Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Kur tregimin për jetën na shkruajnë ata që nuk kanë të bëjnë fare më elitarizmin!!!

$
0
0

Nga Skënder Mulliqi

 

Flakët e luftës në Kosovë,shumë familje i detyruar të largohen nga vendlindjet . Edhe unë isha larguar më familjën pesë anëtarshe , duke zënë vend në Zvicër.Ky shtet sigurisht së është  shteti më i zhvilluari dhe më i preferuari për të jetuar në botë. Dhe, vërtetë Zvicra është mrekullia e kësaj toke. Ashtu siq janë larguar shqiptarët masovikisht nën tyta e kriminelit , Millosheviq, edhe masovikish u kthyen në vatrat e tyre shekullore. Për nga konfiguracioni gjeografik, begatitë natyrore , pasuritë nëntokësore, më të drejtë është menduar së Kosova  për një kohë shumë të shkurtër do të bëhët një Zvicer e vogël në qendër të Ballkanit. Së  nuk do të dalin punët as  për afër  , pak kush e ka meduar.Në vend të ditëve te mira për këtë popull të përvujtur, pos lirisë, na erdhën ditët e liga . Na erdhën ditët e liga , së në pushtet erdhën profiterët  e ndryshem, së në pushtet, erdhën njerëzit të cilët paraprakisht kishin bër plane së si të vjedhin ,së si të plaçkisin , së si të pasurohen mbrenda natës mbi  mundin, djersën dhe sakrificën sublime të atyre që histiorikisht dhanë  kontrubut  për atdhe dhe komb.Tash pas 16 vitësh , po numrojmë më shumë dështime së sa të arritura në rrugëtimin që të ndërtojmë shtet demokratik dhe shtet ligjor. As nuk po  ndërtojmë  kurrfarë demokracie , as nuk po ndërtojmë shtet funksional dhe shtet  ligjor. Nuk po ndërtojmë së ata që morën timonin e shtetit u treguan hilegji te mëdhenj në rrugëtimin tonë , në ecjën tonë përpara, për të krijuar kushte për jetë më të mirë për gjeneratat e reja, e jo të largohen nga Kosova  .Secila ditë dhe natë për shumë kend është berë shumë e vështirë. Njërzitë janë dërmuar tashmë nga gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike,  nga pa punësia e përmasave enorme, krimi dhe korrupcioni i niveleve shumë të larta. Kriza e moralit kë mbërthyer tek shumë kush sot në Kosovë.Demoralizmi dhe shkalla e depresionit ka shënuar shkallë të lartë.

 Njerëzit, nuk po kan vullnet as ti zënë nata , dhe as ti qelë mengjesi.Nuk kan vullnet të vishën , dhe as të dalin nga  shtëpia , së nuk din ka tia mbajnë.As të afermit nuk janë më sikur ishin dikur. Gjithçka ka degraduar. Njërzit janë tjetërsuar si kurrë më parë. Është quar rahmeti siq thotë një fjalë e popullit. Nuk është vëtëm kjo. Aq më keq kur dikush i ka punët me keq ekonomikisht e nuk po i delë askush sado pak në ndihmë . Rallë njeriu i këtij nënqilli ndodhë që të gëzohet për diqka të mirë. Nuk po ndëgjojmë ndonjë fjalë apo lajm që sado pak do të na  ngjallën shpresat së do të bëhët  mirë  . Kur njeriu nuk e ka lumturinë për vete dhe familjën e tij, atëherë edhe jeta  shumë e humb kuptimin .Shumica sot po ikin nga përditëshmeria e hidhur , po ikin nga shokët që i kishin dikur, po  ikin së jeta e keqe po i detyron të izolohen në shtëpitë e tyre , si të ishin në burg shtëpiak.

 Çdo pranverë që erdhi ,po vjen  më zymtë së tjetra. Pranvera dhe aroma e lulëve  nuk  na duken të mira. Ne kemi menduar së do të përjetojmë stinët e vitit më të mira së kurrë më parë. Kemi menduar së më shëmbjën e sistemit komunist, do të largohen edhe të keqijat e këtij sistemi. Kemi menduar së bashkë më flakjën e komunizmit, do të flakët edhe logjika komuniste . Nuk ndodhi faktikisht as njera as tjetra. Nese vdiqën baballarët e tyre komunist, na i lanë mbrapa pjellën e tyre .Komunistët e rinjë po na dalin më ystë së para ardhësit e tyre. Ne, në Kosovë përjetuam bashkëdyzimin e dy nomenklaturave komunste,të ish -Jugosllavisë dhe nomenklaturën enveriste.Gjithë ky stagnacion ekonomik dhe politik ,është pjellë e neokomunizmit .

 Edi Rama bile është duke bërë hapa konkrekt për ta kthyer  Shqipërin në rrugën e Enver Hoxhës. Hapërimi kah e ardhmja  shumë po na pa mundësohet nga nomenklaturat politike që aktualisht janë në pushtete si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Komunistët  i bashkon idelogjia e jo kombëtarja .

  Krejt ajo  që po na pelqën në media dhe po përjetojmë janë vëtem reklamat televizive. Tjeter ske qka sheh as ndëgjon të hajrit. Kemi veq lajme të keqija nga terreni për vrasje të ndryshme,  lajme për njerëzit e politikës së si janë janë të korruptuar dhe të zhytur në krime të llojë llojshme , po shohim storie të kapjës nga policia  të sasive të mëdha drogash dhe  të drogagjive  , po shohim vende ku po bëhët protistucioni,  po shohim familje të varfëruara nga kastat politike në pushtet. E po shohim gjithashtu së si kjo elitë politike bashkë me njerëzit e tyre po e bëjnë jetën si në parajsë .Po  shohim së qdo hallkë   e sistemit  nuk po funksionon  si duhet. Rrugën vetit për shumë çka  jemi duke ia mbyllur. Po ia mbyllim rrugën për mos aktivizimin e përgjithshem të të gjithë faktorëve,  dhe heshtjen si varri nga ana e popullit , që në kurrizin e tij   po luhet e gjithë  loja politike. Të na shkrujnë tregimin ata që nuk i takojnë më asgjë elitarizmit , nuk ka gjë më keq dhe me dëmshme për një shoqëri. Nuk është e mjaftueshme që jeta  të bëhet vetëm sa  për të siguruar bukë dhe ujë…

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles