Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Armiku Publik Nr.1- Al Kapone

$
0
0

Nga Pirro Prifti

 

Kështu u quajt Al Kapone nga ana e FBI e  qeverisë federale të SHBA  si `Armiku Publik Nr.1, kur ditën e Shën Valentinit u bë një masakër midis bandave rivale, një masakër famëkeqe ku emri i tij si gangsteri  më i tmerrëshëm i SHBA-ve, zuri vëndin e parë në titujt e gazetave të asaj kohe të  14 shkurtit të vitit 1929.
Al Kapone, atë ditë, urdhëroi ganstërët e vet të veshur me uniforma policie për të vrarë një rivalin e tij që quhej Bugs Morgan, dhe vrau 7 vetë në mes të rrugës kryesore.
Në historinë e SHBA-ve Al Kapone njihej si personi që u shpëtoi disa herë policisë, prokurorëve dhe gjyqit, duke marrë pjesë disa herë si i pandehur  por shpëtonte sa herë për shkak të korruptimit të gjyqtarëve dhe pushtetarëve lokalë të asaj kohe në Cikago. Suksesi i tij ishte në kohën e Prohibicionit apo të ndalimit të pijeve alkolike.
Sidoqoftë FBI dhe prokurorët  konstatuan  më në fund për një parregullsi ligjore në vonesën e pagimit të  taxave  dhe  e  patitën në gjyq nga ku u dënua me  burg  në moshën 33 vjeçare, dhe u dërgua në burgun e Atalantas  më në fund.
Aty, Al Capone u diagnostikua me Sifilis dhe Gonorhea gjatë qëndrimit në burg dhe duke qënë obez u përpoq të apelojë vendimin por pa dobi. Në janar 1939 u dërgua në burgun e Alcatrazit, por sëmundja u rëndua dhe ai u lirua me garanci duke qëndruar në spital jashtë burgut në Baltimore. Në 1946 Psikiatri e diagnostikoi me demencë dhe me një inteligjencë  të ulët, sa të një fëmije të vogël e për pasojë, vitet e fundit të jetës i kaloi në rezidencën e tij ku edhe vdiq në 25 janar të vitit 1947 nga Pneumonia e më pas nga Arresti kardiak. Është varrosur në varrezat e Ilionis.
Çfarë lidhje ka Al Kapone me Shqipërinë dhe më komentet që bëri ambasadori Lu duke dhënë të kuptojë se Al Kapone (mund ta ketë thënë dhe në numrin shumës) duhet të futet në burg? Dhe përse ka përdorur emrin e këtij gansteri të famshëmpara 80 viteve, bëmat e të cilit në fakt nuk janë asgjë para bëmave të  disa politikanëve tanë gjatë këtyre vieve të fundit/
Së pari nuk jam dakort me prononcimin e z. Klosi ku tha para dy ditësh se Al Kapone ishte një gangster i zakonshëm. Ai në fakt nuk ka qënë aspak i zakonshëm, por i jashtzakonshëm përsa i përket bëmave të tij. Dihet që ai ishte me një prejardhje fshatare madje thuhet se kishte nje farë lidhje dhe me arbëreshet  e italisë së Jugut.
Pavarësisht nga kjo prononcimi i ambasadorit Lu i cili ka bërë disa prononcime të cilat vijnë disa herë të forta, të përsëritura dhe në një farë mënyre frikësuese për ta që mund të quhen Al Kapone në Shqipëri ose Liderat e Korrupsionit e të Krimit.
Ky emër është  përmëndur në Shqipëri nga grupi Elita 5 në Kohën e qeverisjes së djathtë dhe në një formë aspak sharëse por si një emër famoz .
Sigurisht dihet që në Shqipëri sharjet, ofezat, batutat, debatet e ashpra i kanë lakuar aq shumë fjalët ofenduese për 25 vite (dhe për këtë kanjë rol vendimtar politika  e ashpër e dy grupimeve më të mëdha të vendit), saqë sot këto fjalë nuk i duken popullit më si fjalë që përfaqësojnë të keqen.
Më shumë të çuditëshme populli sot po  sheh fjalët lavdëruese se fjlaët e këqija është mësuar vazhdimisht për 25 vjet rresht.
Kështu që dis-informimi, pa-ndëshkueshmëria, debatet dhe daljet në  mediat televizive e të njëjtëve persona që komentojnë fjalët e drejtuesve duke i interetuar sipas urdhërit të vetë pronarëve nga të cilët paguhen kanë krijuar një klimë jo të mirë, dhe përkundrazi shqetësuese dhe pot ë nuhasësh hollë hollë ka tendencën që kjo klimë mundet shumë lehtë, ta destabilizojë vëndin.
Përse po ndodh kjo klimë e rënduar politike më ofendime, sharje e shpifje monstruoze aq sa një lider i opozitës thotë për qeverinë se është qeveri bandite??
Çfaë do të thotë, kur opozita ngre mure  bllokuese komunikimi dhe nuk është bashkëpunuese dhe luan rolin e Hipokritit sidomos kur gjëndet përballë të huajve dhe ndryshe kur debaton me kolegët e vet?
Përse kjo gjuhë urrejtjeje nga kjo palë e politikës?
Ashtu si e kam përshkruar edhe në disa shkrime të tjera problemet qëndrojnë që kur opozita humbi pushtetin në 2013, një humbje e paralajmëruar për shkak të dështimeve të rënda në ekonomi, financë, punësim dhe në borxhin e brëndëshëm, si dhe dëmtimin e rëndë tokave bujqesore, ndërtimeve pa leje, çvendosjen massive të popullaës, përfshirjen në drejtim të militantëve.
Pavarësisht gabimeve që po bën maxhoranca gjatë qeverisjes, reformat e saj kanë gjetur përkrahjen e plotë të BE dhe të SHBA.
Duke  rrezikun nga reformat, duke mos bërë asnjë lloj apologjie për keq-qeverisjen e kaluar, duke qënë të zhytur në llumin e korrupsionit, duke patur në dorë Presidentin, Drejtësinë e korruptuar, SHISH-in, duke patur Prokurorinë gjithashtu të kapur, Opozita ka realizuar një plan të fortë destabilizimi i cili do të kishte sukses nëse Maxhoranca nuk do të kishte mbrojtjen e BE dhe të SHBA.
Opozita duke patur në rreshtat e saj njerëz të diskredituar dhe të korruptuar është e detyruar që të zbatojë planin : `mbrojtja më e mirë është sulmi` dhe  po veprn me të gjitha mjetet për të ndotur e nxirë punën e maxhorancës dhe duke e parë atë  si armikë.
Duke patur këtë strategji të sulmit, duke ndryshuar taktike sa herë që nuk ka sukses të përçajë koalicionin, Opozita detyroi parlamentin të miratojë një ligj që për mendimin tim, shkel të drejtat dhe liritë e njeriut, atë të dekriminalizimit, dhe duke parë që edhe aty nuk po ka sukses është hedhur përsëri në një `luftë` të ashpër sharjesh e shpifjesh për të penguar Reformën në drejtësi.
Strategjia kësaj here është tipike enveriste (megjithëse shajnë Enverin): `kundërshto çdo gjë që thotë armiku`.
Dhe opozita vazhdon të kundërshtojë çdo nismë e punë të maxhorancës dhe të qeverisjes. Këtu në këtë valle është i detyruar të hujë (ndonëse po e bën me qejf të madh sepse i preken interesat) edhe presidenti i vendit, detyra e të cilit nuk është të kundërshtojë cdo ligj të miratuar të Parlamentit, përkundrazi, Presidenti i vendit duke mos qënë pushtet i veçantë ka për detyre të jetë një ndërmjetësues i mirë, gjë që të cilën nuk po e kryen, duke shkaktuar kështu një çregullim dhe anomali në funksionin e tij.
Del pyetja e fundit. Kush rrezikohet nga Opozita, dhe përse kjo kundërshti e madhe edhe për gjera fare të lehta?
Këtu  mund të shohim se përse Opozita nuk është e një mëndje Vetë brënda saj, por ka dy qëdrime: një jashtë parlamentit të cilin e luan kryetari actual i cili ashpërson gjuhën politike ndaj Maxhorancës duke ndotur dhe dëmtuar rëndë jo vetëm brënda por dhe jashtë vendit imazhin e Shqipërisë, ashtu dhe brënda Parlamentit me idetë e çmendura të Berishës i cili thotë  që të dorëzojmë mandatet, herë tjetër thotë që do të bllokojmë parlamentin, herë tjetër ngrihet e shan me rrenjë e me degë, duke treguar në fakt një çorientim të vetë personit i cili nuk po sheh rrugëdalje , e cila mund të gjëndet vetëm nëse ka një destabilizim të vendit (të cilën ndoshta ai e uron nga çdo anë që të vije, qoftë edhe nga rrefugjatët apo nga iSIS).
Këtu mund të gjëndet dhe kuptimi i retorikës së ambasadorit Lu, dhe kjo shihet se kush është më i shqetësuar nga kjo retorikë, pavarësisht kamuflimit të frikës me veprime  aspak normale nga ana e Opozitës.
Kjo tregon edhe një aspekt jo shumë të njohur: se krahas njollosjes dhe ndotjes sa më shumë ndaj Maxhorancës, krahas taktikave aspak të dobishme për të realizuar reformat, shikohet një e ardhme jo shumë e qartë në politikën shqiptare nëse nuk do të largohet (largohen) Al Kaponet e pandëshkueshëm deri tani nga drejtimi i politikës  dhe i shtetit.

priftipirro@hotmail.com

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles