Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

PAÇ DRITË, IMZOT LUÇJANI !

$
0
0

Nga Frano Kulli

 

In memoriam për Imzot Luçjan Avgustinin

Një libër të vogël me titullin “Dieçezi i Sapës, (1291-1941)”, që për autor ka njërin prej prelatëve të Kishës, të  dioçezës së Sapës,  dom Gasper Gurakuqin, unë e kam të dhuruar prej dorës së tij,Imzot Luçjanit, pak më shumë se 3 muaj më parë. Pata shkuar në Selinë e tij Ipeshkvnore të Sapës, në Vau i Dejës, me kërkesën për ta ribotuar atë libër.Folëm për tipologjinë e botimit; do të jetë një botim anastatik, arsyetuam. I bisedova gjithashtu edhe motivin tim, si shtysë  për ta ribotuar, librin e vjetër.

- Të parët e mij , siç e dini Monsinjor – i thashë- kanë jetuar dhe e kanë ushtruar besimin e vet prej shekujsh në këtë dioçezë, në Zadrimë.Edhe pinjollët e tyre  sot, gjithashtu. Po, për më shumë se kaq, mendoj se historia e përmbledhur në këtë libër  mund e duhet të transmetohet përtej kohës kur është shkruar… Qemë të së njëjtës mendje, se jo si një copë histori e kishës katolike shqiptare vetëm, po shumë më shumë se kaq, kjo  është histori e etnosit dhe kulturës sonë, të Zadrimës, në të cilën shtrihet Dioçeza e Sapës, ku feja dhe Shqipëria janë ndjerë e çmuar gjithherë të pandara prej njëra tjetrës nën devizën  françeskane :”Fe e Atme (atdhe)”. Aty  ku kanë gëluar mërmërimat e para nga fillesat deri tek “ngjitja” në Panteonin e  vlerave të kombit, Frang Bardhi, Pjetër Zarishi,Gjergj Fishta , nga Zadrima, At Pal Dodaj e At Shtjefen Gjeçovi nga Janjeva (Kosovë)…

Imzot Luçjani e priti me lumturi lajmin , me një kënaqësi që  nuk i shqitej nga syte  dhe gjithë qenja e tij e qeshur, e cila është e shënuar si mirësi, në kujtimet e gjithsecilit që e ka njohur a rasti e ka sjellë ta takojë, qoftë edhe njëherë.Dhe me tonin e tij të ëmbël shqiptoi: “Unë  e  bekoj dhe e uroj megjith zemër, këtu punë të bukur!” …

U  ngritëm dhe vizituam , muzeun e dioçezës, historia e së cilës daton 950 vjet më parë, krijuar me mund me objektet e pakta të mbetura prej kohës së gjatë dhe në fund, në përcjellje, dom Simoni (Kulli)-vikari i dioçezës, ndihmësi i tij më solli si dhuratë kryqin e matirëve. Një vepër në teknikën e   pirografisë, ku në kornizën e një kryqi, janë gdhendur të përbashkuara, fotot e 38 martirëve , fotografuar e kompozuar prej mjeshtrit Angjelin Nenshati.

Po në zgribt të bisedës unë i parashtrova edhe kërkesën time: Parathënien e botimit  dua ta bëni ju, monsinjor.

-Po,po patjetër-më tha, prerë dhë ëmbël, gjithashtu- me shumë kënaqësi.Dhe u ndamë kështu atë ditë fundshkurti, të dy të gëzuar e të lumtur, për ç’farë folëm e venduam…Pastaj…

Ky është komunikimi (e-mail) i fundit: A  Lucjan Avgustini Mar 21 alle 12:04 PM

I dashtun Mons. Luçiani, mirdita. Në vijim të bisedës sonë për botimin e “Dioçezit të Sapës”, unë mund t’ju them se tashti libri është i skanuar dhe i gatshem për botim. Në ndërkohë, pas takimit tonë, unë kam bisedue me dy palet e njerëzve më të afërt e konkretisht me Zef Gurakuqin, kushrini më i afërt  nga trungu i Dom Gasprit dhe me Plator Xhanxhafilin më i afërti nip nga linja e nanës dhe të dy më kanë kthye pergjigje jo vetem dakortësie, por edhe shumë falënderuese për mue dhe per Ju, si Ipeshkev i sotem i Sapes, per kete nisem.
U zgjata për me të thanë se , pra tashti mbetet vetëm shkrimi Juaj, si Parathenie e botimit …dhe libri eshte i gatshem per shtyp.
Duke ju uruar çdo të mirë, me respekt e besim, ju përshendes. Frano Kulli

…Sëmundja e rëndë, që iu shfaq, si sprova e dhënë prej Atit ,të cilit i qe përkushtuar, bëri që ajo përgjigje të mos vinte kurrë… Ai qe nisur për në rrugën e amshimit dhe ndër punët e mbetura pezull në anën e këndejme të jetës, bashkë me tjerat, të shumta punë mirësie të tij është …edhe parathënia e pashkruar.

KUMTI I DIOÇEZËS SË SAPËS

Dioeçeza e Sapës sapo ka njoftuar që Ipeshkvi Mons. Lucjan Avgustini ka ndërruar jetë.
Monsinjor Lucjan Augustini ka lindur në Ferizaj të Kosovës më 23 gusht 1963.
Pas Seminarit të vogël të Suboticës dhe atij të madh në Zagreb, më 15 gusht 1989 u shugurua meshtar për dioqezën Shkup-Prizren.

Filloi shërbimin në këtë dioqezë si Sekretar i ipeshkvit-ndihmës, Shkelqësisë së Tij Imzot Nikë Prelës. Që nga viti 1992 kreu njëkohësisht shërbimin e famullitarit të famullisë së Engjëjve të Rojës në Ferizaj dhe atë të përgjegjësit të Karitasit të Kosovës.

Në vitin 1994 u transferua si meshtar fidei donum në kryedioqezën metropolitane të Shkodrës (Shqipëri); pas inkardinimit në këtë dioqezë, më 1996 u emërua famullitar i Katedrales, ndërsa në vitin 1998, Vikar i Përgjithshëm, duke dhënë njëkohësisht mësimim e Shkrimit Shenjt pranë Institutit Katekistik Kombëtar.Përveç gjuhës shqipe, fliste edhe kroatishten, gjermanishten e italishten.
Sot me datën 22. 05. 2016 në festën e Trinise Shenjtë, Ipeshkvi i dioqezes së Sapes Mons. Lucjan Avgustini shkoj në Shtëpinë e Atit Qiellor.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles