Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Cenimi i lirisë së shprehjës nuk ekziston në imagjinatën e pushtetarëve

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Liria e fjalës është vetëm njëra në serinë e të drejtave universale të njeriut. Ka mendime të ndryshme rreth  kësaj teme  të një rëndësie të veqantë.Ne shkëputem një mendim të shkurtër të shkrimtarit të njohur Ismajl Kadare“Krijimtaria publicistike,filozofike, letrare i ofron publikut interpretimin më të mirë të vlerave që burojnë nga mendimi i lirë dhe demokratik, sensi i progresit dhe kurajoja qytetare”.

  Ndërsa  neni 10 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut ku i dedikohet lirisë së shprehjes thuhet se “çdo përson ka të drejtën e lirisë së shprehjës. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe për të marrë dhe për të dhënë informacione ose mendime, pa ndërhyrjen e autoriteteve publike”.  Vlenë të citohet edhe  mendimi i Xhon Stjuart Milit, i cili thotë: “Liria e shprehjës na mbron nga pushteti i korruptuar dhe tirania. Kjo liri është një nga garancitë themelore për shoqëri të hapur dhe pluraliste”.  Shprehja, e mendimit  lirshëm dhe i bërit publik, është ndër vlerat themelore që e dallon qartë shoqërinë demokratike.Kjo nuk po zbatohet drejtë në shumë vende të botës .Edhe në Kosovë shprehja e mendimit lirshem nuk është e nivelit të dëshiruar,.Këtë e shprehen deri më tash edhe disa raporte ndërkombëtare siq është “Freedom House”, ku Kosova është radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira . Në regjimet totalitare liria e fjalës është e kufizuar , e ndikuar nga pushteti autoritar.Çdo gjë që thuhet dhe vjen në kundërshtim me sistemin , e prêt ndëshkimi i rëndë i pushetit  edhe më jetë.Për shkak të shprehjës së mendimit dhe fjalës lirshem gjetën vdekjën edhe disa gazetarë  në Kosovë. U vranë Enver Maloku, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati, Shefki Popova, Xhemajl Mustafa.Edhe disa gazetarë të tjerë u kërcënuan më vrasje .Edhe pas shumë vitësh këto vrasje nuk e panë dritën e diellit.Gazetarët e vrarë as në ditën e lirisë së shprehjes së lirë, nuk po i përkujton askush . Këta gazetarë të vrarë  ishin përkrahesit e linjës politike të  LDK-së së Ibrahim Rugovës. Rugova nuk është më në jetë , e këta që tash janë në krye të partisë , janë preukopuar pas pushtetit dhe të mirave materjale.Kjo strukturë në krye të LDK-së i përmend këta martirë të fjalës së shkruar  vëtëm atëherë kur janë zgjedhjet , për të fituar vota.Nuk bënë asgjë që së paku të zbulohen dorasit si ngushllim i vëtem  për familjët e të vrarëve . U bën 16 vite pas luftës dhe nuk kemi shtet ku sundon si duhet  rendi dhe ligji.Nuk kemi organe të drejtësisë ashtu siq duhen të jenë sepse ato kontrollohen nga ata që lidhen direkt ose terthorazi më krimin.Si të flasim për lirinë e fjalës dhe shprehjes së lirë të mendimit , kur na është instaluar një  pushtet  gadi apsolut. Kur është puna kështu  , çdo gjë është e kufizuar jo vëtëm fjala e lirë. Me krim të organizuar dhe korrupcion   nuk mund të flasim për shtet ligjor dhe demokratik .Nuk mund të flasim për liri të plotë të shtypit. Nuk ka siguri për gazetarët si kategoria më e rrezikuar që është jo vetëm në Kosovë.Kur  pushteti i  vë nën kontroll mediat nuk kemi  pluralizem dhe demokraci .Ngulfatja e fjalës së lirë është ngulfatje e proceseve zhvillimore .Pushtetet e pas luftës nuk ishin të vetëdijshme më idenë së qytetari dhe e drejta e  tyre duhet të ekzistojnë në hapësirat demokratike, ku ligji bëhët nga njerëzit dhe për njerëzit.Por , këto pushtete në Kosovë duke i mbrojtuar të drejtat dhe liritë e tyre përsonale ,po  ngulftin  keq jo vëtem fjalën e lirë , por edhe çdo vlerë tjetër shoqërore. Cenimi i lirisë së shprehjës dhe medias së lirë nuk po ekziston në imagjinatën e tyre…

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles