Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

LPK-ja ishte vetë UÇK-ja

$
0
0

Pakënaqësi e mërgimtarëve me publikimin e listave për veteranin
pranë fondi „Vendlindja Thërret“

Nga Mustafe Rugova

 

Duke mos paragjykuar se janë të qëllimta dhe orvatje për të ndryshuar një realitet historik, çfarë edhe në fakt janë realitet i kohës, përpjekjet e mërgatës që ishin edhe mbetën si një forcë kryesore e çlirimit të Kosovës, mbase edhe një faktor kryesor për sensibilizimin e situatës së rëndë dhe luftës së drejtë të UÇK-së me botën e qytetëruar.
Këtë e them nga fakti se lirinë nuk e sollën kukullat, as përkuljet e nënshtrimet, rrahja e çelësave, apo edhe e tenxhereve, bartja e arkivolit thatë as qarjet e lutjet, por thjesht e solli vendosmëria e veprimtarëve, atdhetarëve që pas LNÇ-së e këndej s’pushuan për liri dhe për ta bërë shtetin e pavarur-bashkimin e saj me shtetin amë-Shqipërinë që nëpër kancelarit e fuqive të mëdha pa vullnetin e saj ishte copëtuare në pesë shtete.
Duke u ndalur në periudhën e fundit pikërisht te lufta e shenjtë e UÇK-së me të drejt e them se kjo forcë jo vetëm që ka buruar nga LPK-ja, po në fakt ajo ishte vetë LPK-ja, nga që prej anëtarëve dhe udhëheqjes së saj doli në skenë kjo forcë ushtarake, UÇK-ja.
Për lexuesin (Me që kohëve të fundit po bëhet përpjekje të pluhuroset nga disa mashtruese qëllimkëqij lindja e UÇK-së) po sqaroi se kjo forcë e UÇK-së ka zanafillën e vetë që  nga mbledhja së Divjajkes, që doli si nisë e parë dhe e domosdoshme për  formimin e forcave të armatosura nga heroi i kombit, ideatori i shquar dhe sekretari i parë i LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fadil Vata, të cilët të dy ishin nënshkrues të kësaj deklarate, e për të vazhduar në konferencën  e dytë jashtëzakonshme e LPK-së e cila u mbajt më 4 shkurtit të vitit 1991 në fshatin Prapashticë të Prishtinës, po ashtu edhe me 4 tetor të vitit 1991 pas konferencës së tretë që është mbajtur në Ujmir, dhe pas  Mbledhjen Konsultative e cila u mbajt në prillit të vitit 1993, në Kollare, fshat afër Kërçovës. Pra këtu ishin fillet e para të formimit të “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ku rol kyç kishte heroi i kombit, Xhavit Hazir, nga që edhe ishte ideatori i parë edhe i përcaktuar për këtë forcë reale. Madje më 26-27 korrik 1993, në Kodër e Trimave, në Prishtinë në Mbledhja e katërtë e LPRK-së, LPK-së u fuqizua ideja që të kalohet në veprimtarin konkrete, dmth në formacionet ushtarake.  Megjithatë është në interes të dihet se që nga Mbledhja e Prapashticës, e sidomos ajo e Kollares dhe kjo e fundit  që u mbajt në Prishtinë ka pasur aksionet konkrete, ku për to ishte përgjegjës, LPK-ja, konkretisht udhëheqësi( bashkë ideatori i Afrimit Zhitis dhe i Fadil Vatës) Xhavit Haziri, pasi që edhe ishte i përcaktuar ta udhëhiqte këtë forcë reale.
Pas luftës e këndej, janë orvatur shumë kush qoftë përmes forcave politike apo individuale ta njollosin vlerën e luftës, më se edhe më tepër ta devijojnë në një kah tjetër, dikush në emër të saj të rrah xhokës e dikush tjetër ta keqpërdorë deri në atë mas sa t’ia humb kuptimësinë e vlerës heroike. Të gjitha këto përpjekje kanë formulën e dështimit, sepse koha  e ka treguar dhe po e tregon se kjo forcë reale ka pasur adresë, e ajo adresë ka qenë dhe mbetej LPK-ja dhe ideatori i saj, Xhavit Haziri. Realisht kjo luftë ishte e përmasave të gjëra popullore por ajo që duhet të theksohet se LPK-ja ishte ajo që e krijoj këtë Forcë, e cila dhe u shndërrua edhe zyrtarisht në forca të Armatosura, nga që edhe emri i saj ka dal nga LPK-ja më 17. 11. 1994 në Arau të Zvicër nën pranin e Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe të Gafurr Elshani, emrohet “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, gjë që edhe stema e UÇK-së, u përgatit me dizajn të Adnan Asllani.

Pakënaqësi e mërgimtarëve me publikimin e listave për veteran pranë „Fondi Vendlindja Thërret“

Publikimit të listës për veteranët  pranë „Fondi Vendlindja Thërret“, ishte një publikim që preku thellë ndërgjegjen e tyre nga që haptas u pa një shkelje e të drejtës së tyre. Nga kjo pakënaqësi e mërgimtarëve lidhur me listat e publikuara nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit u mor një iniciativë e përbashkët e veprimtarëve nga ish-Lëvizja Popullore e Kosovës që u mbajt 21. qershor 2015 Në Neuenhof të Zvicrës, në praninë e më se 60 vetave të ardhur nga shtetet e ndryshme Gjermania e Franca, duke ju bashkangjitur përmes formave të ndryshme shumë ish-veprimtarë  të LPK-së dhe të “Fondit Vendlindja Thërret” si nga SHBA, Austria, Suedia, Danimarka etj. ku përmes kësaj forme i paraqiten mendimet e tyre. andaj nderta kishte edhe të tillë që kishin fituar statusin e veteranit, po për hir të ndërgjegjes, që shumë bashkëveprimtarëve të tyre ua kishin refuzuar këtë të drejta ata u solidarizuan me të drejtën, o të gjithëve o asnjërit t’i njihet statusi i veteranit, për ata që i kishin kontribuar luftës çlirimtare të Kosovë deri në fund.
Nga kjo mbledhje doli qëndrimi për korrigjimin e listave dhe përfshirje e veprimtarëve që kishin pozita me përgjegjësi në LPK dhe në Fondin „Vendlindja Thërret“. Madje nga kjo mbledhje doli deklarata drejtuar Komisionit Qeveritar ku shprehën qëndrimet e tyre lidhur me statusin e veteranit të UÇK-së, ku në këtë deklarate kërkohet:
-Që komisioni Qeveritar të marrë parasysh strukturat drejtuese të ish- LPK-së dhe redaksinë e Zërit të Kosovës, për shkak të përgjegjësive dhe detyrave të veçanta si dhe strukturën organizative të fondit „Vendlindja Thërret“, kurse kërkohet që të gjendet edhe një formë e njohjes së kontributit të donatorëve përmes statusit të veteranit – pjesëtar. 
Pas kësaj deklarate u caktua një komision i cili do të kontaktojë me Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, me qëllim që të qartësohet listat e publikuara dhe të mos injorohen veprimtarët e devotshëm.

DEKLARATË

Ne, ish bashkëveprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, organizatë që ka themeluar UÇK-në, dhe ish bashkëveprimtarët e Fondit „Vendlindja Thërret“, në takimin e  mbajtur sot, më 21.06.2015 në Neuenhof të Zvicrës, duke shprehur pakënaqësinë pas publikimit të listave nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit  të Veteranit, dhe pas diskutimeve të shumta, duke u mbështetur edhe në Rregulloren e Fondit „Vendlindja Thërret“, të aprovuar nga Këshilli Qendror i këtij Fondi, në lidhje me përbërjen e listave të shpallura nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, dhe duke i parë këto diskutime si një ndihmesë shtesë dhe të sinqertë për punën e mëtutjeshme të këtij Komisioni, dalim me këto

  Q Ë N D R I M E

T’u njihet Statusi i Veteranit:

  • Anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Dega Jashtë Vendit,  dhe anëtarëve të Kryesisë (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).
  • Anëtarëve të Këshillit të Nëndegëve dhe anëtarëve të Kryesisë së Nëndegëve të LPK-së, Dega Jashtë Vendit, (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).
  • Anëtarëve të ish – Redaksisë së Gazetës “Zëri i Kosovës” (shkaku i përgjegjësive dhe detyrave të veçanta).
  • Strukturës Organizative të Fondit „Vendlindja Thërret“ në diasporë, që ka vepruar në bazë të rregullores së aprovuar nga Këshilli Qëndror i Fondit „Vendlindja Thërret“.

Të gjendet një formë e njohjes së kontributit përmes Statusit të Veteranit-Pjestarit, të gjithë donatorëve të Fondit „Vendlindja Thërret“.

Kërkojmë nga Komisioni që të marrë parasysh qëndrimet tona, dhe për këtë, nga  ky takim, u autorizua një komision i cili do të jetë në mbështetje të Komisionit Qeveritar për verifikimin e Statusit të Veteranit, për të qartësuar dhe kompletuar listat e kategorive të lartcekura. (Deklaratën e plotë dhe informatat plotësues marr nga A.Buja dhe A.Asllani)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles