Shkup, 6 qershor-Publicisti, Emin Azemi përmes një letre ka shprehur shqetësimin se si Brukseli zyrtar i trajton shqiptarët e Maqedonisë.
Sipas tij qasja e Brukselit ndaj problemeve në Maqedoni është parciale dhe joobjektive për faktin se ndërhyrja europiane vjen vetëm atëherë kur maqedonasit kanë probleme në mes vedi , e jo edhe kur shqiptarët trajtohen për çdo ditë si qytetarë të rendit të dytë nga shteti i Maqedonisë.
Me këtë letër publicisti Emin Azemi e alarmon eurokomesarin Hahn edhe për një problem tjetër: bëhet fjalë për krizën e përfaqësimit të shqiptarëve të Maqedonisë dhe kjo ka nxjerrë në pah domosdonë e krijimit të një alternative të re politike pa Ahmetin dhe Thaçin, alternativë kjo që do të fuqizohej shumë nëse merr një mbështetje substanciale nga Bashkimi Europian.
Më poshtë është në mënyr integrale letra e publicistit, Emin Azemi dërguar eurokomesarit të BE-së, Johanes Hahn, e shkruar ne gjuhen angleze e perkthyer ne gjuhen shqipe.
Pse Brukseli dërgon në Shkup përfaqësues të vet sa herë që këtu dikush nga shoqëria maqedonase tregon pakënaqësi dhe rebelim ndaj regjimit aktual?
A ka pyetur dikush në Bruksel se çka po ndodhë me pakënaqësitë e shoqërisë shqiptare këtu dhe kush po i artikulon ato pakënaqësi?
Nëse Brukseli zyrtar i konsideron Ahmetin dhe Thaçin përfaqësues legjitim të shoqërisë së pakënaqur shqipare në Maqedoni, të cilët haptazi janë në anën e Gruevskit, atëherë kemi të bëjmë, ose me një keqinformim total të tyre, ose me një naivitet diplomatik që qëndrimin e mbështet në përshtypje të çastit, e jo në një studim më të thellë të situatës në terren. Ahmeti dhe Thaçi janë përfaqësues legjitim, por jo të pakënaqësive të shqiptarëve. Ata përfaqësojnë vetëm oligarkitë e tyre partiake por jo gjithë popullin e pakënaqur dhe pikërisht kjo mënyrë përfaqësimi do të duhej të brengoste diplomacinë ndërkombëtare.
Është e padrejtë që e gjithë diplomacia europiane e Brukselit të alarmohet gjithmonë kur në Maqedoni ndodhin probleme vetëm në hapësirën politike me parashenjë etnike maqedonase, ndërkohë që probleme edhe më drastike ka në krizën e përfaqësimit politik të shqiptarëve. Projektimi i gabueshëm nga ana e Brukselit i pasojave politike, sikur këto që po ndodhin kohët e fundit, që vijnë nga deformimet demokratike vetëm në hapësirën etnike maqedonase dhe amnestimi qorrazi i problemeve që kanë shqiptarët në raport me institucionet që abuzojnë me barazinë etnike të tyre, është problemi më madhor pa zgjidhjen e të cilit as që mund të mendohet për Maqedoni stabile. Brukseli vetëm parcialisht po e stabilizon Maqedoninë, sepse janë problemet e pambyllura dhe të pazgjidhura të shqiptarëve ato të cilat e determinojnë fatin e këtij shteti.
Your Excellency, the Honourable Mr. Joahnes Hahn.
I am Emin Azemi publisher of informative newsportal Faktinews and policy analyst from Macedonia.With this letter I would like to express some concerns of political developments in Macedonia. This letter do not have any political background just represent my views and concerns.
Why in Skopje, Brussels sends its representatives whenever someone from Macedonian society shows dissatisfaction and rebellion against the current regime? Why Brussels is not asking what is happening with the grievances of the Albanian society here and who articulates those unhappy voices?
If official Brussels considers Ahmeti and Thaci as legitimate representatives of dissatisfied Albanian society in Macedonia, who firmly are on the side of Gruevski, then we have to do with total misinformation, or diplomatic naivety with position that supports an instant impression, and is not based in a deeper study of the situation on the ground.
Ahmeti and Thaci are legitimate representative, but not on the side of the dissatisfaction of the Albanians. They only represent their party oligarchies but not all unhappy people and this way of representation, precisely should worry the international diplomacy.It is unfair that all the Brussels European diplomacy always is alarmed when problems occur only in Macedonia in the political space with the beginnings of ethnic Macedonian. While the most drastic problem, is the crisis of political representation of Albanians.
Faulty diplomatic design by the Brussels, as if taking place recently, comes from democratic deformations only in the space of ethnic Macedonian and leave blindfold the problems that Albanians face in relation to the institutions who abuse their ethnic equality, It is a major problem.without solution of which can not even be thought Macedonia as stable state.In the end Brussels partially stabilizes Macedonia, because they are outstanding problems and unresolved Albanian ones, that determine the fate of this country.
Sincerely,
Emin Azemi, publisher/writer
06 06 201506 06 2015, Shkup/ Skopje