Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

A po fillon një epoke e re në Kosovë?

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Komunistët në gjenin e tyre e kan preokupimin për pushtet apsolut dhe për të përfituar  të gjitha të mirat e shtetit dhe të popullit.Këta janë treguar historikisht së mjeshter të vjedhjeve , por edhe shumë mizor . Logjika e tyre shtypëse duket e pa mbarim. Edhe në këtë fazë të tranzicionit pas ardhësit e komunistëve po tregohen po aq lakmitarë për pushtet, por shumë më finokë në hajnitë e tyre të cilat  I kan  kryer gjatë këtyre viteve të tranzicionit në Kosovë .Janë treguar si ‘artistë ‘ në  këtë drejtim. Po vazhdojnë të vjedhin më të madhe. Kjo nuk është diqka stilistike , por është realiteti i sotëm . Nese dikur komunistët kan qenë mizor , nuk do të thotë së këta të kohës moderne janë më të mirë.Sot, të gjithë më të drejtë pyesin a do të kan fund hajnit dhe keqpërdorimet ?Nese nuk formojmë shtet ligjor dhe funksional e keqja komuniste nuk do të na hiqet lehtë qafe. Ata na u kan ngjitur aq fortë për qafe, sa nese  nuk reagojmë më gjithë forcën  vështirë do të bien përtoke .Vëtem më një politikë përgjegjëse do të arrijmë ti largojmë nga skena politike këto banda komuniste të cilët fëmijëve të vet ua kan krijuar jetën si në parajsë .Kan uzurpuar prona të shtetit.Kan ndërtuar shumë katëshe në qendra të qytetete që kapin shifrat milonëshe. Kanë uzurpuar lokale dhe vazhdojnë ti mbajnë të uzurpuara, sikur tua kishte lënë baba .Kan ndërtuar shtëpi luksoze  në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Këta janë bërë vet shteti, thua së nuk ka popull mbi këtë tokë.Aq më keq kur të gjithë këto  po i bëjnë publikisht. Ka humbur përgjegjësia .Ka humbur morali politik. Na është shëndrruar   vesi  në virtyt .Të mirat materjale po i gllabërojnë  kategoria e njerëzve të cilët po ngjiten në pushtet pa asnjë meritë.Kanë arritur më para të popullit ta shtypin popullin si është më së keqi. Na mbajnë fjalime  së gjendja është e mirë  .Pa ndryshime cilësore në krye të  disa partive  politike , apo më mirë do të ishte ti qujamë  koorporatave politike , nuk do të kemi kurrë prosperitet dhe jetë të mirë .Është iluzore të presim së hajnat dhe njerëzit e invovuar në krime do të fillojnë  të punojnë mire.Vëtem intelektualët e mirëfilltë do ta qesin gjendjen politike dhe ekonomike në binarët normal të saj.

A po fillon një epokë e re në Kosovë, apo sërish  po na servohen spektakle mediatike  të arrestimeve nga policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës? Të shpresojmë së kësaj radhe arrestimet  e filluara  do të jenë shumë më serioze. Jeta në Kosovë  është ngulfatur nga strukturat kriminale të instaluara në pushtet. Nuk na nevoitet kurrfarë pompoziteti mediaktik  i arrestimit të  Azem Sylës dhe grupit të tij.Njeriu ynë ka nevojë që përfundimisht  të lirohet nga uzurpatorët e pushtetit  të Kosovës . Këta janë ngritur mbi ligjin , sepse kanë ndërtuar shtet për vete, së  I kan futur njerëzit e vet në të gjitha hallkat kyqe të sistetimit.Arrestimet ishte dashur të  bëhën pa hile , e jo sikur ndodhi në të kaluarën kur u arrestuan shume zyrtarë të lartë  të shtetit, dhe jo që nuk u dënun por ata u kthyen prap në pozitat e tyre të larta pushtetare, që e kam thënë disa  herë deri më sot.Tek e fundit arrestimet e fundit dhe të përfolurit të cilët do të arrestohen , I tregojnë popullit së cilat janë ata që po e rrënojnë shtetin e ri të Kosovës. Kur të arrestohen të gjithë keqpërdoruesit  do të ngjalën shpresat e këtij populli për një jetë më të mirë.Të shpresojmë së muajit në vazhdim do të jenë shumë përcaktues për një të ardhme më të mirë të popullit dhe  të shtetit  të Kosovës…


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles