe fusha si vijon:
Veçojmë disa segmente të interesave prioritare, ku Lobi synon të ngiste në vetëdije dhe ndërgjegje popullin shqiptar në tërësi : Lobi ka interesa të zhvillimit dhe ndryshimit në fushën e ekonomisë ,biznesit, gjendjes sociale,kulturës ,shkencës,artit,turizmit dhe zhvillimit teknologjik me qëllim të ndjekjes se hapave qe i bëjnë popujt me influencë në botë. Pse mos ta bëjmë, kur posedojmë një strategji gjeografike me të mirën, me një bregdet dhe klimë ndër ma te mirët në botë. Ne mund ta bëjmë, sepse kemi popullin me moshë ma të re në botë. Këtu priten frutat ti vjelim bashkërisht, vetëm pas bashkimit tonë si mërgatë me kombin tonë të shtrenjtë.
Detyrë e këshillit iniciues mbeti që së shpejti në të gjitha shtetet përkatëse ku jetojnë ata, ti themelojnë qendrat e Lobit Euroatlantikë-Shqiptar(LEASH) Kjo nismë do fillon në të gjitha kontinentet. Është një zgjim që do na lidhë me Arbëresh,Arvanitas,Shqiptarë nga Turqia,Shqiptarë nga Ukraina dhe kudo që ata jetojnë. Lutemi që çdo shqiptar, kudo që jeton, të behët shpirt e zemër e një iniciative të shekullit 21-të e cila duhet të na zgjoi nga gjumi i thellë… bashkohuni dhe sa ma shpejt kuvendi i ardhshëm të na nxënë sa ma të përgatitur në çdo cep të botës ku jetojnë shqiptarët.