Para syve më dalin vargjet e një poezie të një poeti anonim, më falni nëse e kam përdorur edhe herë të tjera, të një poeti që më janë fiksuar në mendjen time. Këto vargje më dalin parasysh tani:
Strukur thellë në qoshen time,
Zog i mbyllur në kafaz,
Para syve shumë kujtime,
Zemra gati nuk më plas.
Para syve më del vetja ime e viteve të kaluara dhe e këtyre të sotme. Më dalin mendmet e mia dhe pyes veten:
A i kam qëndruar besnik këtyre mendimeve?
Nuk e di. Në këtë kaos ku është zhytur ky vend edhe unë nuk e di se ku
jam dhe ku duhet të jem. Nuk e di se ku jam, pasi duke dëgjuar këta zëra korbash që këlthasin në politikën shqiptare, më duket sikur nuk kam asnjë mendim. Nuk kam pasi klithmat e korbave të zinj nuk më lejonte te shpreh mendimet e mia, pavaresisht nese do të dëgjohen ato apo jo. Është pikërisht kjo që zemrën time e bënë të plasë. Megjithatë unë dua të flas dhe, e them me zë të lartë, do të flas. Do të flas për atë që më kanë mësuar ata burra që kurrë nuk do t’i vijnë më Shqipërisë. Edhe këtë e kam thënë edhe herë të tjera por do ta përsëris sa të jetë e nevojshme deri sa daullet e kësaj thirrje të dëgjohen nga shqiptarët.
Mësuesit e mi më kanë mësuar se duhet të luftojë për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Por a është e tillë Shqipëria e jonë? Për fat të keq jo. Shqipëria që unë kam ëndërruar dhe kam luftuar nuk është kjo e sotmja. Nuk është Shqipëria ku forcat politike e shohin njera-tjetrën si armik dhe jo si kundërshtar politik, njësoj si në periudhen e përmbysur kur vendi ishte ndarë në dy kampe, në mbështetës të sistemit komunist dhe kundërshtarë të tij dhe kur këta të fundit ishin te detyruar të ropateshin burgjeve dhe kampeve të internimit. Nuk është Shqipëria që drejtohet nga njerëz me të kaluar kriminale. Nuk është Shqipëria ku ish përgjegjësit kryesorë të diktaturës komuniste sot janë në krye të pushtetit qëndror dhe atij lokal. Nuk është Shqipëria ku sundon hipokrizia dhe servilizmi ndaj udhëheqjes shtetërore. Nuk është Shqipëria ku mungon ndjenja e personalitetit të njeriut dhe ku njerëzit janë kthyer në manekinë që veprojnë sipas shkopit të dirigjentit.
Dua që të çirrem, dua të thërras deri në kupë të qiellit. Dua të shpreh mendimet e mia. Por nuk gjej terren. Nuk gjej terren pasi në Shqipëri, megjithëse ka një numër të madh organesh të shtypit të shkruar dhe atij viziv, që e quajnë veten të pavarur, rrallë ndonjeri pranon që t’i botojë mendimet e mia. Këtë e kam provuar me shumicën e organeve të shtypit të shkruar në Shqipëri por nuk kam marrë asnjë përgjigje prej tyre. Mendoj se një përgjigje, dhe kjo është edhe në etikën e një organi shtypi serioz, duhej të ma kishin kthyer. Por kjo mungoi. Atëherë çfarë duhet të bëjë unë? Nuk më ngelet gjë tjetër veçse t’i drejtohem të vetmit shtyp të shkruar në Shqipëri që më ka botuar dhe organeve të shtypit elektronik të cilët, për të thënë të vërtetën, gjithashtu më kanë botuar gjithçka iu kam dërguar.
Më lejoni t’iu jap një shmebull. Para disa kohe shkrova një monodramë subjekti i së cilës ishte infiltrimi i ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit në organet e drejtësisë shqiptare të sotme. Ua shpërndava disa specialistëve të njohur të teatrit shqiptar por, me përjashtim të vetëm njerit prej tyre, nuk u denjua të më kthehej një përgjigje. Ua dhashë dhe ua dërgova edhe disa teatrove dhe regjizorëve në Kosovë por përgjigje nuk mora. Përse? Nuk vlente monodrama? Mua nuk do të më vinte keq nëse do të më shprehnin një mendim të tillë, por ky nuk erdhi. Nuk mund ta vinin në skenë për shkak të frikës së kundërshtimit të atyre që sot drejtojnë vendin? Nëse edhe kjo do të ishte e vërtetë unë do ta prisja me kënaqësi një përgjigje të tillë. Por edhe kjo, përsëri nuk erdhi. Atëherë përse? përgjigjen jepeni ju të nderuar lexues.
Kjo është gjendja e Shqipërisë së sotme. Duke perifrazuar me librin e Lewis Caroll do ta quaja “Shqipëria në botën e çudirave”. Këto janë mendimet e mia që rrijnë të ndrydhura në memorien time. Nuk e di nëse ndokush do të më tregojë rrugën që duhet të ndjek për të shprehur këto mendime. Në pastë ndonjë do ta prisja me kënaqësi.
“Sazanë e Karaburunë i kam vatanet e mia…”
Monografi për Rrapo Meton nje nga figurat me te shquara te Laberise gjatë
viteve 1912-1943
(nga Flora Dervishi)
Rrapo Metoja ne Kuvend
Viti 1943 kishte densitet ngjarjesh.
Qarkori i partisë së Vlorës udhëzonte: “… Të izolohen Rrapo Meto e Xhemil
Meço si persona me influencë në popull…”.
Në Vranisht vjen për një takim me popullin Mehmet Shehu e Dushan
Mugosha. Bie briri dhe fshati mblidhet.
Kur vjen Rrapo Metua, Mehmet Shehu i gatshëm për ta takuar i pari del
përpara, e përqafon dhe e ul pranë tij dhe Dushanit:
Rrapua: Si ta thonë emrin?
Mehmeti: Vjosa.
Rrapua: Palo paranom ke zgjedhur se Vjosa që nga buron e njëra sa
derdhet s’ja ka parë njeri hajrin se përmbyt e vithis.
Dhe s’i pëlqen dredhia në njohje dhe përsëri e pyet: I kujt je?
Mehmeti: I Shehut të Çorrushit nga Mallakastra.
Rrapua: Ashtu thuaj; tët at e njoh.
Pastaj kthehet nga Dushani.
Rrapua: Po ty nga të kemi? A i kujt je a?
Mehmeti: (me ngutje) Eshtë miku ynë komunist dhe jep ndihmën
vëllazërore në luftën tonë për liri.
Rrapua: Mor bir, e pyeta nga është? E kë ka baba? (dhe pa Mehmetin me
sy ngulmues).
Mehmeti: Eshtë nga Serbia.
Rrapua: Qoftë i nderuar! Ashtu thuaj. Se kemi zakon ta vrasim mikun në
shtëpinë tonë, po serbët s’mund të na ndreqin veç të na prishin. Shqipërinë
do ta bëjmë vetë të lirë, ne shqiptarët, po Shqipërinë Etnike ama…”
Njohja filloi me replika dhe përfundoi me përplasje.
Për fshatin fjala e plakut zinte vend dhe mbledhja s’ia arriti qëllimit. Rrapo
Metua sikur të mos i mjaftonte rezultati i mbledhjes i bën konkluzionet me
këngë:
“…Pa dëgjo o Vjosa ynë
Mbaje mirë terezinë,
Ti në Pind e ke burimnë,
po s’ta ka parë njeri hairë,
vithis e merr arratinë.
Po qe sa për mysafirë
Kujto mirë historinë!
Kosovën e Çamërinë,
Ded Gjo Lul Is Boletinë
dhe atë shpend Dragobinë
Serbët e pabesë i grinë.
Këta do t’i njohish dhe tinë,
po do më kujtosh të zinë
Kur të të kenë zënë fynë…”
Dhe heshtja mortore pas filozofisë që kumtonte kënga ishte domethënëse.
Brigada mbërriti dhe në Vranisht, e udhëhequr nga Mehmet Shehu, pas
pak kohësh…
Lajmi se brigada dorëzezë që zhduk ferrat nëpër këmbë (kupto
nacionalistët, qofshin këta edhe si Rrapo Metua, kundërshtar në
pikëpamje) mori gjithë luginën e Mesaplikut.
Dikush e këshilloi Rrapo Meton të fshihej në male. Ai edhe mund të
arratisej. Po largimin nga fshati i tij nuk e pranoi në asnjë mënyrë. Ai as
kishte vrarë pas shpine, as kishte tradhëtuar interesat e Atdheut.
Pikëpamjet e tij lidheshin pikërisht me të mirën e fshatit e të Atdheut, ndaj
dhe po kishte për të vdekur, le të vdiste. Burrat njëherë vdesin.
Dhe ishte e thënë që rapsodi dhe patrioti që u kishte shpëtuar gjyleve në
luftën e Janinës që vinin zinxhir, breshërive të plumbave më 1920-tën, dy
burgimeve në kohë të vështira, të vdiste nga plumbat e Mehmet Shehut e
Dushan Mugoshës. Të merrje urdhër nga serbi e të vrisje një patriot, vendi
kishte humbur dy shqiptarë, normalisht zbatuesi e urdhërit për të vrarë
shqipëtarin s’mund të ishte më kurrë shqiptar!
Atë mëngjes Rrapo Metua kishte shkuar për ngushëllim për plakën e
Bashue. Ishte e hënë 22 nëntor 1943. Dita ishte si e mugët.
E sheh fshatin e tij për herë të fundit Sa hyri në fshat hasi me brigadën e
parë. Nuk arriti në shtëpinë e tij. S’la as porosi as amanete. Erdhi nga
vdekja, po shkonte drejt vdekjes…
Mehmet Shehu me Liri Gegën e morën gjoja për bisedime në komandën
partizane në Brataj, por atë natë fjetën në Vranisht. Rrapo Meton e izoluan
në shtëpinë e Malo Sinos dhe i bënin roje disa partizanë. Kishte ndërmjet
tyre mustaqe padirsur…
Vrulli i tyre duhej, por barra për të vendosur për fatet e atdheut ishte e
rënde… Dhe pikërisht për këtë ju dhimbs mundi i atyre që do të arrinin dhe
gjaku i atyre që do të flijoheshin në emër të lirisë së shtrenjtë.
Janë të rinj! Shqiptarë – mendoi dhe më të riut që kollitej i jep pallton e tij: –
Merre, unë i kam bërë ditët e perëndisë! dhe të tjerëve të dridhnin nga një
duhan të fortë nga kutia e tij.
Ata panë njëri-tjetrin dhe heshtën.
Të nesërmen kur do të niseshin herët për në Tërbaç, Malo Sinua, i zoti i
shtëpisë, e pyet:
- Rrapo ke nevojë për gjë? Të të jap para me vete?
- Jo, Malo jo, të falemnderit, se atje ku do të vete unë s’ka dyqane…
E shoqja i afron një mollë dhe ai e fut në xhep i menduar duke
nënqeshur…Sheh fshatin e tij për herë të fundit dhe niset për në Tërbaç me
vargun e partizanëve. I vjen keq që nuk puthi dot sytë e dy djemve të vegjël
8 dhe 5 vjeç, Veliut dhe Aliut, dhe vajzave të tij të parritura. Në të dalë të
fshatit dëgjon një zë, aty ku përroi krijon hone të thella:
Baba, baba!
Ishte djali i madh 16 vjeçar, Dilaveri, që i ishte qepur mbrapa bashkë me
një kushëri të tij. Jehonën e përpinë honet, por në veshët e babait oshtiu
një copë herë dhe u fiksua si refren gjatë gjithë rrugës e do t’i mbetej një
peng i madh në zemër.
Ndarje e dhimbshme !
Në përvjetorin e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë