Shqiptarët e kanë për herë të parë një kampion bote në boksin profesionist. Atë që nuk e arritën trimat shqiptarë as me flamur kombëtar, as atë gjerman apo tjetër, e arriti 20 vjeçarja shqiptare Fabiana Bytyçi, në betejën më të rëndë të karrierës së saj të rrufeshme, duke mundur bullgaren, Teodoru Baçevaovou. Fabiana, e cila mbron ngjyrat e Çekisë, arriti ta mund të shtunën kundërshtaren e saj pasi ishte takuar me të edhe katër muaj më parë, por e cila ishte tri vjet më e pjekur se kjo.
Katër raundet e para ishin vlerësuar të barabartë, dhe në raundin e pestë Fabiana vendosi të zgjidhte problemin.
Por, ajo nuk ia del ta fitojë meçin me ndërprerje, pasi bullgarja nuk po dorëzohej. Ishte raundi i nëntë dhe i fundit, në të cilin Fabiana ia del që të rrokullis gjithçka.
Dy minuta para përfundimit të meçit, Fabiana nxjerr gjithë fuqinë e saj, godet ashpër dhe pamëshirshëm, duke treguar shpirtin e saj luftarak dhe gjakun e arbrit. Dhe fitorja arrihet, Fabiana shpallet kampione e botës, duke treguar zemrën e madhe shqiptare. Fitorja arrihet me pikë, 96-94 (nga vlerësimi unanin i tre gjyqtarëve)! Po ashtu për herë të parë në histori Çekia e ka një kampione të botës në federatën prestigjioze WBC, falë Fabianës.
Kush janë Fabiana dhe Sebastian Bytyqi:
Motër e vëlla po shkëlqejnë në boksin profesionist në Republikën e Çekisë, si banor rezident, por meçet e tyre po i zhvillojnë në Çeki, Gjermani dhe në tërë Evropën dhe deri më tani janë treguar shumë të suksesshëm. Edhe pse të lindur në Çeki, nga familja e tyre ata janë të edukuar në frymë patriotike dhe në çdo meç paraqiten me veshje kuq e zi duke u mburrur me prejardhjen e tyre shqiptare.
Fabiana, gati është 20-vjeçe, ndërsa Sebastiani është 18-vjeç. Të dy janë talente të mëdhenj dhe deri më tani kanë qenë të suksesshëm në përballjet e tyre në boksin profesionist duke shënuar të gjitha fitore.
Fabiana dhe Sebastiani, kanë mbështetje të madhe nga familja, sidomos nga babai, Fabiani dhe nëna Martina. Familja e tyre prej vitesh ka emigruar në Evropë, ku fillimisht u vendosen në Kroaci në
vitin 1991. Ishte lufta që kishte shpërthyer atje duke i shtyrë prapë të lëvizin dhe vendosën në qytetin Pelzen të Republikës së Çeke. Në vitin 1993, ndërruan qytetin në Usti nad Labem, ku edhe më sot jetojnë dhe bashkëveprojnë.
Biografia e Fabiana Bytyqit: U lind më 30 dhjetor 1995 në Usti nad Labem të Republikës së Çekisë. Filloi me boks nga mosha e re, ndërsa që nga mosha 18 vjeçare debutoi në boksin profesionist. Është trajneri i saj, ish-boksieri i suksesshëm, Lukas Konecny, i cili shtyu Fabianën në boksin profesionist dhe e cila deri më tani ka zhvilluar 6 meçe me bilanc të qindtpërqindtë – 6-0 (2 KO). Duelin e fundit, Fabiana e zhvilloi në Berlin të Gjermanisë më 9 janar, meqë rast mposhti italianen, Claudia Ferencsi (10 fitore – 49 humbje) – me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Fitoret tjera, Fabiana i ka arritur ndaj Teodora Bacheva – SD 6, Maribel De Sousa
– UD 6, Gloria Vasileva – UD 6, Agnes Drexler – TKO 2 dhe Andrea Lakator – TKO 4.