Në këtë godinë ka mësuar aktori fierak Fuat Boçi dhe ish-kryetari i Greqisë, Karolos Papulias
Me rastin e 7 Marsit ditës së shkollës shqipe po botojmë foton e godinës së shkollës greke, e cila ndodhet në Voshtinë-Pogoniani-Çamëri.
Kjo godinë ka qenë pronë e familjes shqiptare e Sulejman Cora, të cilët pas shpërnguljes për në Turqi dhe Shqipëri këtë godinë e bënë dhuratë për të shërbyer si shkollë ku të mësonin fëmijët shqiptar dhe grek.
Në këtë godinë ka mësuar aktori fierak Fuat Boçi dhe ish-kryetari i Greqisë, Karolos Papulias. Fotoja është e viteve 1940.
Ky akt human i familjes çame Cora tregon shpirtin human të shqiptarit.
________________________________________________________
Kjo është shkolla shqipe e vitit 1910 në BELLKAMEN – Dhrosopigi-Follorinë të Greqisë. Nga ky fshat është, njëri nga luftëtarët e çështjes shqiptare, Spiro Bellkameni (1885-1912). Ai luftoj me çetën e tij kundër ushtrisë osmane, kundër kishës greke dhe Fanarit.
