Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Donald dhe Greg

$
0
0

Nga Gentian Shala

 

Donald-i dhe Greg-u janë dy ambasadorë  të njëjtit shtet, por me metodologjie pune dhe mendësie të ndryshme.

Njëri përfaqëson Shtetet e Bashkuara në kryeqytetin e një Shqipërie kandidate për BE-në, tjetri në kryeqytetin e një Kosove gjysmë-autoritare.

Donald-i flet shqipën rrjedhshëm dhe Greg-u aspak, por për dallim nga paraardhësja e tij, ai kursen qytetarët nga fjalët e ndyta dhe vullgare.

Kur Donald-i kritikon haptazi dhe para kamerave zyrtarët gjyqësor dhe policor për lidhje me korrupsionin, Greg-u nuk e ka problem të lavdëron zyrtarët gjyqësor dhe policor qe marrin udhëzime politike për të shterrur zërin opozitar përmes dhunës policore dhe procese të montuara gjyqësore.

Kur shkrepen fotot pas takimëve zyrtare ndërmjet ambasadorëve dhe zyrtarëve shtetëror, Donald-i e ka të vështirë të kontrollon ndjenjat qe pasqyrohen dhe lexohen lehtësisht në fytyrën e tij, përderisa Greg-u nuk e ka problem të zgërdhihet para aparatëve fotografik dhe kamerave, pas takimëve me shefin e nëntokës dhe krimit, Kadri Veselin.

Kur Donald-i lufton me mish e me shpirt qe të ndalohet dhënja e vizave për zyrtarë të korruptuar, Greg-u nuk e ka problem të mos e njofton Departamentin e Shtetit që në lutjet e mengjesit ftohen zyrtarë të lart të dyshuar për korrupsion.

Kur Donald-i kërkon reforma në sistemin zgjedhor, Greg-u nuk e ka problem të shkel me dy këmbët marrëveshjën Thaci-Mustafa-Pacolli për zgjedhjën e Presidentit nga populli, që është inicuar nga  Kristofer-i, paraardhës i paraardhës së Greg-ut.

Përballë sfida që ka sot shteti i Kosovës, nevojitën ambasadorë me metodologji pune dhe mendësi “donaldiane”, por jo më edhe “gregoriane”.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles