Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Janullatosi shpall të padëshiruar Fan Nolin për të gjitha kishat ortodokse të Shqipërisë

$
0
0

Me urdhër të Anastas Janullatosit, titullarët e Kishës Ortodokse të Durrësit kanë refuzuar një dhuratë të Shoqatës “Foleja Kombëtare”, një bust të Imzot Nolit, duke deklaruar se janë dakord që busti të vendoset në Durrës, por pa pranuar që ai të vendosej në oborrin e kishës ku ai ka qenë mitropolit. Të gjitha kishat ortodokse kanë pasur të njëjtin urdhër refuzimi, prandaj edhe busti i Nolit, është dorëzuar dje në Kishën e Shën Mërisë, në Elbasan Vartësit e Janullatosit kanë refuzuar prej dhjetë ditësh kërkesën e Shoqatës “Foleja Kombëtare” për vendosjen në oborrin e Kishës “Apostull Pavli & Shën Asti” të Durrësit, të themeluesit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Theofan Nolit.

E vendosur para presionit publik, kisha e drejtuar nga Janullatosi u detyrua dje të gënjejë publikisht, teksa i tha opinionit publik se ishte dakord që busti i Nolit të vendosej në qytetin e Durrësit (a thua se kisha e Durrësit përfaqëson bashkinë e qytetit), por theksoi se s’kishte marrë asnjë kërkesë zyrtare nga organizatorët e këtij aktiviteti. Kryetares së Shoqatës “Foleja Kombëtare”, Elida Jorgoni i është dashur dje të përcjellë për opinionin publik edhe fotokopjen e shkresës që ajo i ka dorëzuar titullarit të kishës së Durrësit, aty ku edhe Hirësi Theofani ishte shuguruar Mitropolit. Jorgoni denoncon përpjekjet e kishës së Janullatosit për të penguar vendosjen e bustit në oborrin e kishës, një bust i skulptorit të mirënjohur të Durrësit, Idriz Balani, një amanet i personalitetit të madh të përkthimit shqip Perikli Jorgonit, nga ana e tij, nip i Perikli Jorgonit të Parë, i cili humbi jetën më 10 mars 1914, në mënyrë të papritur, teksa dëgjonte meshën e parë të Nolit në këtë qytet. “Foleja Kombëtare denoncon Zëvendësinë Arkhieratike të Durrësit se në mënyrë të vullnetshme gënjen, duke fyer rëndë logjikën, ortodoksinë dhe institucionin e Kishës, thuhet në deklaratën zyrtare të shpërndarë dje nga Elida Jorgoni. Ajo shpërndan për mediat edhe kërkesën që i është dorëzuar zyrtarisht At Spiro Kostolit të Zëvendësisë Arkihieratike të Durrësit, më 18 qershor, pasi ai e kërkoi një kërkesë zyrtare, me pretendimin se nuk mund të merrte një kërkesë me gojë, paçka se s’denjoi të përgjigjej. “Jozyrtarisht dhe verbalist, vijon deklarata e djeshme e Jorgonit, na është thënë se busti i Hirësi Theofanit mund të vendoset në qendër të Durrësit, në kundërshtim të hapur me kërkesën tonë për t’u vendosur në kishë, aty ku Hirësi Theofani ishte Mitropolit dhe jo Episkop, siç duan ta nënvlerësojnë me deklaratën e tyre”.

 
Të gjendur përballë bojkotit të kishës së Janullatosit, organizatorët janë detyruar që pas datës 25 qershor, kur edhe u mor vesh se kisha e Durrësit s’kishte për të kthyer kurrfarë përgjigjeje, u detyruan që bustin e krijuar me shpenzimet e tyre ta çonin në të vetmen kishë ortodokse në Shqipëri që s’u bindet urdhrave bojkotuese të Janullatosit, në Kishën e Shën Mërisë së Elbasanit, një kishë dyqindjveçare, pjesë e Mitropolisë së Durrësit, ku Hirësi Theofani ishte Mitropolit”.
Në fakt bën shumë përshtypje fakti se Janullatosi ka vendosur të heqë edhe formalisht rrobën e “respektit” për themeluesin e kishës ortodokse shqiptare, duke e bojkotuar zyrtarisht, pa dhënë kurrë përgjigje se pse asnjë kishë ortodokse e Shqipërisë deri më sot s’ka një bust të Nolit dhe në meshat e së dielës emri i tij s’u përmend asnjëherë (s’u përmend as në ceremoninë e shenjtërimit të katedrales së Tiranës, më 1 qershor, ku i pranishëm ishte patriarku serb Irinej). Mashtrimi publik i Kishës së Durrësit, sikur asaj i qe kërkuar mendim për sheshin qendror të Durrësit e jo për oborrin e Kishës zbulon edhe direktivën nga lart që ka ardhur për mospranimin e bustit të Nolit, një dhuratë e Shoqatës “Foleja Kombëtare”, një direktivë që lexohet edhe më mirë po të mendojmë përpjekjet e Anastas Janullatosit, që aktiviteti i Fan Nolit të komentohet vetëm si politikan, poet e përkthyes, por kurrsesi si themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles