Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

I burrërroi…apo i ç’burrërroi  emigrimi shqiptarët

$
0
0

Nga Danel Cana

 

Marr shkas nga një thënie e një shoqes time, bashkë vuajtëse në emigrim që nga hapja e kufijve, e cila në një bisedë tepër shoqërore u shpreh:
“Burrat shqiptar erdhën në Greqi, në një tjetër ambient dhe shtet evropian dhe nuk ndryshuan dot, të jenë më të sjellshëm, më të civilizuar, më të qytetëruar, më të dashur me familjen!”
E dëgjova me vëmendje shoqen time dhe duke rudhur buzët, pa i kthyer tamam një përgjigje të saktë, pa ditur çfar ti thosha më parë, tunda kokën duke shprehur njëkohësisht edhe respekt të mendimit të saj, por edhe një lloj pikëpyetje, sepse ky mendim nuk mund të merrej i prerë! Kishte diskutim dhe ishte vërtetë një temë jetësore, e cila ja vlente të merrej parasysh në shoqëri dhe më gjerë!
Mendova ta trajtoj pak më gjerësisht dhe njëkohësisht ti kthej përgjigje edhe shoqes time, e cila mezi pret të lexojë mendimin tim.
Përgjigja e parë që do vinte nga çdo burrë shqiptar, çdo mashkull, i cili është në mërgim dhe ka provuar vetë se çdo të thotë të fitosh bukën e gojës me shum mundim, pa të garantuar askush një punë, pa ditur sa do punosh, si do punosh, sa do fitosh etj; si këto.
Pra, përgjigja e parë dhe e prerë nga shumica do të ishte: Jo të gjith burrat janë njëlloj!
Me këtë mendim jam edhe unë, si mashkull, si burrë, si kryefamiljar, si bashkëshort! Por ja që ka edhe nga ata burra, për të cilët e kishte fjalën edhe shoqja ime…!
Burra, që në vend të “burrëroheshin”, të ndjenin më tepër peshën e detyrimit familjar, të dashuronin më tepër familjen, duke qënë të vetëdijshëm se në mërgim shtoheshin, jo pakësoheshin vështirësitë, do të ishte më e llogjikshme dhe me vënd që familjarët të “burrëroheshin, jo – çburrëroheshin” duke prishur familjen, duke shkatërruar jetën e fëmijve dhe të tyren njëkohësisht.
Po cila është ajo gjë e veçantë, ai veprim që i “burrëron” meshkujt, familjarët shqiptar?
“Femra të burrëron, femra të çburrëron”- thotë një proverb i popullit.
Veprimi më i dobët në familje i një burri është dhuna, pastaj vijnë veset e këqija si alkoli, kurvëria, (prostitucioni), bixhozi, dembelizmi etj.
Jeta patriarkale në Shqipëri, ka qënë sunduar nga një lloj pushteti të burrit mbi femrën, duke patur parasysh edhe “kanunin e famshëm të L. Dukagjinit”!
Kjo veçori nuk është vetëm për Shqipërinë, por ne do ti përmbahemi vetëm vëndit nga vijmë, për interesin tonë dhe familjeve tona.
“Çdo berr varet nga këmbët e veta”- thotë populli. Prandaj dhe ne diskutojmë sot për shoqërin tonë, se po të hedhësh syt përeth në botë, ka akoma dhe sot, të prapambetur si Shqiptarët e shekullit të XV-të.
Në kohën e sotme dhe aq më tepër duke ndërruar një shtet, një shoqëri, unë mendoj dhe qejfi kështu ma ka, që shqiptarët të ishin shembull në marrëdhëniet familjare, siç janë në punë, të pa lodhur.
Deri diku ja kan arritur qëllimit, por jo të gjithë ku kemi raste të shumta të denoncimit të dhunës në familje nga femrat emigrante. Kur kemi prishje të familjeve, vrasje, braktisje të fëmijve!
Natyrishtë se askund nuk ka familje dhe njerëz të përsosur, por ka njerëz me kulturë, të cilët mundohen, përpiqen me sa mundin të shkojnë mirë në familje, të kuptohen dhe mirëkuptohen, të krijojnë marrëdhënie të mira nga të dy anët të respektueshme. Pavarësisht se sa ja arrijnë qëllimit dhe jo të gjithë e arrijnë!
Duhet pranuar edhe realiteti tjetër se, jo të gjitha femrat janë të përsosura, të respektuara, të sjellshme, të edukuara, të mirkuptueshme dhe të durueshme në familje!
Por në fund të fundit, në 90 % të rasteve, janë burrat ata që ngrenë dorën ndaj grave, vajzave të tyre.
Unë do t’ju kujtoja këtu të gjithë burrave shqiptar, të gjithë meshkujve, pavarësisht nëse kanë krijuar familje apo do të krijojnë, se gjithmonë mençuria popullore na mëson përse në fund të fundit, duhet respektuar një femër!
“ Një burrë duhet ta respektoj një femër sepse, njëkohësisht respekton një Nënë, një Motër, një Bijë, që si do të jenë nuk mohoen kurrë!”
Kur një grua, duron një burr të dhunshëm, nuk do të thotë se ajo është budallaqe, apo i pëlqen dhuna, por duhet menduar më tepër se ajo është një grua e nderuar, e cila nuk do kurrësesi të prishë familjen, të braktis apo përçajë fëmijët!
Jo të gjitha e kanë durimin të tillë dhe unë ju jap shum të drejtë. Në këtë rast është më i rëndë gjykimi për burrin.
Po marr si shëmbull vetëm ato raste kur burrat ushtrojnë dhunë mbi bashkëshorten gruan e tyre, nënën e fëmijve. Mund të ketë dhe jam i sigurtë që ka edhe raste kur gruas nuk i mungon asgjë dhe ajo dashuron dike tjetër, por…!
Do të theksoja me force të madhe se, atje ku ka respekt të dyanshëm, ku ka dashuri të sinqertë, nuk ka arsye të prishjes së familjes!
Duke e mbyllur do t’ju bëja një thirrje më se njerëzore, të gjith burrave kudo janë, pa i drejtuar askujt gishtin tregues. Bëhuni  më të sjellshëm, më të arsyeshëm, më të komunikueshëm me grate, me vajzat, me nënat.
Nuk kërkojnë asgjë më tepër se; pak më tepër kujdes, pak më tepër respekt, pak më tepër DASHURI !

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles