Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Ibrahim Kelmendi: Bastardi Azem Syla e tradhtoi Adem Jasharin! “UCK-ja e Vegjëlisë është vetorganizuar,e ka bërë luften,e perkrahur nga LPK-ja

$
0
0

Ibrahim Kelmendi ish udhëheqës i LPK-së dhe krahut të saj në Gjermani, ka hedhur akuza të reja në adresë të Azem Sylës.
Madje sipas Kelmendit, Azem Syla në dy ditët e arratisë ka qëndruar në Maqedoni, tek një mik ortak i tij në pronat e blera në Kosovë. “Pardje dhe dje Azemi duhet të jetë pa në Kodër të Diellit (Shapkë) të Tetovës, ku e ka vilën Gaz Demi…”, thotë Kelmendi.
Ajo që nxjerr edhe Kelmendi në akuzë veç tjerash është se Azem Syla, ka bërë edhe biznese të tjera të rrasta me serb.
Po ashtu ai e nxjerrë si një bashkëpunëtor të Fatos Nanos.
Kelmendi kërkon haptazi mbështetje publike për akuza të reja për Sylën: “Kush ka mundësi “teknike”, përcjelluani hetuesisë dhe prokurorisë edhe këto pista pët hetime të Azem Sylës: – Duhet të ketë qenë blerësi kryesor i truallit të KNI “Ramiz Sadik”, buzë Pallatit të shtypit në Prishtin, i kamufluar pas marionetës së Nanos, z. Gaz Demi;” dhe
– Buzë Hotel Grandit, në mexhë me vilen e Hysit, Azemi duhet të ketë blerë një truall nga pronari serb për 200 mijë euro dhe ka ndërtuar pallat (nuk besoj të ketë pas leje për pallat në atë vend)”.
Ndërsa, pohon se në “Hotel Victory dhe Kosova-Petrol duhet të ketë qenë ortak ose reketues…”
Sipas Kelmendit, Azem Syla, thjesht ka mashtruar se nuk ka qenë komandant i Shtabit të UÇK-së.
“UÇK-ja e Vegjëlisë së Kosovës është vetorganizuar, e ka bërë luftën, e përkrahur nga Lëvizja, ndërsa Azemi, Xhaviti e Hashimi e kanë sabotuar e komplotuar edhe me “shtabin” me seli në 15-katësh e Rogner të Tiranës…”, pohon Kelmendi.
Kush e mbron Azem Sylën është një bastard, sikurse është bastard vetë Azemi, pohon Kelmendi.
“Ai që e mbron Azemin, i cili edhe të hollat që patën mbledh në prag të Epopesë Rifat Jashari me familjarë e miqë, nuk ia përcolli Adem Jasharit, është një bastard si ai!
Ai pyet se kush ka prova se Azem Syla është caktuar apo emruar komandant i Shtabit!?

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles