Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Mjegull në zbatimin e Ligjit të Dekriminalizimit

$
0
0

Nga Arben Llalla

 

Pas shumë presionesh nga SHBA dhe BE, Kuvendi i Shqipërisë me shtrëngim të fort votoj përfundimisht ligjin dhe nënligjet për pastrimin në rradhë të parë të Kuvendit nga deputetët që kanë patur një të shkruar kriminale, që janë pasuruar tej mase në rrugë joligjore nga tregtia e drogës, prostitucionit, cigareve dhe vrasjeve. Ligji duket se mund të gjejë zbatim, por shumica e shqiptarëve nuk besojnë se administrata shtetërore do të pastrohet aq lehtë nga kriminelët të cilët gjenden me bollëk në aparatin shtetëror. Për mendimin tim ky ligj i përfolur aq shumë prej disa kohësh ka defektet e veta si p.sh: Ligji nuk ndalon që kryetar partie të jetë një ish-kriminel, përdhunues, kontrabandues i lëndëve narkotike, cigareve apo mashtrues duke dëmtuar qytetarët.

Pra, ai krimineli apo narkomani që ne pretendojmë se me këtë Ligj nuk mund të jetë përfaqësues i votës apo punonjës në administratën shtetërore, mundet të drejtojë një parti, mundet të caktojë se kush do jetë kryeministër, ministër, deputet etj. Fjala vjen nëse kemi një kryetar partie një ish i burgosur për vepra të rënda penale si do e ndalojmë? Ky është një shqetësim për tu patur frik sepse Ligji i Dekriminalizimit që sapo do të filloj të funksionojnë nuk e parashikon një ndalesë të tillë. Të paktën një kryetar partie i cili i përket koalicionit të pozitës është dënuar për vepra të rënda. Atëherë për çfarë ligji çirren politikanët dhe mediat se Kuvendi ka miratuar dhe do gjejë zbatim?

Për fatin e keq mediat në Shqipëri vazhdojnë ende tu lënë hapësirë njerëzve që dikur janë dënuar për vepra të rënda penale. Shumë prej këtyre keqbërësve i shohim në rolin e këshilluesit të ndershëm, por e shkuara e tyre në të vërtetë është e errët. Kjo është aq tragjike dhe qesharake kur sheh se si një ish-i burgosur për vepra të rënda jep këshilla për qytetari të denjë e të respektuar. Unë nuk do të pranojë asnjëherë që një njeri i dënuar për tentativë për përdhunim, për nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare të jetë në krye të një partie apo ta shohin 2-3 herë në javë nëpër ekranet televizive duke dhënë këshilla juridike dhe administrative.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles