Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Zenel Musa, arbitër autoritativ i futbollit në të dyja Ligat kryesore të Zvicrës

$
0
0

Në grupin e sportistëve dhe të gjyqtarëve të suksesshëm të Zvicrës , bënë pjesë edhe Zenel Musa,nga Dobovjani i Strugës së Maqedonisë.

Ai për arsye të shumta që në moshën trembëdhjetë vjeçare braktisë vendlindjen dhe vendoset në qytezën Effretikon të Zvicrës.

Krahas mësimit të detyrueshëm ,fillon dhe futbollin i cili për te është i rëndësishëm dhe si diçka që kurrsesi s’mund të lihet pas dore.

Dëshirën e flaktë për të qenë futbollist aktiv e realizon me mjaft sukses duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e FC Effretikon, anëtarë i Ligës rajonale të Cyrihut.

Në këtë skuadër Zeneli, luan deri më 2004, ku edhe i kalon ditët më të mira të rinisë së tij.

Edhe pse në formë të shkëlqyer e me oferta të shumta për të kaluar në skuadra të ndryshme e në rang më të lartë garash Zenelit papritmas i lind ideja për t’u marrë me arbitrimin e ndeshjeve të futbollit.

Këtë iniciativë të tij e përkrah parezervë dhe i ati Skënder Musa, dikur futbollist i shquar e tani arbitër mjaft i suksesshëm në Kategorinë e Tretë Rajonale të kantonit të Cyrihut.

Nga e majta Skënder Musa,po ashtu arbitër futbolli në Ligën e tretë Rajonale të Cyrihut, me të birin Zenel Musa.

 

Zeneli i qetë e serioz me tërë qenien i qaset këtij profesioni. Ai fillimisht ndanë drejtësi me një korrektësi të paparë në nivelet e skuadrave juniorë,ku nga delegatët vëzhgues të këtyre ndeshjeve çdoherë vlerësohet më notën më të lartë.

Objektiviteti dhe paanshmëria në referim të ndeshjeve e shpien shumë shpejt edhe në të ashtuquajturën Ligë e Parë Klasike e Zvicrës.

Zenel Musa me top në dorë së bashku me kolegët e tij ndihmës,drejt fushës Pontaise,ku do të ndajë drejtësi ndërmjet
FC Lausanne – Sports dhe FC Schaffhouse.

 

Në këtë Ligë Zeneli ndanë drejtësi dy vjet radhas me mjaft përgjegjësi,ku ekspertët e referimit e shpallin si arbitrin më të mirë të kësaj Lige.

Duke parë përmbushjen me përpikëri të kësaj detyre Asociacioni i gjyqtarëve të Zvicrës,i jep besimin që ai të drejtojë edhe ndeshjet e Chellenge Legaue të Zvicrës.

Nga e djathta Felix Barner,Zenel Musa dhe Bekim Zogaj.

 

I frymëzuar nga këto suksese të njëpasnjëshme Zeneli, vigjilentë e me forcë të duhur fizike edhe këtu përcjell çdo lëvizje të lojtarëve, pabërë as edhe lëshimin më të vogël.

Në bashkëpunim më referët ndihmës mbanë nënkontroll rrjedhën e lojës gjatë nëntëdhjetë minutave. Ndaj ndërhyrjeve brutale dhe sjelljeve josportive është i pamëshirshëm, dhe i prerë ato i ndëshkon me kohë dhe pamenduar gjatë.

Musa,duke i treguar kartonin e verdhë André Gonçalves , të FC Schaffhouse për shkak të një ndërhyrje të palejuar
ndaj një lojtari kundërshtar.

 

Musa veçohet si arbitër i ekuilibruar dhe i saktë në vendimmarrje. Ai falë ndershmërisë së tij në referim është i dëshiruar, si nga trajnerët ashtu dhe nga tifozët.

Musa në cilësinë e arbitrit kryesor duke u përshëndetur me kapitenin e FC Lausanne – Sports .

Këto cilësi të rralla dhe respektimi qoftë edhe i një sekonde të vetme kanë bërë që Zenel Musa, të jetë i vetmi arbitër kryesor në Chellenge League të Zvicrës, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Ai me mjaft sukses e profesionalizëm deri tani ka drejtuar mbi pesëdhjetë ndeshje të kësaj Lige.

Gjatë këtij sezoni Zenel Musa, ka qenë ndihmës arbitër edhe në elitën e futbollit zviceran.

Saktësisht ai këtë detyrë e ka kryer me arritje të larta në takimin Lugano- Vaduz 2:5 edhe në përballjen tjetër të Luganos me Zurich 0:0.

Pas kryrjes së detyres me sukses Zenel Musa dhe dy ndihmësit e tij duke u larguar nga fusha.

Nëse Musa, ruan këto kritere së shpejti Shoqata e referëve profesionistë të Zvicrës, do ta avancojë në pozitën e arbitrit kryesor të Super Ligës zvicerane.

 

Pergaditi Arif Ejupi

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles