Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Skënderbeu e quante veten Mbret i Shqipërisë

$
0
0

Nga Prof.Dr. Eqrem Zenelaj

 

Reagim ndaj ish-deputetit sllavo-maqedonas Filip Petrovski, i cili, në një postim të gjatë në “Facebook”, shkruan se Skënderbeu nuk qenka shqiptar, por na qenka maqedonas dhe e ka emrin Gjorgji

 

Maqedonia e sotme sllave nuk është Maqedonia e vjetër iliro-pellazge sepse dihet mirëfilli se sllavët kanë ardhur në Ballkan në shek. VII kur në trevat e Maqedonisë, të Ilirisë dhe të Greqisë ishin banorë fiset ilire-trakase-pellazge. Christian Keferstein shkruan se Maqedonia e vjetër shtrihej në mes të Thesalisë dhe Ilirisë, e rrethuar me male, ndërsa maqedonasit e vjetër ishin një pjesë popullsi ilire, një pjesë popullsi trakase, të cilët e ngritën një mbretëri të vogël të tyre në Maqedoni qysh në shek. 8. para erës së re. Fallmerayeri shkruan se është fakt i fortë dhe i qëndrueshëm, se shqiptarët jetojnë në vendin e tyre dhe janë autoktonë, ndërsa territori i tyre përfshin tërë Shqipërinë, Epirin në mes të Golfit të Ambrakisë dhe Liqenit të Shkodrës, pastaj vendet në mes të Detit Adriatik dhe Detit Jon, si dhe Pindin pranë pjesës së saj veriore. Fallmerayeri, ndër të tjera, thotë se si një ndër fiset e shumta trakase ose ilire atëkohë ishin edhe paraalbanët, të cilët erdhën në siujdhesën ballkanike.
Mbretëria maqedonase u themelua në vitin 700 para erës së re në krye me mbretin e parë të tyre, Perdika I. Zgjerim të veçantë pësoi Maqedonia nën mbretin Amynta, i cili i nënshtroi persët në vitin 512 para erës së re. Ndërsa Aleksandri i Madh në vitin 332 i pushtoi Azinë e vogël, Sirinë, Fenikinë, Palestinën dhe Egjiptin duke shkuar deri në Indus e Hyphasis në vitin 327. Maqedonia sllave, duke kërkuar identitetin e saj, tenton ta vjedhë historinë e popullit shqiptaro-iliro-pellazg dhe e mbush Shkupin me statuja të maqedonasve të vjetër (Aleksandërit të Madh etj.), për të treguar kinse këta sllavo-maqedonas janë maqedonasit e vjetër. Kjo veprimtari politike është sa qesharake aq edhe tragjike, sepse ka synim ta vjedhë një histori autoktone të shqiptarëve dhe synimet janë thjesht politike, ku çojnë në urrejtje dhe konflikte etnike për identitete të rrejshme të tyre, sepse kombi maqedonas sllav është themeluar në kohën e Jugosllavisë titiste të Avnojit së bashku me kombin mysliman në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa populli i vjetër maqedonas ishte popull iliro-trakas (pellazg).
Nëse i kthehemi historisë, sidomos shënimeve të historiografëve greko-romakë, arkeologjisë dhe linguistikës, del se populli i parë në Maqedoni ishte iliro-trakas, pra popull pellazg. Emri i parë i Greqisë së vjetër ishte Pellazgia, e jo Greqia. Emri i dytë ishte Mati (Emathiae). Emri i tretë ishte Makedonia. Emri i katërt ishte Hellada-Hyllada (Ellas). Emri i pestë ishte Greqia, ndërsa grekët shënohen nga etruskët e romakët tek në shek. II para erës së re me fjalët Grikoi dhe Greciae. Mbreti Arkad (pellazgu), Lykaon (ka sunduar edhe në Mat), por edhe heronjtë e tjerë arkadë po ashtu kanë sunduar në Mat. Autori Müller shkruan se banorët më të vjetër të Matit kanë qenë pellazgë.

 

Fjala Emathiae (Mati) është fjalë shqipe që ka domethënie (E madhja), ndërsa emri Makedonia është metamorfozë e fjalës Mat. Sovranët e Matit ishin Filipi, Aleksandri i Madh. Fjala Mat, pos që do të thotë E madhe, ka edhe kuptimin e fjalës shqipe Malet ose Malësia, shkruan Marchiano Ladislav: Emathia a poetis pro tota Macedonia item pro Thesalia et Pharsalia usurpatur: e come si legge ancora presso Virgilio I. 1. Georgica ver. 491 e 492. La parola Emathia in idioma Albanëse dinota, la Vasta, la Grande, cioe, regione. La metamorfosi di Emathia in Macedonia, non ha potuto avvenire se non in tempi posteriori a Carano il quale fu uno dei primitive sovrani dell´Emathia, e molto prima di Filippo e di Alessandro il Grande, quando la lingua Albanese era in decedimento, e la fenicio-greca progredita, era in generale divenuta la lingua dei dotti. Ora se la voce Emathia appartiene all´idioma Albanese, e legico dedurre, che i nomi impost dale Tribu alle divisioni o provincie, siano del pari appartenuti al medesimo idioma come qui appresso dimostreremo. Melet o Malesia era una provincial, senza dubbio da Albanesi, nella lingua dei quali dinota Montagna e Montanari: onde gli Albanesi për dinotare, io sono uomodella montagna o montanaro dicono: Unë jam burr Malësia o Malësise. Aeschylus shkruan: De Pelasgia varia est opinio, nam alii cos ab Ahemiensibus, alii a Laconibus, alii a Thessalis dicunt originum… (Severinus as Acou, VIII, 600).
Edhe Thesalia, që përmendet te ky autor (Aeschylus) si vend i pellazgëve, në antikë ishte pjesë e Argosit pellazg, i cili shtrihej në mes të gjirit të Peneut dhe termopilëve në Bjeshkët e Pindit. Pra, maqedonasit e vjetër ishin iliro-pellazgë dhe nuk kanë të bëjnë asgjë të përbashkët me sllavo-maqedonasit e sotëm. Georg von Hahn shkruan se maqedonasit e vjetër ishin pellazgë, e jo popullsi greke. Autori Müller në librin Über die Wohnsitze, die Abstammung und die aeltere Geschichte des Mazedonischen Volkes shkruan se maqedonasit e vjetër ishin një popull i vjetër ilir, se emri Makedonia rrjedh nga emri i popullit ilir Maketa, e që ky popull u quajt sipas të parit të tyre Maketës ilir. Mülleri shkruan se makedonët e vjetër ishin fis ilir. Strabo i konsideron atintanët, ndërsa Skylaxi dhe Appiani ilirët për epirotë. Sipas Polibit, ilirët llogariten si maqedonas. Se ilirët shtriheshin që nga jugu deri në veri të Adriatikut, shkruan edhe Plini (nat. hist. III, 144), e Pomponius Mela (II, 3), në librin e tij me titull Illyrii proprie dicti.

Thalloczy dhe Jeriçek shkruajnë: Paraardhësit e shqiptarëve ishin ilirët e lashtësisë (në latinishten e vjetër hilurii), grupet e panumërta të të cilëve shtriheshin në brigjet lindore të Detit Adriatik, nga Epiri përpjetë deri në Panoni. (Die Vorfahren der Albaner waren die Illyrer des Altertums (Altlataeinisch-Hilurii), deren zahlreiche Gruppen an der Ostküste des Adriatisches Meer- von Epirus nordwärts bis nach Pannonien wohnten). Gjithashtu, Mülleri shkruan se Homeri nuk njihte asnjë Maqedoni, por njihte një Emathiae (Matin), si dhe në kohët e vjetra Maqedonia u quajt Emathiae (Mati).
Curt Schütt (Kurt Shyt) shkruan se: Ilirët datojnë në histori në vendet e antikës qysh atëherë kur grekët dhe romakët ishin fare pak të njohur. Autori më i vjetër grek, i cili bëri disa shënime interesante mbi historinë e ilirëve, është historiani grek Thukidides (në librat e tij I dhe IV). Polibi është i një rëndësie tjetër të veçantë, i cili shkroi për ilirët qysh në shek. 3 p. e. r. Polibin e pasuan edhe autorët Strabo, Liviusi, Trogusi dhe Pompeiusi etj.
Arrians Anabassis është, po ashtu, një ndër autorët e njohur i cili ka bërë fjalë për kulturën ilire. Anabastisi jetoi dhe veproi në kohën e Aleksandrit të Madh. Lidhur me kulturën e popullsisë ilire kanë shkruar edhe disa autorë të tjerë të vjetër si: Aristoteli, Theopompi si dhe Hipokrati. Si vende ilire, prej veriut e deri në jug, evidentohen: Drilon (Drini), Mathis (Mati), Genusos (Shkumbini), Apsos (Uzumi), ndërsa në pjesën lindore të Maqedonisë shtriheshin Lacus Lychnitis (Liqeni i Ohrit), Candavia, Aoos (Vojusha), që ishte lumi më i madh dhe më i rëndësishëm i Ilirisë, të cilin Hekataiosi e quan Aias.
Heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu veten e quante Princ i Epirit dhe Mbret i Shqipërisë. Ai donte ta tregonte vazhdimësinë e tij si princ i iliro-epiro-pellazgëve që nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, Mbreti Pirro i Epirit dhe Cezari i Romës.


Gergj Kastrioti ishte shqiptar i kulluar, ndërsa stërgjyshi i tij, Konstantini, ishte nga fshati Mazrek i Hasit
Familja Kastrioti ishte shqiptare (shihni këtë dokument)

 

Giacomo di Pietro Lvccari në librin Copioso Ristrento degli Annali di Ragvsa-Libri Qvatro, botuar më 1605, lidhur me origjinën e familjes Kastrioti, shkruan se familja Kastrioti vjen nga Hasi në Shqipëri, te lumi Drin: Giouanni Castrioto Signor di Crui, la qual famiglia vsci da Castrati villa nella giuriditione in Asin Albania, poco discosto dal fiume Drilon, attese di viuer con vng´vno pace. Filip Fallmerayeri e citon Lvccarin, i cili bazohet në një kronikë raguziane. Edhe te Fallmerayeri shënohet se familja Kastrioti origjinën e kishte nga Hasi i lumit Drin. Fallmerayeri e sqaron fjalën latine “as”, që është Has, e në vend të fjalës “as” duhet të jetë fjala Has, sepse italianët fjalët e huaja që fillojnë me shkronjën “h” i lexojnë me “a”. Në këtë rast, fjala “as” (Asensi) është domethënie për fjalën Has.
Charles Du Frense Du Cange shkruan se familja Kastrioti origjinën e kishte nga Mazreku i Hasit. Këtë burim mbi origjinën e familjes Kastrioti Charles Du Frense Du Cange e ka marrë nga Andrea (Angelo) Flavio Comneno, i cili ka qenë një princ shqiptar nga Drishti (Drivasto), nga dera e Pal Engjëllit të Drishtit dhe Tivarit. Du Cange Constantinus Castriotus, cognomeno Meserechus, Aemathiae & Castoriae Princeps, vel Dominus, memoratur a Flavio Comneno, qui eum obiisse ait anno MCCXC hujus filius. Brabarich në librin Albania shkruan se familja Kastrioti origjinën e ka nga fshati Mazrek: I Castrioti sembrano originari di Masarek, villaggio posto sui colli alle falde del mont Zucali. Sembra infatti che Maserek sia stat oil nome piu autico di questa nobilissima famiglia albanese.

Petro Scaglione shkruan se i pari i familjes Kastrioti ishte Konstantin Mazreku. Lidhur me gjenealogjinë e familjes Kastrioti kemi një shkrim nga arbëreshi Petro Scaglione në librin Historia e shqiptarëve t’Italisë, botuar në Nju Jork më 1921. Ai këtë gjenealogji thotë se e ka marrë nga Giuseppe Ciro dhe Antonio Scura. Scaglione shkruan se i pari i familjes Kastrioti ishte Konstandin Mazreku dhe na e ofron këtë gjenealogji të ngjashme me Charl Du Cangen, por edhe më të zgjeruar: Lisi gjenealogjik i familjes Kastriota. Familja Kastriota fillon që nga shekulli XIV me kryeparë Konstantino, i përnjohur më mirë mbi emërin Masareqio, i cili pati dy bij, Gjergjn e Bernardin. Nga Gjergji u lind Ghjni, prey Ghjnit martuar me Vojsavën, bijë ten j Zotëni prej Tribali, u lintën Reposhio, Stanisi, Konstantini, e Gergj për thënë Skënderbeu. Edhe vashat, Maria, Gjela, Angelina, Vllajka e Mamica. Nga Gjergj Kastriota Skënder-beu, martuar me Princesen Donika, e bija e të fuqishmit Prince Arianite Golemi Komneno Thopia, u lintën Ghjini dhe Vajza Vojsava. Nga Ghjini i martuarme një prej të bijat e Lazzaro Brankovitz u lintën Ferrante, Gjergj e Konstantini, i cili qe Piskop d´Isernia.Vashat Elena e Maria. Nga Ferranti Markese te Civita Sh. Angleo, martuar me një pe të bijat e Bonifaçio Acquaviva Duka di Nardo, u lintën, Akile, Federico, Porzia, Alfonso, Ferranti, Cesare, Paolo, Ghjini Markese nga Kastiljone,komandanti i forcavet të kastellëvet të Qytetit Bari, e Guvernor i ushtrisë të asajë Provincë. Vasha Giovanna, Andronika, Irene, e cila u martua me Princin Italian Don Pietro Antonio Sanseverino Principe di Bisinjano. Kjo martesë qe një ndihmë e madhe për Shqipëtarët përse Princi ish fort´ i pasur. Nga Akile u lintnë Pirro e Konstantini. Nga Pirro në 1659 u lintnë Antonio, Filipo, edhe vajza Beatriçe. Nga Antonio u lintnë Akile, Konstantino, Gjergi, edhe një vajzë Rina. Nga Akilo u linonë Ghjini, Tomaso, Antonio, Ipolito, edhe vashat, Margarita, Viktoria, Giulja, Donika, Teresa, Ngjela. Nga Antonio u linonë Akile, Gjergi, Angelo e vashat, Anna, Viktoria dhe Elena. Nga Gjergi me 1706 u linonë Ferranti, Antonio, Pirro dhe vashat Anna, Gjovana, Maria Rosa, Kamilla e më vonë pastaj më 1724 u linonë Maria, e cila më 1749 vate nuse me princin spanjoll Don Gjovani d´Aladro. Nga kjo martesë në vitin 1751 u lintne tjatre Don Gjovani, e pastaj nga ky më vonë më 1845 u lintnë i Shkëlqyeri Princë Don Gjovani d´ALADRO Kastriota i cili mjaft punoj e dritësoj çështjen e Shqipërisë.


Radhitja e breznive të familjes Kastrioti sipas autorit Charles du Fresne du Cange

Konstantin Mazreku (Kastrioti)
Gjergj Kastrioti I
Gjon Kastrioti (babai i Skënderbeut)
Gjergj Kastrioti-Skënderbe
Gjon Kastrioti II (djali i Skënderbeut)
Ferdinand Kastrioti
Gjon Kastrioti III
Alfons Kastrioti
Ferdinand II Kastrioti
Antonio Kastrioti
Hipolita Kastrioti
Joanella Kastrioti.

Vojsava ishte e bija e një princi shqiptar (tribal) nga Tetova 

Marin Barleti në librin me titull Historia de Vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis, Liber Tertius, B. V. Bernardinus Venetus de Vitalibus, Roma, 1508, shkruan se Vojsava ishte e bija e një princi tribal nga Pollogu. Pietro Rocha shkruan se Vojsava ishte bija e një princi tribal. (In quella tempo era assai-famosa tra gli altri Reguli & Principi, il nome di Giouani Castrioto, il nome della moglie sua era Voisaua, degna di talemario, si për il padre suo Principe nobelissimo di Tribali). Georg von Hahn në librin Albanesische Studien shkruan se fjala “tribal” është shqipe, nga fjala “tri ballë”, dmth. majë bjeshke, bjeshkë triballësh.

Ludwig von Thalloczy shkruan se tribalët trakë quheshin me emrin shqip tribal, dmth. tri ballë, tre krerë apo tre majë mali. Kromer Marinus në librin Mitnächtischer Völckeren Historien als namlich der Polendëren, Slauen, Pomeren, Reussen (etj.) shkruan: Jo vetëm skardonët e tribalët, por edhe liburnët, dardanët e athinasit ishin ilirë. Edhe Baron von Nopcsa shkruan se tribalët ishin shqiptarë. Nopcsa shkruan se Ballaios është emri i mbretit ilir Balloia, që kishte një qytet në Maqedoni me emrin e tij Balla. Jo vetëm dikur, por edhe sot Balla dhe Bala është një emër i shpeshtë dhe mbiemër që haset shumë shpesh ndër shqiptarë. Bala është edhe një emër vendi (kodre në Shqipëri), një emër fshati afër Shkodrës Blash (vendi i Balshajve, F. S. Noli), një mbiemër (E. Z.). Balë është edhe një emër i një vendi tjetër që gjendet në pjesën rumune të quajtur Siebenbürgen, shkruan Nopcsa.
Emrat Balakros si dhe Balasires, sipas Nopcses, janë emra me prejardhje mesape. Balë është edhe emër i përdorur nga frigët (pellazgët), ndërsa gjuha frige është e afërt me gjuhën trake. Nopcsa fjalën shqipe ilire pellazge ballë e përkthen në gjuhën gjermane stirne. Prandaj, emri Triballoi (Tribal) ka prejardhje ilire dhe përbëhet nga dy emra: trito (tri) dhe bal (ballë). Triballoi ishte vend i lirëve, ndërsa tribalët ishin vetë iliro-shqiptarët e vjetër.
Gjon Muza, që la një testament për të bijtë e tij, shkruar në vitin 1510, që titullohet Historia e Genealogia della Casa Muzachia scritta da Giovanni Musachio despoto d´Epiro, a suoi figli nel 1510 / Historia dhe gjenealogjia e derës së Muzakajve, shkruar prej Gjon Muzakës, princit të Shqipërisë për të bijtë e tij më 1510, shkruan se nëna e Skënderbeut quhej Vojsava Tripalda dhe ishte e derës së mirë, ndërsa Gjon Kastriotin e quan Giovanni. (E piti sappiate ch´il Signor Giovanni Castrioto, padre del Signor Scanderbego, hebbe për moglie la Signora Voisava Tripalda). Pra, e vërteta është se nëna e Skënderbeut ishte e bija e një princi tribal ( shqiptar) nga Pollogu (Tetova) dhe quhej Vjsava Tripalda.
Babai i Skënderbeut quhej Gjon Kastrioti. Në gjuhë të huaja quhej kështu: në latinisht Juanum dhe Ioan; në gjermanisht Johannes Kastriota; në frëngjisht Jean Kastriota; në italisht Giovanni Kastriota; autorët sllavë e quajnë Radoniq; Schmiti dhe Pisko e quajnë Ivan, e që nuk është e vërtetë.

Në Chronicorum turcorum emri i Gjonit shkruhet Pater Scanderbeg-Johannes Castriotus, illustris prosapir Epirotarum Regis. Paulum Panzern në librin me titull Tragoedia den Dreizehen Türkischen Fürsten/von Ottomano an/als der Wurzel des erschreckten Turckischen Reichs, bis auf jetzig regierenden Amurathen, Tübinegen, Anno MDXCV, shkruan se babai i Skënderbeut quhej Johan Kastrioti (Her Johann Castriot, ein Herzog in Epiro und Albanien). Han Paul Conrad Balthasar shkruan: Gjergj Kastrioti ishte djali i Gjon Kastriotit, i cili rrjedh nga familja e vjetër e Matit, të cilët janë trashëgimtarë të Mbretit Pirro dhe mbretërve të tjerë (Georgi Castrioti den Türcken Scanderbekk-Genanndt-Des Weltberühmsten, tapffern christ-Ritters/Fürsten oder Herzogs in Epiro und Albanien. Sein Vatter war ein Herzog und Fürst in Epiro und Albaniens-Johannes Castriotus-Welcher dem alt Königlichen Geschlecht Amathia, so dem alten Epirotischen König Pyrro und andern Königen succediret herschtammen). Në Chronicorum turcorum emri i Gjonit shkruhet Johannes Pater Scanderbeg-Johannes Castriotus, illustris prosapir Epirotarum Regis.
Pietro Rocha shkruan se babai i tij quhej Gjon Kastrioti, ndërsa e ëma Vojsava, e cila ishte bija e një princi tribal (In quella tempo era assai-famosa tra gli altri Reguli & Principi, il nome di Giouani Castrioto, il nome della moglie sua era Voisaua, degna di talemario, si për il padre suo Principe nobelissimo di Tribali.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles