Quantcast
Channel: Revista Drini
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Frederik Veseli: Edhe me Shqipërinë suksesi është i mundshëm

$
0
0

Frederik Veseli qendërmbrojtës i FC Lugano anëtare e Super Ligës Zvicerane, ndihet  mjaft i kënaqur me përfshirjen e tij në kombëtaren kuq e zi të Shqipërisë.
Veseli me prindër nga Kosova,ka lindur më 22 nëntor 1992 në qytezën Renens të Zvicrës frëngjishtfolëse.
Prirjet e tij  të jashtëzakonshme   në futboll fillimisht  i ka testuar me pionierët e skuadrës lokale  FC Renens, ku ka treguar aftësi të papara si në shpejtësi ashtu edhe në manovrim me topin.
Këto veçori të rralla   Fredin siç e quajnë shkurt  shokë e miq  edhe pse vetëm 13 vjeç e çojnë në skuadrën fqinje FC Lausanne-Sport, atëbotë anëtare e Challenge-League të Zvicrës.
Ngjitja kaq e shpejtë  drejt  sukseseve e frymëzon  atë  edhe për më tepër  punë në futboll dhe mësime.
Ai, për dallim nga të tjerët krahas futbollit ndjek  edhe mësimet në një nga  gjimnazet prestigjioze të Llozanës, ku shquhet si në  punë ashtu edhe në mirësjellje.
Edhe sot  kontaktet me  te i dëshirojnë  ish-mësimdhënës e moshatarë sepse ai çdoherë ishte i afërt  dhe miqësor me të gjithë.
Viti 2009 për Frederik Veselin konsiderohet si  vit i sukseseve të mëdha.
Ai dhe bashkëlojtarët e tij të seleksionit U-17-të  të Zvicrës në takimin final mposhtin Nigerinë me rezultat 1:0 dhe  fitojnë titullin e skuadrës më të mirë në bote në këtë kategori garash.
Duhet theksuar se në këtë përzgjedhje që shkroi histori suksesi për Zvicrën,shiritin e kapitenit  e pati bartur  Frederik Veseli. Sjellja e Kupës nga ky kampionat në arkivat e Zvicrës e pati vu Veselin në qendër të vëmendjes. Ai u intervistua nga kanale të njohura televizive të  Zvicrës, dhe vendeve të tjera.
Ky nderim i takonte me të drejtë  sepse një vit më herët ai ishte  angazhuar në klubin  e famshëm  anglez  Manchester City .
Aksionarët e Manchester City  edhe pse  në radhët e veta kishin tubuar emrat më të mëdhenj të futbollit evropian dhe atij botëror Veselin e mbajtën në klub deri më 2012, duke qenë të sigurt se kishin të bënin me një futbollist  të talentuar dhe tejet cilësor.
Ai  më 2013 huazohet në Machester United, skuadër kjo po ashtu  shumë e njohur brenda dhe jashtë Britanisë së Madhe.
Dëshira për të qenë i përfshirë në lojë e detyron Veselin që pas një viti të lë këtë ekip dhe të  kalojë në Ispwish Town , i cili klub sivjet ka shënuar 138 vjetorin e themelimit.
Meqenëse Veseli pjesë të jetës  e konsideron futbollin dhe për te ka lënë  anash gjithçka  të qëndruarit në ulësen e rezervistëve nuk e përballon dot.
Në verën e vitit  2014  lëviz drejt ekipit Bury ku luan 18 ndeshje dhe me të përfunduar sezoni e bënë edhe lëvizjen tjetër të radhës duke u bërë pjesë e klubit  FC. Port Vale, e cila skuadër me donator këngëtarin e njohur Robbie Williams synon në të ardhmen të ashtuquajturën Barclays Premier League e njohur në Angli si Liga kryesore e futbollit profesionist.
Me këtë skuadër Veseli luajti  gjatë sezonit 2014- 2015 dhe u aktivizuar tridhjetetetë herë në pozitën e qendërmbrojtësit.

FC Lugano e vetmja skuadër e regjionit tiçinez në Super Ligën Zvicerane duke parë oscilimet e shumta në mbrojtje dhe rrezikun e përhershëm  për largim nga shoqëria  e  më të mirëve të Zvicrës, e solli gjatë stinorit të sivjetmë në radhët e veta Veselin, shtatgjatë  i cili në pozitën e qendërmbrojtësit luajti plot  tridhjeteshtatë ndeshje.
Anketat e zhvilluara  me tifozët e rregullt të FC Lugano e nxjerrin Veselin si forcën kryesore të kësaj skuadre,duke ia atribuuar  atij si meritë  të pakontestueshme edhe mbetjen e ekipit të tyre në çastet e fundit në Super Ligën Zvicerane të futbollit.
Prandaj përfshirja e tij në kombëtaren shqiptare nga ana e selektorit Gianni De Biasi është e qëlluar.
Veseli i aftësuar në futbollin anglez kaherë e ka merituar aktivizimin në kombëtaren shqiptare,ku ashiqare shihet se ai posedon kapacitet  për ta plotësuar ashtu si duhet pozitën e qendërmbrojtësit apo edhe atë të mbrojtësit anësor në të dy krahët, dukshëm më mirë se gjithë të tjerët që e pretendojnë  veten si të harruar nga Gianni De Biasi.
Nga deklaratat e deritashme të Frederik Veselit, hetojmë kënaqësinë e tij të veçantë për angazhim  me të kuqezinjtë.
Veseli  mendon që edhe kombëtarja shqiptare është një mundësi reale  për afirmimin  e të gjithë futbollistëve ashtu sikur që janë   kombëtaret  e tjera të përfshira në evropianin “FRANCA  2016”
Ai po ashtu premton se me lojën e tij të mirë do ta arsyetojë besimin e dhënë nga trajneri Gianni De Biasi,të cilin e konsideron  si njërin nga strategët  më të suksesshëm të futbollit  italian dhe  të atij evropian.

Pergaditi Arif Ejupi

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1727

Trending Articles