Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Një milion Abetare për shqiptarët e Turqisë

$
0
0

Nga Fahri Xharra

 
“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“, mësohet të ketë thënë Davutoglu, në prag të vitit të Ri 2015 .

“Ju zoti Davutoglu keni kuptuar një gjen të shqiptarit, pasionin e tij të sëmurë ndaj karrierës dhe jeni të bindur se me disa milion, i blini edhe të majtët, edhe të djathtët, edhe ateistët. Në fakt nuk duhet edhe të harxhoni shumë, disa iu hidhen falas në prehër, dhe ju mbeten tre apo katër udhëheqës partie, tre apo katër milion euro dhe ju do ta keni krejt hapësirën e nevojshme për të vepruar, për të sjellë kulturën turke dhe zhdukur atë shqiptare. Nuk mund të besohet se diçka të tillë do të mirëpriste populli, por mund të besohet se tek ne ka politikan, që janë në shitje.” iu pat shkruar Lis Bukuroca në atë kohë.

Po pse i dërgoni përsëri sejmenët e rinj të na mashtrojnë ?
Me çdo kusht ky lloj strategu turk e kërkon ringjalljen e të sëmurës së Bosforit.

Po vazhdoj me fjalët e Lis Bukurocës : “Ne kuptojmë blerjen e çdo shqiptari sepse ata brenda natës, ndryshojnë qëndrimet dhe botëkuptimet. Ata akoma me erë alkooli në turi, fotografohen duke u lutur. Ata përpiqen duke shpurdhur me naivitet dhe duke kundërshtuar ligjin, që sanksionon shkuarjen në luftëra të huaja, me shpjegime infantile se në rast të tillë, nuk do të kishin të drejtë për ta mbrojtur Shqipërinë. Shqipërinë që është pjesë e NATO-së dhe e cila nuk do të ketë asnjë nevojë për kaçakët e Kosovës. Dhe, siç dihet, në kohë lufte, njerëzit pak çajnë kokën për ligje. Ne kuptojmë kur blini ju njerëz sepse ata me deklaratat e tyre publike, përpiqen t’ iu falënderohen dhe tregojnë një përputhshmëri në qëndrime dhe ide, si mirënjohje për “investimet Tuaja”. Në Kosovë dhe Maqedoni do ta keni më lehtë sepse keni krijuar bazën e nevojshme.”
Por, edhe Shqipëria po rreshket në furtunën e mashtrimit . Edhe aty keni gjetur pajtimtar .

Zoti Davutoglu : Ju kujtohet viti 1878 , sakrifica e shqiptarëve për ta ruajtur Turqinë ?
Ju kujtohet 1908 -ta kur e lejove copëtimin tonë të më tutjeshëm; jo pse ti s`e lejove por s`guxoje të bëjë zë se të hanin të tjerët për së gjalli.
Në vitin 1998 s`ishe aspak me ne, Ne vitin 1999 s`të hëngri palla ta dërgosh bile një aeroplan për t`i bombarduar zjarrvënësit e Ballkanit . Të kujtohet ? Nuk doje të prishje balancën politike me sllavët.

Por të kaluara !
Me 24 .12. 2014 e vizitove Maqedoninë dhe na “gëzove” pa masë : “Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“, Cila është jo kultura e juaj ?

Ta themi edhe këtë: Po ,po , mirë e ke se ne nuk jemi njerëz , jemi do krijesa mëlmesë që shërbejmë vetëm për gatimin e gjellëve të juaja, për t`iu dhënë atyre shije pezmi .
Atëherë të pata shkruar publikisht : “Po ki mendjen , se në Turqi i ke miliona e miliona shqiptar të cilët kanë nevojë për Abetaren shqipe.” Apo jo , zoti kryeministër ?
Kur po ia fillojmë pra , me Abetaret shqipe ?

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles