Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Në Janjevë të Lipjanit, Kosove, përurohet xhamia Murat Pasha, në prani të zv/kryemnistrit të Turqisë Numan Kurtumlesh dhe ministerit islamik Ferid Agani

$
0
0

Prishtinë, 23 prill 201 – Në Janjevë të Lipjanit u përurua xhamia e Murat Pasha. I pranishëm në këtë përurim ishin Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmush, ministri i Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Ferid Agani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti e shumë ministra të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i MMPH, Ferid Agani tha se Qeveria dhe populli turk nuk kanë kursyer ndihmën për shqiptarët.
“Është fakt i pamohushëm se Kosova që nga dita e parë e pasluftës, në ditën e shpalljes së Pavarësisë dhe pas saj e ka pasur një mbështetje të pamatshme të Turqisë dhe popullit turk”, ka thënë Agani.

Ai mes tjerash ka thënë se për këtë ndihmë populli dhe qeveria e Kosovës janë falendërues.

“Ndihma juaj u shtri në dimensione të ndryshme të jetës shoqërore dhe ekonomike të vendit dhe prespektiva e këtye mardhënieve është e ndritshme në të ardhmën. Me këtë rast dua të theksoj një rëndësi të madhe të një synimi të qartë të Republikës së Turqisë për të ndihmuar shtetin dhe popullin tonë, ka thënë ministri Agani.

Ndërsa Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmush, ka thënë se sa herë që vjen këtu dhe takohet turqë e boshnjak thotë se e kujton të kaluarën që sipas tij e kemi të përbashkët.

“Dje erdhëm në Prishtinë, sot jemi në Janjevë tanimë do të shkojmë në Prizren dhe duam të ju themi se këto qytete të Ballkanit për ne ka vlerë po aq sa Bursa edhe qytetët e tjera të Turqisë”, ka thënë Kurtulmush para të pranishmëve.​

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles