Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Despotët e kreut të LDK-së, ia mbyllën derën Donika Gërvalles!!!

$
0
0

Nga Skender Mulliqi

 

Nuk ka së si njeriu të jetë indiferent kur sheh së si para dyerëve ku mbahej tubimi i Këshillit Qendror të LDK-së, ndalet  në mënyrë  shumë të turpshme, kryetarja e LDK-së për Gjermani, dhe bija e heroit të kombit ,Donika Jusuf Gërvalla.Dhe, merrne më mend lexues të ndëruar se cilët ishin ata  të cilët e ndalën ? Këta ishin do  despotë siq janë Isa Mustafa, Ismet Beqiri i vogël dhe mejteplia e Gjilanit, Lutfi Haziri.Kur një femer dhe aktiviste e shquar  ndalet që mos të hyn në tubim, kësaj i thonë diktaturë.Këta në krye të LDK-së, janë do  frikacakë,   janë një grup i caktuar që po dëshirojnë më çdo kusht ta ruajnë pushtetin dhe të mirat e tyre materjale . Këta janë do  burreca  qe iu frikësuan  pjesmarrjës së Donikës, që mos tua shpalosë të gjitha të palarat e tyre para Këshillit të Përgjithshem . Dhe, nuk kan faj jo , së Donika është më e fuqishme dhe më e dijshme  së i gjithë kreu i LDK-së. Janë ba bashkë një grup despotësh  të cilët frikohen nga hija e tyre. Këta janë ba  filial i PDK-së. Këta po të ishin burra do ta kishin ngritur zërit për zbardhjën  e vrasjëve të zyrtarëve  të lartë  të LDK-së. Por , dihet së atë ditë kur Isa Mustafa e mori timonin e LDK-se rugoviane , anija e këtij subjekti politik do  të përmbyset.Despotët si zakonisht pranë veti nuk durojnë konkurrencë, por zvarranikë nga bindja , zvarranikë  edhe nga lindja , zvarranikë nga botkuptimi dhe zvarranikë nga karakteri. Këta nuk e durojnë konkurrencën , nuk durojnë njerëzit e ditur , i preferojnë sahanlepirësat . Atë ditë kur Rugova shkoj në amshim kjo parti u shëndrru në një klub intrigantësh , në një klub interesgjinjësh, të cilët nuk po zgjedhin metoda për ti ruajtur pozitat .Për strukturën më të lartë të LDK-së, nuk vlen demokracia e mbrendshme, nuk vlen vota , nuk vlen mendimi i elektoratit. Këta nuk e kan dert që vesët  moti iu janë kthyer në virtyt. Të katandiset kështu partia numer një  dikur në Kosovë , e ideatorit dhe kreatorit të pavarësisë, Ibrahim Rugovës  është gjynah para Zotit,është gjynah  para elektoratit besnik rugovianë dhe është shumë e dëmshme  për Kosovën . Ajo çka ndodhi  ka tejkaluar të gjitha përmasat e normalës. Ishte dashur ta ngrisin zërin i gjithë elektorati i LDK-së kundër kësaj klike të dëmshme për LDK-e . Këta po e  kthejnë kohën e diktaturës .  Ata po veprojnë në menyrë përjashtuese  .Po të kishin pak ndjenja kombëtare , kurrë nuk do tia lejonin  vetit një gjë të tillë .  Këtë shkrim dua ta përmbyll më thënjën në intervistën e Donikës dhënë televizionit  “Rrokum Roll”  “Mue nuk më intereson që ma mbyll derën një kategori e tillë.Është Rusia, Turqia, ish-Jugosllavia”, u përgjigj Gërvalla në pyetjen së nga po e merrë modelin Mustafa për partinë e tij…

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles