Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Xhami pabesie në Lumbardh, tek Verrat e Llukës!

$
0
0

Nga Gjergj Kabashi

 

Këtyre ditëve, afër  Verrave të Llukës në Decan, në një fushë futbolli të Lumbardhit historik, ku më 1 Maj 1990 nën udhëheqjen e Profesorit Anton Cetta dhe historianit të mirënjohur Zekeria Cana, u falën mbi 100 gjaqe e ngatërresa në tubimin madhështor, kur nga e gjithë Kosova dhe Shqiptaria patën ardh në atë tubim historik mbi gjysmë milioni shqiptarë; ka ndodhë një ngjarje e hidhur,që do të mund të cilësohej si njollë e madhe për këtë vend të lavdishëm nga historia e bujshme e kësaj ane dhe kombit në përgjithësi, ku disa hijena nga terri i natës, fshehtas e pabesisht, e kishin fillue,- mu në fushën e futbollit ndërtimin e xhamisë, duke dashtë që me cdo kusht të futen në “përdorim” parat e donacionave arabe për perhapjen e Islamit dhe islamizimin e kombeve të tjera, përmes “fabrikës” që prodhon islam e Musliman ,të quajtun: Xhami! Pas aq shekujsh të pushtimit të Perandorisë Osmane dhe mbi një shekull nga pushtimi serb,prej të cilit u cliruam me ndihmen e NATO-s  që nga viti 1999, hoxhallarët nuk ndalen nga  veprimtaria e tyne antishqiptare për ta cmontue e shkatërrue kombin shqiptar, përmes Islamit… Këta thoxhallarë të pabesë, msheftas, ashtu sic dijnë ata, e kishin nisë ndërtimin e xhamisë mu në fushën e futbollit në Lumbardhit, duke i shqetësue tejmase të rinjtë e fshatit, të cilët ,të befasuem e shqetesuem, menjehereëe rrënuen atë xhami të nisun pabesisht, duke i njohtue njëherit organet gjegjese, nga inspektorati i ndertimit te Decanit. Si rrjedhim i sjelljeve dhe veprimeve prej mercenaresh të hoxhallarëve dhe veprimit të tyne në frymen e rrjetit agjentur turk-e-arabo- sllav, pas ketij provokimi të ndodhun në natën e errët të krimit, në fshat filluen të nxiten ngatërresa në mes të rinisë shqiptare dhe të tjerëve, njerëzve naiv, provokator e të varfën, të cilet duan xhami apo i urdhënojnë që duhet të duen xhami, përkunder faktit që nevojat e banorëve për te nuk ekzistojne fare,por ato imponohen. Si ne gjithe Kosovën, edhe në Lumbardhin e njohun për tradita të mirëfillta shqiptare, hoxhallaret duan të krijojnë e të bëjnë qoftë edhe me metoda imponuese sa më shumë Musliman nga të rinjtë shqiptare,që ti shfytyrojnë dhe bëjnë që ata të ndjehen me ndërgjegje turke e arabe. Hoxhallarët,tashmë vegla të njohtuna për mercenarizëm në favor të shërbimeve të huja antishqiptare, themelet e keëaj xhamie të rrënume nga të rinjte e Lumbardhit, i vune me qëllim e synim për ta zhba e shkatërrue edhe me tej popullin shqiptar, kulturen,traditën,historine dhe per ta kalbë ndërgjegjen kombëtare shqiptare të tij. Kundershtimi i rinisë shqiptare të Lumbardhit, është një shembull i madh atdhedashunie dhe një kryengritje për ta mbrojtë Shqiptarizmin dhe Shqiptarësine e vendit tonë nga ndërhymjet anmiqësore që vijne nga «kolonat e pesta» të shteteve të huaja, kryesisht të Turqisë e vendeve arabe e islamike, si dhe të atyne sllave, si Serbia e Rusia…
Meqenëse  Lumbardhi dhe Verrat e Llukës  i takojnë një hapsine të përbashkët unifikuese historike e kulturore, qoftë në aspektin lokal a atë nacional, asht tejet brengosese indiferenca shtetnore që 17 vite nga clirimi i vendit vazhdon me harrue,ndoshta qëllimisht, se ajo hapsinë territoriale asht një vend i shtrenjte i historisë shqiptare, pra vend i shenjtë ku që nga viti 1903, e ne vecanti në vitin 1910,sipas fakteve e dëshmive historike, e ka mbledhë aty  BESËLLIDHJEN E MADHE SHQIPTARE TE VERRAVE TË LLUKËS MË 1910 ,NËN DREJTIMIN E SHABAN BINAKUT,ISA BOLETINIT,SULEJMAN BATUSHES E ATDHETARVE TË TJERË. Vendimet e këtij kuvendi tek VERRI BINAK, ishin në frymën e nxitjes së ideve clirimtare të patriotëve shqiptarë,kundër dhunës së madhe turke-osmane dhe shëbëtorëve të tyre,sic ishin Bejlerët e Pejës etj. Ekspeditat e Xhavit Pashës me taksat dhe tatimet e padurrueshme,dhuna e hoxhallarëve të sjellë nga viset e asaj perandorie për ta pru popullin shqiptare ne “din”, mandej rekrutimi ushtarak i detyruar,carmatosja e popullsisë,ndjekjet policore kunder atdhetarve shqiptare,reaksioni xhonturk kunder shkolles e shkrimit shqip, ishin faktorë të qartë të acarimit të shqiptarve me qeveritarët xhonturq. Në Kuvendin e Verrave të Llukës u hodhën themelet e bashkimit luftarak të shumicës së krahinave të Vilajetit të Kosovës, ku sipas fakteve historike, dallonin ato të pjesës perëndimore e qendrore. Duke e analizuar cështjen edhe në këndvështrimin historik, veprimi antishqiptar i ketyne hoxhallarëve në cdo aspekt asht antihistorik dhe shkon ne drejtimin e përpjekjeve të Xhavit Pashës së dikurshëm,dhuna e madhe e të cilit ndaj shqiptarëve, mund të shërbej si frymëzim që këta bastardh të fshehun pas petkut fetare, të tentojnë nesër a pasnesër që, nëse u lejohet, kjo xhami ta bartë emnin e Xhavit Pashës, njanit nder anmiqtë e shumtë të kombit shqiptare nga periudhat e gjata të pushtimit osman.
Në historitë anmiqësore kundër popullit shqiptar,asgja nuk mund të jetë e rastëishme,apra s pabesia e këtyne hoxhallarëve, e as trimnia e të rinjve të atyshëm, pasardhës Besnik të shpirtit të qëndresës dhe krenarisë shqiptare, të trasueme në atë vend dhe në kujtesën popullore nga Shaban Binaku, Isa Boletini, Sulejman Bushati e trima të tjerë që i dolën zot Atdheut kur vendi ishte në zor dhe e kërkonte ndihmën e tyne.
Dhe, nuk duhet harrue kurrë që nga Lumbardhi ishte edhe zadhanësi i parë publik i UCK,gazetari i ri e i famshëm Ali Uka,të cilin e vranë në rrethana misterioze në Tiranën e fundkorrikut të vitit 1997.

Shqiptar!

Ndalojeni, kështu sic vepruen të  rinjtë e Lumbardhit, -keta shqiptarë aq të zgjuem e të ndergjegjshem
kombetarisht, xhamiizimin e vendit tone ,që tashmë  po shihet qartë se asht duke u ba për interesa joshqiptare e me qellime thellesisht antishqiptare. Sado që tingellon keq dhe mund të ketë edhe keqkuptime tek të painformumit e  tek shtresat e pakulturume të kombit, duhet rrënue me themel cdo investim religjioz turko-arab ne trojet tona përmes të cilave synohet shkatërrimi i kultures sonë shqiptare, duke mendue e analizue që në planin mbarëkombetar ti jipet pergjigja e duhun xhamiizimit antishqiptar që asht tuj ndodhë  duke mos na pyet e dhane pergjigje askush se pse ndodhë gjithë ky shkatërrim nga ana e hoxhallareve, ketyre agjenteve të sherbimeve sekrete anmiqesore dhe atyne që u shërbejne ne cfaredo menyre. Kjo infrastrukure panislamike, asht thike që vazhdimisht kullon gjak nga trupi i kombit shqiptar,nga toka e tij..
Xhamite e tashme,njësoj si keta hoxhallarë të pabesë e nacionaliste turq e arab, që përfliten në informatën me te cilen u njohtue opinioni publik shqiptar, derisa ti lejojme kan per ta kalbe ndergjegjen kombetare shqiptare,deri tek shkaterrimi dhe zhbamja perfundimtare e saj. Kuptohet, nese do të lejohen prej nesh!
Andaj, nuk duhet me harrue  e as me lejue kurrë,që te na mashtroj kushdo përmes mendimeve të pakuptimta, sikur në Kosovë e Shqiptari na qenkësh denue lavdimmuhaxherizmi e binladenizmi, që na e sollen si mish të egër e të infektuem në «preokupimin e popullit»; ne të vërtetë të shtresave më naive,te verbta e të prapambetuna; apo sikur gjoja panislamizmin dhe vehabizmin i paskan vnue nën «kontroll», perderisa i pari i BIK-ut, Naim Ternava, vazhdon ta mohoj historinë e kombit e ta ketë kryehero Sulltan Muratin…Pra, na e kan vnue ne «kontroll» vehabizmin ,e na e lanë të lirë,  madje zedhenes te interesave turke-arabe, kryevehabistin Naim Ternava, pinjollin shpirtnor të Sulltan Muratit e të cdo sulltani tjeter gjakatar, nga therrtorja mbi pesëshekullore që ata e ushtruan ne emen te miletit-umetit gjithemusliman, ndaj ketij populli.
Vetëm për shkak se gjenocidit pesëshekullor i ushtrum ndaj shqiptarëve, udhëhiqej vazhdimisht  me cirrjen Allahu Ekbar, hoxhallarët e «Arnautllukut» jane në gjendje që ta falin ate gjenocid pasi ai,sipas tyne, ishte Hallal gjenocid, i zhvilluem ndaj një “Populli Haram!”
Prandaj, këta hoxhallarë që tashme «ecin vet»,- për shkak se u janë lejue medrese e fakultete të shumta islamike per shqiptarzhbamje, e vazhdojne aty ku e la pushtimi osman ne vitin 1912…
Gjysmë fshehtas e gjysme haptas, misionin antishqiptar synojne ta vazhdojne edhe tek Verrat e Lllukes,si dhe  në Lumbardhin e historise së pastër e krenare te kombit shqiptar.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles