Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Koha e shembi mitin mbi Janullatosin

$
0
0

Nga Petrit Bidoshi

 

Kur erdhi Janullatosi në Shqipëri, një kor i tërë antishqiptar përgatiti terenin për ardhjen e tij, duke ngritur në qiell virytet kulturën e tij dhe qëllimet e mira me të cilat po vinte ai. Pati shumë nga ata që mendonin se kohët kanë ndryshuar iqe dhe qellimet shoviniste greke në Shqipërinë e Jugut do të kishin rreshtur dhe se të gjithë do të duan të ndihnojnë Shqipërinë e porsaçliruar e të cfilitur nga thundra 47-vjeçare komuniste.

Mjerisht jeta vërtetoi të kundërtën në rastin e fqinjëve tanë tokësor dhe përpara saj bëhen ujë të premtimet dhe lajkat demagogjike e dinake. Historia ka provuar se të gjithe mashtruesit, demagogët, tiranët e çdo kalibri gjithmonë kanë premtuar fusha me lule. Neroni dogji Romën duke premtuar se donte të nginte një tjetër me të bukur. Hitleri i vuri zjarrin botës duke premtuar një rend të ri. Stalini dhe gjithë diktatorët komuniste flisnin për ideale duke bërë krime. Kush ka folur më shumë se Enver Hoxha që vendosi diktaturën komuniste më të përgjakshme në Europë, për lirinë e demokracinë, bile për lirinë e popujve të tjerë që vuanin nën imperializmin dhe revizionizmin se yni servirej si më i lumturi?
Ç’premtoi peshkop Janullatosi?
Që në fillim ai deklaroi se po vinte si eksark të ndihmonte vëllazërisht kishën tonë ortodokse të përtërihej dhe pastaj do të largohej në detyra të tjera (ardhja e tij është e mistershne se nuk ekzsiston asnjë dokument kërkese nga kisha shqiptare për ardhjen e një ekzarku nga Patrikana e Stambollit. E vërteta do të dalë një ditë bashkë me emrat e personave që e përgatiten këtë në fshehtësi të madhe.
Cilat qenë rrjedhojat?
Peshkop Janullatosi nuk e humbi kohën kot. Ai filloi të pastronte këshillat e kishave nga elementet autoqefaliste që e shihnin me dyshim drejtimin e kishës sonë autoqefale nga një grek, megjithëse ata ishin personat që kishin rrezikuar duke hapur kishat kur diktatura ishte ende në fuqi.
Pas kësaj, me anën e një të ashtuquajturi “Këshill i Pergjithshëm” që e di vetë ai se si e fomoi, pergatiti kurorëzimin e tij si kryepeshkop, në kundërshtim me kanonet e Kishës sonë Autoqefale, sidomoo me nenin 16, që nuk lejon që në krye të kishë sonë Ortodokse Shqiptare të vendoset një i huaj. Prandaj, siç dihet, besimtarët patriotë, me 2 gusht 1992, me anën e delegatit të tyre Nasho Bezhani, i kërkuan atij në kishen e Shën Vangjelizmoit mos t’ia hynte asaj aventure, por Janullatosi, megjithëse premtoi, mashtroi dhe filloi ceremoninë e kurorëzimit, të cilën patriotët nuk e lejuan (thuhet se atë e perfundoi në një sallë hoteli).
Patriotët ortodoksë shqiptarë, me anën e delegatëve të tyre të ardhur nga rrethe të ndryshme, zgjodhën atëherë Komitetin Kombëtar për Mbrojtjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Ata nuk e njohën atë si kryepeshkop dhe nuk do ta njohin si të tillë deri në largimin e tij nga Shqipëria. Ata thanë që në fillim se ai kishte ardhur të vazhdonte veprën e parealizuar për aneksimin e Shqipërisë së Jugut Greqisë të peshkoreve Foti, Jerotheu, Kotoko, Sebastiano etj.
Ç’bëri Janullatosi?
Që në deklaratën e parë të “Këshillit të përgjithshëm” më 13 gusht, akuzoi myslimanët për protestën e 2 gushtit duke u përpjekur të futë përçarjen fetare qe s’ka ekzistuar kurrë në Shqipëri.
Kjo shkaktoi habi se institucionet fetare u hapën me një solidaritet të paparë ndonjëherë. Myslimanët që e urrenin komunizmin si të krishterët kontrbuan për hapjen e kishës në Shkodër, kurse në Berat pati shembuj prekës ndihme reciproke. Po nuk pati faj Janullatosi se ai nuk mund ta kuptonte tolerancën e besimeve fetare në vendin tonë. Shqiptarët janë të bashkuar gjithmonë për të miren e kombit. Një dëshmor i autoqefalisë shqiptare, i vrarë nga shovinistet grekë, thoshte: “Në Shqipëri besimet fetare të krishterë dhe myslimanë janë si dy duar që lajnë njëra-tjetrën”.
Janullatosi solli nga Greqia shume priftërinj, ndihmës të tij, të cilët filluan të lexojnë ungjillin greqisht në kishat tona me përkthyes, kur dihet që per predikimin e tij shqip është derdhur gjaku i klerikëve dhe i patriotëve shqiptarë si: Naum Veqilharxhi, Papa Kristo Negovani, at Stath Melani, Petro Nini Luarasi etj. A harrohen këto? Mos ishte ky veprim shkallëzues pa qëllim? Si do t’i dukej peshkop Janullatosit dhe shkeve të tij sikur në kishat greke të lexohej ungjilli shqip (përkthimin e tij nga Fon Noli e kemi shumë të mirë)? Mos është vetëm greqishtja gjuha e zotit, të cilën Krishti s’e ka ditur, se fliste ebraisht?
Njëri prej këtyre klerikëve që sillnin materiale propagandistike antishqiptare dhe antishtetërore, u dëbua nga vendi ynë, kur mund t’i jepej gjyqit se shkelte ligjet e vendit tonë. Janullatosi, megjithëse rasti qe shume flagrant, u mundua të mbronte Kristostomin dhe të pengonte dëbimin e tij. I kujtojmë atij se ai e solli atë, se ai punonte e vepronte si vartës i tij dhe me mbrojtjen që i bëri provon plotësisht se kryesori, d.m.th. Odisea i Kalit të Trojës në Shqipëri, është ai.
Shumë herë i është kërkuar këtij Peshkopi të bashkonte zërin e tij me ortodoksëet shqiptarë dhe të demaskonte planet e kolegut të tij Sebastianos dhe të shovinisteve të tjerë grekë, që bëjnë presion të emigrantët shqiptarë për t’u ndërruar emrat atyre duke ua greqizuar ato, ashtu siç bën Papa në mbrojtje të gjithë atyre që vuajnë nga dhuna dhe padrejtësia, por ai asnjëherë nuk pranoi. Ai nuk shkoi ne Assizi ku shkuan përfaqësues të besimeve fetare nga gjithë Bota, por u takua vetëm me Serafinin e Greqisë dhe me Pavlen e Serbisë.
Ai është në vendin tonë si një trup i huaj, i futur në organizmin e gjalle që qelbëzon rreth e rrotull dhe duhet hequr. Duhet të kujtojmë se ai është bërë dhe objekt kontestimesh ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila mundohet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, d.m.th. të Shqiperisë.
Janullatosi nuk lë rast pa intriguar kundër vendit tonë. Kohët e fundit, me ftesën e Qeverisë Shqiptare, erdhi komisioneri i Komunitetit Europian, z Klepsht, për çështjen e respektimit të të drejtave të minoriteteve, i cili arriti në përfundimin e drejtë që ato respektohen në Shqipëri më shumë se kudo. Po Janullatosi deshi që ai të ngecte diku, prandaj iu ankua se ortodoksia në shtetin shqiptar shihet shtrembër dhe nuk kthehen objektet e kultit. Kjo s’është aspak e vërtetë. Kryeministri, shumë ministra, deputetë e funksionarë janë ortodoksë, bile dhe të minoritetit grek, kurse “pengesat” për objektet e kultit janë plotësisht të shpikura prej tij me keqdashje.
Që kur u themelua Partia Demokratike, në gjirin e saj u krijua një komision nga aktivistët e saj që do të propagandonte dhe ndihmonte për rihapjen e institucioneve të kultit të gjithë besimeve fetare. Në atë komision bëja pjesë dhe unë me zotërinjtë e tjerë ortodoksë si Pavlo Koja, Thoma Çomorra, Piro Ndreka, etj. Pjesëmarrja dhe kontributi i ortodoksëve aty qe mjaft i madh. Ata shpesh u ndeshen me organet e diktaturës për çështjen e kthimit të objekteve të kultit por patën gjithmonë përkrahjen e plotë të Partise Demokratike.
Janullatosi nuk lë rast pa i dhënë merita vetes. Në gazetën “Intevista 21” e krahason veten me një kirurg me famë që e kerkojnë nëpër Botë, pa pyetur se nga është ai. Por ne, shqiptaret kemi mësuar nga historia e kombit tonë se “këta kirurgë të ardhur nga Greqia nga Kisha greke janë kasapë që kanë dashur dhe duan të presin dhe të rrëmbejnë pjesë të majme të Shqipërisë sonë. Pikërisht për t’i prerë rrugën synimeve të tilla, u krijua Autoqefalia Ortodokse Shqiptare me
ligje të prera që s’pranojnë hierarkë të huaj.
Fjalët dhe veprat e Janullatosit janë krejt të kundërta. Edhe kur ato shoqërohen me pako 300 kilëshe ushqimesh, fshehin qëllime të mbrapshta përçarëse.
A mund të krahasohet vepra dinake e Janullatosit që mundohet gjithmonë të na vërë dru në rrotë, me veprën e Nënë Terezes shqiptare, që u shërben njërëzve kudo nëpër Botë, me devocion e thjeshtësi, pa marrë parasysh se të cilit besim janë, duke mbjellë ngado idenë e paqes e të mirësisë?
A duhen më prova të tjera që të binden ata që gjer dje u treguan naivë nga fjalët e bukura, të cilat u shoqëruan me vepra të zeza si: përçarja fetare, antikombëtarizëm, symbyllje përpara propagandës së çfrenuar antishqiptare me libra e broshura, flamurë grekë e parulla? Mendoj se ata që bëjnë sikur s’ janë bindur, kanë arsye të tjera.
Ështe koha që peshkop Janullatosi dhe ata që e dërguan, të kuptojnë se misioni i tij në Shqipëri dështoi, velloja i ra nuses dhe doli fytyra e vërtetë. Ai duhet të largohet sa më parë nga Shqipëria, se po rëndon shumë në këtë truall. Vendi ynë që ka nxjerrë aq burra shteti të shquar për Botën, veçanërisht për Greqinë, do të nxjerrë të tillë edhe për Kishën tonë Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Për këtë “të mos shqetësohen” as peshkop Janullatosi, as zoti Micotaqis. Për këto punë kemi aq përvojë të kaluar, sa t’i rregullojmë brenda për brenda, pa lejuar të tjerët të futin hundën.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles